Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Policia e Kosovës: 2 aksidente me fatalitet dhe 1,916 tiketa trafiku brenda një dite

October 25, 2026

Vdes në Spitalin Rajonal të Gjilanit personi i rrëzuar në rrugë

October 25, 2026

Për mahi e për njëmend

October 25, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Policia e Kosovës: 2 aksidente me fatalitet dhe 1,916 tiketa trafiku brenda një dite
  • Vdes në Spitalin Rajonal të Gjilanit personi i rrëzuar në rrugë
  • Për mahi e për njëmend
  • Moti sot me intervale me diell, vranësira dhe mundësi për reshje shiu
  • Atje, o mik, është Shqipëria ime…
  • Kur pushteti harron qytetarët, zjarri bëhet pasqyrë e krizës morale të tij!
  • Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit
  • Po kthehem
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Ndërpritet sërish seanca e Kuvendit Komunal të Gjilanit, opozita kërkon transmetim medial, nuk mjaftohet me transmetim online
Lajme Lokale

Ndërpritet sërish seanca e Kuvendit Komunal të Gjilanit, opozita kërkon transmetim medial, nuk mjaftohet me transmetim online

adminBy adminJune 28, 2024No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Ka dështuar të mbahet sërish seanca e radhës e Kuvendit Komunal të Gjilanit, pasi opozita (LDK-AAK) ka lëshuar sallën nën arsyetimin se Komuna e Gjilanit nuk ka siguruar transmetim medial, siç ka qenë në të kaluaren.

Opozitës (LDK-AAK) nuk i ka mjaftuar transmetimi në kanalin zyrtar youtube dhe në faqen zyrtare të Komunës së Gjilanit në facebook, duke theksuar se pa transmetim medial nuk mund të vazhdohen punimet.

Në këtë rast, shefi i grupit të këshilltarëve të LDK-së, Avdyl Aliu dhe Nazim Gagica, shef i AAK-së, kanë kritikuar Komunën e Gjilanit për mungesë transparence e bashkëpunimi, derisa Bujar Nevzati, shef i grupit të këshilltarëve të PDK-së, tha se përkundër vërejtjeve të mëdha, do të qëndrojnë në sallë për hirë të interesave të qytetarëve.

Në emër të grupit të VV-së asambleisti Ismajli Kurteshi, ka kërkuar nga këshilltarët komunalë të pozitës dhe opozitës që urgjentisht të ulen bashkë me kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, për ta zgjidhur problemin e për ta tejkaluar këtë situatë.

Paraprakisht, kryesuesi i Kuvendit Komunal, Kushtrim Kadriu, tha se ka bërë kërkesa të vazhdueshme drejtuar kryetarit të Komunës për të siguruar transmetim medial për mbajtjen e seancave, duke shtuar se deri tani nuk kanë marr ndonjë përgjigje.

Përndryshe, sot ishin paraparë të mbahen dy seanca, vazhdimi i seancës se katërt dhe seanca e pestë, të cilat ishin ndërprerë dy herë radhazi, me këto pika:

Raporti financiar per periudhen Janar-Mars 2024, Rishqyrtimi i Vendimit për ndryshimi dhe plotësimi i Vendimit 01.nr.016-35193 të datës 31.03.2022 për caktimin e anëtarëve në Komitetin për Politikë dhe Financa të Kuvendit të Komunës së Gjilanit (këkesë e MAPL), Plani Lokal i Veprimit për Cilësi të Ajrit, Emërimi i Komisionit për dhënien e titujve të nderit, çmimeve, mirënjohjeve dhe shpërblimeve, Emërimi i Komisionit për përcaktimin e Listës së lokacioneve dhe hapësirave publike për vendosjen e përmendoreve, shtatoreve, Busteve dhe simboleve, brenda territorit të Komunës së Gjilanit, Emërimi i Këshillit Komunal për vlerësimin e meritave historike e shoqërore të personaliteteve dhe ngjarjeve nga territori i Komunës së Gjilanit, tërësia etnike shqiptare dhe më gjerë, Informatë rreth Manifestimit tradicional “Flaka e Janarit” 2024, Informatë rreth mbjelljeve pranverore, Diskutim rreth ngritjes së kujdesit institucional për grupet e Margjinalizuara, Diskutim rreth organizimit të trafikut publik brenda qytetit të Gjilanit, Raporti i punës i Komisionit për zgjedhjen e Këshillave Lokale, Informatë rreth projektit të rrugës “Hamdi Kurteshi.

Po ashtu, Kuvendi do të duhej të diskutojë edhe për Vlerësimin e rreziqeve nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqsitë tjera për Komunën e Gjilanit, Raportin e punës për vitin 2023 të Komisionit Komunal të aksionarëve në NPL “Stacioni i Autobusëve” dhe Ndryshimin dhe plotësimi i vendimit nr. 016-20437 të datës 23.02.2023 për formimin e Komisionit për shqyrtimin e kërkesave dhe ankesave në procesin e emertimit të rrugëve dhe numrimit të adresave për teritorin e Komunës së Gjilanit (propozim i shoqatës “Ali Hadri”). /GJILANI INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit

October 16, 2026

Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi

October 12, 2026

Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi

October 12, 2026
Mos humbni
Kronikë

Policia e Kosovës: 2 aksidente me fatalitet dhe 1,916 tiketa trafiku brenda një dite

By adminOctober 25, 2026

Gjatë periudhës së raportimit, janë regjistruar 2 aksidente trafiku me fatalitet, 19 aksidente me…

Vdes në Spitalin Rajonal të Gjilanit personi i rrëzuar në rrugë

October 25, 2026

Për mahi e për njëmend

October 25, 2026

Moti sot me intervale me diell, vranësira dhe mundësi për reshje shiu

October 23, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Policia e Kosovës: 2 aksidente me fatalitet dhe 1,916 tiketa trafiku brenda një dite

October 25, 2026

Vdes në Spitalin Rajonal të Gjilanit personi i rrëzuar në rrugë

October 25, 2026

Për mahi e për njëmend

October 25, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.