- Një flamur i UÇK-së në çdo shtëpi të Gjilanit!
- Sonte ndizet “Zjarri i Lirisë” në Gjilan
- Brenda një dite 2 mijë e 241 gjobitje në trafik dhe 47 aksidente rrugore
- Gjilani bëhet me objekt të ri të Këshillit të Bashkësisë Islame
- Arrestohen tre persona të dyshuar për grabitje në Gjilan
- Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur shtatë aktakuza ndaj shtatë personave
- Kënga e Hajredinit – bota e përjetimit dhe frymëzimit
- Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë
Author: admin
Edhe banorët e Kravaricës kanë dhënë propozimet për projektet në lokalitetin e tyre. Kjo u bë në kuadër të diskutimit të buxhetimit me pjesëmarrje me moton “Merr pjesë, vendos”. Në fazën para votimit banorët propozuan këto projekte: 1. Rregullimi i terrenit sportiv të shkollës. 2.Ndriçimi i rrugës deri te shkolla. 3.Rregullimi i rrugës për te shkolla 4.Park për fshatin. Drejtoresha e Administratës së Përgjithshme Arbenita Sopi Haziri, tha se konsultimet për buxhetimin me pjesëmarrje me banorët po vazhdojnë. Ajo tregoi se edhe Kravarica është përzgjedhur për realizimin e një projekti më 2025 të cilin vendosin banorët se cilin e duan.…
Sot në moshën 86-vjeçare ka ndërruar jetë njëri ndër piktorët më të mëdhenj të artit shqiptar, akademik Rexhep Ferri. Akademia e Shkencës dhe Arteve të Kosovës u ka shprehur ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë artdashësve. Akademik Ferri i përket gjeneratës së artë të piktorëve kosovarë. Rexhep Ferri u lind në Kukës më 1937. Në vitin 1958 mbaroi Shkollën e Mesme të Artit në Pejë, ndërsa në vitin 1966 u diplomua në degën e pikturës të Akademisë së Arteve në Beograd. Në periudhën 1974-2005 ishte pedagog në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës. Ka hapur ekspozita të pavarura në…
Kanë vazhduar edhe gjatë ditës se djeshme punimet në rregullimin e sinjalistikës rrugore, Nderka edhe jane rregulluan me gomë fusha e tenisit,e volejbollit dhe tabela e shahut pranë palestrës sportive, ka shkruar kryetari, Sokol Haliti, ne profilin e tij ne Facebook./GJILANI INFO/
Nuk kanë të ndalur investimet në sistemin e ujësjellësit të Komunës së Gjilanit, përkatësisht në fshatra e që është fokus edhe këtë vit. Furnizimi me ujë të pijshëm është nevojë imediate e banorëve të fshatrave, e për të cilën edhe po punohet që të ketë sistem deri në fshatin e fundit. Kryetari Alban Hyseni, tregon se po bëhet sistem ujësjellësi për fshatin Uglar me vlerë rreth 333 mijë euro, rezervuar akumulues prej 300 mijë litrash dhe 2 puse me 120 metra thellësi dhe 10058. 08 metra gjatësi. “Përveç fshatit Uglar, me sisteme të ujësjellësit janë bërë e po bëhen…
Po vazhdojnë diskutimet në mes të zyrtarëve të komunës me qytetarët e disa lokaliteteve. Kjo po bëhet me qëllim që qytetarët të japin propozimet për projektet që ata duan të realizohen në lokalitetet e tyre, në kuadër të buxhetimit me pjesëmarrje. “Buxhetimi me pjesëmarrje, si forma më direkte e demokracisë po vazhdon edhe këtë vit”, tha Alban Hyseni. Kryetari i Komunës së Gjilanit, tha se bashkë me USAID-in, vitin e kaluar e kanë filluar projektin e Kontratës Sociale. “Këtë vit kemi edhe më shumë buxhet por edhe shtrirje e përfshirje më të madhe”, tha kryetari Hyseni. I pari i komunës,…
Kryetari Haliti ka marrë pjesë në takimin e këshillit të kryetarëve të komunave me presidenten e Republikës së Kosovës
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka marrë sot pjesë në takimin e përbashkët të kryetarëve të Komunave të Republikës së Kosovës me Presidenten e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani – Sadriu. Ky takim është mbajtur nën organizimin e Presidencës së Republikës së Kosovës me Asociacioni e Komunave të Kosovës. Gjatë këtij takimi Këshilli i kryetarëve të komunave ku bënë pjesë edhe i kryetari i komunës ë Vitisë, Sokol Haliti, kanë diskutuar për rolin e komunave në parandalimin e dhunës me bazë gjinore. Nderkaq eshte diskutuar edhe per rolin e pushtetit lokal në zhvillimin e turizmit në…
Përfituese e grantit të performancës për mjedisë të pastërt nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, me 400 kontejnerë të plastikës (240litra) është edhe Komuna e Gjilanit. Në ceremoninë e ndarjes së kontejnerëve për 10 komuna me rastin e Ditës Botërore të Mjedisit”, nga MMPHI-ja ishte edhe nënkryetarja e Komunës së Gjilanit Leonora Morina Bunjaku. Ajo ka nënshkruar marrëveshjen me MMPHi-në në emër të kryetarit Alban Hyseni, për pranimin e kontejnerëve./GJILANI INFO/
Një vajzë e re nga Kosova është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në Zvicër. Vitesa Kukalaj vdiq në moshën 27-vjeçare. Kjo e ka vënë në lëvizje Policinë e Prokurorinë në shtetin helvetik, të cilat po e hetojnë rastin si vdekje të dyshimtë. Lajmin për vdekjen e 27-vjeçares e kanë dhënë familjarët e saj në rrjetet sociale. Me pikëllim të thellë njoftojmë farefisin, miqtë, shokët e dashamirët se më e dashura jonë Vitesa (Amir) Kukalaj, në moshën 27 vjeçare papritmas ndërroi jetë. Varrimi bëhet nesër me datë 06.06.2024 ( e enjte), në orën 14:00, në varrezat e…
Në përvjetorin e rënies së dëshmorit, Kemajl Azizi, përfaqësuesit e institucioneve komunale të Vitisë, kanë bërë sot homazhe të varrezat e dëshmorëve në Viti si dhe kanë vendosur kurore lule pranë varrit të këtij dëshmori. Te pranishem ishin: perfaqesuesit e policisë, subjekteve politike, shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, ansambli vitias që mbanë emrin e këtij dëshmori dhe të tjerë./GJILANI INFO/
Banorët e fshatit Livoq i Ulët, kanë dhënë propozimet e projekteve që ata duan të realizohen në lokalitetin e tyre, në kuadër të buxhetimit me pjesëmarrje. Drejtoresha e Administratës së Përgjithshme Arbenita Sopi Haziri, tha se po vazhdojnë kosnultimet për buxhetimin me pjesëmarrje të banorët në Livoq të Ulët. Kushtrim Ibrahimi, drejtor i Shërbimeve Publike, Infrastrukturë dhe Banim, i informoi banorët me projektet që janë realizuar dhe janë në realizim, derisa kërkoi nga banorët të vendosin për një projekt në vlerë 50 mijë euro, Bekim Salihu, drejtor për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë, tha ideja e ardhjes në Livoq është që…

