Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Republika në udhëkryq: Kur presidenti nuk zgjidhet dhe zgjedhjet bëhen serial!

April 30, 2026

Shënohet Java Botërore e Imunizimit në Viti

April 30, 2026

Kthimi i dashurisë

April 30, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Republika në udhëkryq: Kur presidenti nuk zgjidhet dhe zgjedhjet bëhen serial!
  • Shënohet Java Botërore e Imunizimit në Viti
  • Kthimi i dashurisë
  • Kosova ende nuk e di kundërshtarin, çfarë ndodhi me Poloninë?
  • Mbahet manifestimi tradicional kulturor “Ditët e Agimit 2026”
  • Kur profesorët universitarë bëhen edhe tregtarë!
  • Pse Feride Rushiti nuk e mori mbështetjen e opozitës?!
  • Drejtori Shabani takon zv. komandantin e FSK-së në Gjilan
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Diasporë»Ku janë dhe ç` bëjnë mërgimtarët e moçëm në Zvicër
Diasporë

Ku janë dhe ç` bëjnë mërgimtarët e moçëm në Zvicër

adminBy adminJuly 3, 2024No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Me cilat shqetësime ballafaqohen “seniorët” tanë në Zvicër? Cilat janë rrëfimet që ata ua përcjellin brezave në vijim? Albinfo.ch ka portretizuar disa prej tyre

Janë mbushur rreth 60 vjet që nga fillimi i migrimit të shqiptarëve në Zvicër. Shqiptarë në tokën helvetike kishte edhe më parë, por ishin më shumë raste të izoluara dhe nuk mund të bëhej fjalë për një komunitet të tyre këtu.

Në fillim të viteve `60 të shekullit të kaluar një marrëveshje në mes të shtetit të atëhershëm jugosllav dhe Zvicrës mundësonte një migrim më masiv, të organizuar të fuqisë punëtore në Zvicër. Për faktin e thjeshtë se të interesuar për migrim ishin më të varfrit e këtij shteti, njerëzit e papunë, mund të merret me mend se një pjesë e mirë e migrantëve të rinj të atëhershëm ishin shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia. Kontingjentet e atyre që shkonin në Zvicër përmes “Entit të punës” rriteshin me kalimin e kohës dhe gjithnjë më shumë shqiptarë gjenin vende pune në tokën (e re) “të premtuar”. Sigurisht, kishte edhe të tjerë që provonin fatin të vinin këtu pavarësisht nga “enti” dhe ia dilnin të punësoheshin në Zvicrën që kishte nevojë urgjente për krahë pune.

Gastarbajterët e parë

Kronikat e atëhershme në televizionet zvicerane tregojnë imazhe që, nga perspektiva e sotme, të përshkuara edhe nga pluhuri i kohës duken disi ekzotike dhe pothuaj ireale: Nga trenat e mbushur përplot zbresin , kryesisht në Buchs (SG) burra të rinj dhe të moshës së mesme, me prerjen tipike për atë kohë, të flokëve dhe me “koferët” e pashmangshëm ku kishin gjësendet e domosdoshme. Para se të hynin me të vërtetë në Zvicër, siç tregojnë kronikat në fjalë, ata i nënshtroheshin kontrollimit  shëndetësor për të zbuluar nëse vuanin nga ndonjë sëmundje. Për të sëmurët, sigurisht, nuk kishte vend në parajsën e punës, prandaj i ktheni  mbrapsht, me detyrim. Ata që kishin më tepër fat, pra, shumica, pasi kalonin “rampën” , bëheshin tashmë “shënjestër legjitime gjahu” për punëdhënësit zviceranë, të interesuar për krahë pune. Këtu ndahej në dysh jeta për këta të rinj të ardhur nga vise të varfra dhe pasive të ish shtetit jugosllav: fillonte një etapë e re, ndryshe, me punë të lodhshme, jetë modeste, me shumë privime,  me mall për familjen por edhe me një shpresë reale për të krijuar mirëqenie për familjarët e mbetur në atdhe. Janë shndërruar tashmë në anekdota ato që rrëfejnë shumë nga këta mërgimtarë, tashmë pleq, të brezave të parë, se ata kishin ardhur vetëm sa për të blerë një traktor ose një veturë dhe për t’u kthyer shpejt në vendlindje. Këto plane modeste afatshkurtra  për shumicën dërmuese do të shndërroheshin në një realitet të përjetshëm.

Të përndjekurit e 81-ës

Fillimi i viteve `80 ishte koha kur një valë e re e shqiptarëve nga ish Jugosllavia erdhën në Zvicër, si rezultat i përndjekjeve politike, kryesisht pas demonstratave të përgjakshme të vitit 1981. Ndryshe nga gastarbajterët e valës së parë, që ishin me nivel të ulët shkollimi, këta vinin kryesisht nga auditorët e fakulteteve, duke qenë se shumica e të përndjekurve  politikë ishin studentë ose intelektualë të rinj. Si rezultat, ata vazhduan aktivitetin politik edhe në Zvicër, duke u bërë urë lidhëse në mes të militantëve të organizuar në vendlindje dhe aktivistëve të cilët në kushte të reja, në mërgim vazhdonin militantizmin për kauzën kombëtare. Kjo kategori ka vendosur themelet e organizmave që më vonë, nga fundi i viteve `90, rezistencën në Kosovë e shndërruan në kryengritje të armatosur.

