- Një flamur i UÇK-së në çdo shtëpi të Gjilanit!
- Sonte ndizet “Zjarri i Lirisë” në Gjilan
- Brenda një dite 2 mijë e 241 gjobitje në trafik dhe 47 aksidente rrugore
- Gjilani bëhet me objekt të ri të Këshillit të Bashkësisë Islame
- Arrestohen tre persona të dyshuar për grabitje në Gjilan
- Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur shtatë aktakuza ndaj shtatë personave
- Kënga e Hajredinit – bota e përjetimit dhe frymëzimit
- Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë
Author: admin
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, nesër më 26 qershor do të takohet me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq. Në Bruksel, ata do të priten në takim nga kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell. Kështu u bë e ditur në njoftimin e lëshuar për media nga Shërbimi Diplomatik i BE-së. Në njoftim thuhet se Kurti dhe Vuçiq, e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre. “Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre. Përfaqësuesi i Lartë dhe Përfaqësuesi Special i BE-së Miroslav Lajçak do të zhvillojnë takime të ndara me liderët nga ora 15:00,…
Komuna e Vitisë, me qëllim të mbrojtjes nga vërshimet dhe mbrojtjen e tokave bujqësore, po vazhdon pastrimin e përroskave dhe hapjen e kanaleve në tërë territorin e komunës. Ndërsa këto ditë është duke u punuar në fshatrat Sadovinë e Çerkezëve, Sllatinë e Poshtme dhe tek vendi i quajtur “Gilbush”./GJILANI INFO/
Është mbajtur takimi “Qasja në mundësitë ekonomike për të përmirësuar mirëqenien, përfshirjen sociale dhe qëndrueshmërinë në mesin e grave dhe të rinjëve të kthyer” . Në emër të kryetarit të komunës Alban Hyseni, para të pranishmëve ka folur nënkryetarja. Leonora Morina Bujaku, tha se Komuna e Gjilanit, ka ndarë parcelën për ndërtimin e kompleksit të banimit për të rikthyerit, në bashkëpunim me Këshillin Danez të Refugjatëve. “Shpresojmë se 45 familje të rikthyera do kenë banim, riintegrim në lidhje me arsimin, kujdesin shëndetësor dhe komunitetin. Po ashtu edhe 15 familje të rasteve sociale”, tha nënkryetarja e Gjilanit. Më tej ajo shtoi…
Punë dhe vetëm më punë! Drejt përfundimit edhe kolektori në fshatin Koretin ka shkruar Kadri Rahimaj. “Për më pak se dy javë, do mbarojë edhe ky projekt i rëndësishëm! Rrugët fushore në fshatra po vazhdojnë të rregullohen e hapen”, ka shkruar Rahimaj./GJILANI INFO/
“Aktivitetet e Buxhetimit me pjesëmarrje i vazhduam me takimin me Komunitetin serb”, njoftojnë drejtuesit e Drejtorisë për Administratë të Përgjithshme (DAP) në Komunën e Gjilanit Drejtoresha e Administratës, Arbenita Sopi Haziri ka bërë me dije se komuniteti serb pjesëmarrës në votim, prej tri propozimeve sa kaluan në fazën e parë, vendosën për projektin e Ssallës sportive në Shillovë. “Kështu, edhe komunitetet jo shumicë në Gjilan morën pjesë në Buxhetimin me pjesëmarrje dhe vendimmarrjen lokale”, thonë drjetuesit e DAP-it. /GJILANI INFO/
Ka vazhduar procesi i votimit në kuadêr të buxhetimit me pjesëmarrje nga Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me USAID-in. Sot, në sallën e Kuvendit Komunal në Gjilan ështê mbajt takimi i dytë me komunitetin turk. Drejtoresha e Administratës së Përgjithshme Arbenita Sopi Haziri, tha se përmes procesit të votimit në buxhetimin me pjesëmarrje, komuniteti turk vendosi për projektin e asfaltimit të rrugëve. Komuniteti turk mori pjesë dhe vendosi./GJILANI INFO/
Policia e Kosovës në 24 orët e fundit ka shqiptuar 1 mijë e 300 gjoba trafiku. Ndërkaq janë regjistruar dhe dy aksidente me fatalitet, 24 më të lënduar dhe 33 me dëme materiale. Po ashtu gjashtë persona janë arrestuar e katër të tjerë janë dërguar në mbajtje.
Banorët e Kroacisë dhe të Serbisë, ndër më të vjetrit sipas moshës mesatare, shkruan Rel.
Universiteti Publik “Kadri Zeka”, Gjilan, ka organizuar ditën informuese për maturantët, të cilët do të fillojnë një̈ rrugëtim tejet të rëndësishëm. Duke e ditur se tani secili nga ta është përballë zgjedhjes për të vendosur rreth programeve të studimit, për nxënësit e rajonit tonë, respektivisht ata të Komunës së Gjilanit, Kamenicës dhe Vitisë, kanë mbajtur takime informuese në kompleksin e shkollave të mesme të këtyre komunave, për të gjithë ata që duan të studiojnë në UKZ. Përmes shpërndarjes së informatorëve, broshurave për secilin Fakultet, atë të Edukimit, Juridikut, Ekonomikut, Shkencave Kompjuterike, Shkencave Aplikative, maturantëve u janë ofruar informacione mbi…
Projekti për ndërtimin e parkut para shkollës nê Velekincê të Gjilanit, mori mbështetjen më të madhe të votave nga 56 banorët sa ishin të pranishëm në proces. Në Velekincë banorët përfunduan procesin e votimit për projektin në lokalitetin e tyre. Ky proces u realizua ë në kuadër të projektit buxhetimit me pjesëmarrje. Velekinca mori pjesë dhe vendosi. /GJILANI INFO/