Jetesës kolektive si “beqarë” në Zvicër, në kushte barakash të brezit të parë të mërgimtarëve pas një kohe do t`ia zinte vendin sjellja këtu e familjeve dhe kështu, lindja e sfidave dhe problemeve shtesë. Nëse më parë kishin “vetëm” problemin e mallit për familjet tani, diku nga fundi i viteve `80 dhe fillimi i atyre `90 atyre u shtohet edhe problemi i zgjerimit të hapësirës së banimit, problemi i shkollimit të fëmijëve të sjellë shpesh në një moshë delikate në rrethin e ri, të huaj dhe të gjitha telashet që shoqërojnë integrimin në një ambient që ndryshon shumë nga ai i vendlindjes.

Krahë pune apo njerëz

Në një fazë të tillë gjen shprehjen e plotë ajo thënia e famshme e shkrimtarit të madh zviceran Max Frisch:  “Ne kërkuam krahë pune, ata na erdhën njerëz”. Statusi “i padukshëm” që gëzonin deri në këtë kohë shqiptarët, në anonimatin e “gastarbajterëve nga Jugosllavia”, që jetonin në një cikël të mbyllur punë – shtëpi – punë, tani u ndërlikua disi, me sjelljen e grave dhe fëmijëve. Tani lindi edhe nevoja e integrimit në shoqërinë e re dhe me të, edhe probleme shtesë, të pamenduara më parë. Kështu, vitet `90 ishin koha kur mangësitë në sferën e integrimit nxorën krye , duke bërë shpesh që komuniteti shqiptar të paragjykohej dhe stigmatizohej nga një pjesë e opinionit dhe politikës së djathtë zvicerane. Klishetë dhe stereotipat mbi shqiptarët “e paintegrueshëm” kanë vazhduar, ndonëse me ritme më të ulëta, edhe më vonë. Tërësisht nuk janë çrrënjosur ato as sot, kur brezi i dytë dhe i tretë i shqiptarëve është i përfaqësuar me dinjitet në çdo fushë të jetës në Zvicër dhe kur nuk ka institucion në të gjitha nivelet ku nuk has emra shqiptarësh.  Pa harruar këtu edhe famën e futbollistëve me rrënjë shqiptare të cilët prej rreth njëzet vitesh janë më meritorët për suksesin e kombëtares zvicerane të futbollit. Emrat si: Rama, Behrami, Xhemaili dhe sidomos Xhaka dhe Shaqiri janë sinonime për sukseset më të mëdha në historinë e deritashme të “Nati”-t zviceran.

Brezi “as këtu, as atje”

Por, t`i kthehemi brezit të “gastarbajterëve” që për nga mosha i bie të jenë etërit ose dhe gjyshërit e brezit të sportistëve të famshëm, të përmendur më lartë. Ata, nëse vazhdojnë të jetojnë, bëjnë jetën e pensionistëve tipikë që, rreth gjysmën e kohës, kryesisht verën, e kalojnë në atdhe e gjysmën tjetër, këtu, në Zvicër. Jetë në mes dy vendeve ose në të dytë dhe në asnjërin tërësisht, siç e thonë ata, në çaste mërzie. Vendlindja i tërheq në ndjekje të imazhit të fëmijërisë dhe rinisë së kaluar atje por në të njëjtën kohë “i refuzon” për faktin se nuk u ka mbetur më rreth shoqëror. Zvicra i tërheq me nipërit dhe mbesat, me brezin e tretë, ndonjëherë edhe të katërt, që këtu kanë tashmë atdheun e tyre të mirëfilltë por gjithashtu i refuzon për faktin se kurrë nuk kanë arritur të bëhen pjesë e natyrshme e saj.

Me këto shqetësime dhe ndeshtrasha ballafaqohen shumica e “seniorëve” tanë në Zvicër. Këto telashe krahas edhe të mirave që ofron Zvicra, i shoqërojnë edhe protagonistët e rrëfimeve tona të realizuara për këtë numër të revistës, me moton “tre breza”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Rexhepi: Serbia bllokon fondet e Kosovës, nxënësit e Luginës mbesin pa libra

April 30, 2026

Padia për pasivizimin e adresave në Gjykatën Evropiane, hap drejt kërkimit të drejtësisë për qytetarët

March 2, 2026

Si u zhduk identiteti shqiptar në Vranjë pas vitit 1878

February 13, 2026
Mos humbni
Opinione

Republika në udhëkryq: Kur presidenti nuk zgjidhet dhe zgjedhjet bëhen serial!

By adminApril 30, 2026

Shkruan: Selajdin Abdullahu Në Republikën e Kosovës, demokracia ka zbuluar një funksion të ri:…

Shënohet Java Botërore e Imunizimit në Viti

April 30, 2026

Kthimi i dashurisë

April 30, 2026

Kosova ende nuk e di kundërshtarin, çfarë ndodhi me Poloninë?

April 30, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Republika në udhëkryq: Kur presidenti nuk zgjidhet dhe zgjedhjet bëhen serial!

April 30, 2026

Shënohet Java Botërore e Imunizimit në Viti

April 30, 2026

Kthimi i dashurisë

April 30, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.