Author: admin

Rreth 120 milionë euro është vlera preliminare e dërgesave të mërgatës që janë sjell në Republikën e Kosovës për muajin maj 2024. Kështu thuhet në statistikat e remitencave dhe institucioneve të tjera financiare (jobanka) për muajin maj 2024 të publikuara nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), duke shtuar se vlera totale e tyre për pesë muaj, sipas vlerësimeve preliminare, ka arritur në 513.99 milionë euro. Sipas raportit, prurjet më të mëdha të remitencave ishin nga institucionet financiare jobankare (IFJB) me pjesëmarrje prej 56.31%, pasuar nga kanalet e tjera me 23.34% dhe bankat me 14.98%. Për sa u…

Read More

Sabit Rrustemi / Beqir Musliut / Mbështjellur në lëkurën e zezë të dheut në faqen purpurore të një kokëmali para jush libër i hapur mbeta duke klithur -“Çdo bukuri e ka të zezën e vet” Në një ballinë guri fle i shtypur emri im si dikur trupi fëmijëror rrëzë një cepi baladash Më nuk më ndjek kortezhi publiku i vonuar vetëm mbjell sytë në hapësirën e rrethuar me shenjat e gishtërinjve nën lëkurë E nuk e vëren mungesën e Luleborës cfilitjen e saj nëpër provincën xhungël për një dashuri të vonuar Portreti i vashës ëndërr si tokë e nëpërkëmbur më…

Read More

Ekipi i Gjilanit është grumbulluar për herë të parë, duke startuar kështu me fazën përgatitore për edicionin 2024/25. “Gjithë futbollistët kanë qenë në dispozicionin e trajnerit Ardian Nuhiu, i cili së bashku me stafin e tij kanë mbajtur takimin e rregullt të punës për të vijuar më pas me seancën e rregullt stërvitore. Në stërvitjen e parë është punuar lehtë, derisa futbollistët kanë shijuar prekjen e parë të topit. Lojtarët dukeshin në disponim, derisa kanë një malore për t’u ngjitur në këtë fazë përgatitore. Kalimi i testeve mjekësore dhe pastaj atyre fizike është në proces për lojtarët të cilët…

Read More

Shkruan: Mr.Emrush T. Shkodra Eksponent të ndryshëm përgjatë viteve që kishin dhe kanë qeverisur me vendin, me veprimet e tyre kanë bërë që qytetarët të vazhdojnë ta konsiderojnë shtetin si diçka të huaj, nga ku ai (shteti) mund të shfrytëzohet për interesa personale dhe në të mira individuale e klanore, mjafton vetëm të arrish majat  dhe të behësh pjesë e qeverisjes. Në rastin më të favorshëm qytetari ka vendosur të ik nga vendi, se sa ta zamë të lufton dhe të orvatet të realizon të drejtat që i takojnë me ligj në vendin e tij. Prandaj, ka disa shembuj…

Read More

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka mbajtur takimin publik me qytetarë për punën e ekzekutivit për 6-mujorin e parë të vitit 2024. I pari i komunës këtë takim e ka hapur duke prezantuar punët e bëra në këtë 6-mujorsh. Ai ka thënë se edhe ky 6 mujor karakterizohet me llogaridhënie, investime ne infrastrukturë, subvencione dhe skema sociale, politikë-bërje. “Për 31 muaj qeverisje kemi 41 zotime të përfunduara, 12 zotime të filluara dhe 3 të pafilluara nga gjithësej 56 zotime. Mirëpo ne kemi bërë shumë më shumë punë sesa zotimet. Ne do të vazhdojmë të sjellim edhe më shumë…

Read More

Komuna e Vitisë, po vazhdon të punoj në infrastrukturën rrugore në interes të fermerëve vitias, konkretisht në shtrimin dhe rregullimin e rrugëve bujqësore me zhavorr. Me këtë rast vetëm ditëve të fundit është punuar në disa lokalitete të komunës së Vitisë, në rregullimin e rrugëve të tilla. Në veçanti është punuar në fshatin Gjylekar të Vitisë, fshat ky i njohur në fushën e bujqësisë që dalin me prodhime bujqësore që janë mjaft të kërkuar në tregun jo vetëm të Vitisë por në gjithë Kosovën. Gjithashtu është duke u punuar edhe në ndërtimin e rrugës me zhavorr që lidhë lokalitetet Ramjan-…

Read More

Përgjatë dy javëve, me një periudhë ndërmjet marrjes së propozimeve dhe votimeve për projekte, prej katërmbëdhjetë ditëve sa zgjati verifikimi i tyre në drejtoritë përkatëse, nga data 3 deri në ditën e 22-të muaji qershor ishte muaji i buxhetimit me pjesëmarrje në Komunën e Gjilanit. Drejtoresha e Administratës së Përgjithshme Arbenita Sopi Haziri, tha se 359 pjesëmarrës si qytetarë aktiv dhe të përfshirë në proceset vendimmarrëse, nga katër lokalitete: Malishevë, Livoç i Ulët, Kravaricë, Velekincë dhe tri grupe të komuniteteve jo shumicë: komuniteti turk, serb dhe rom, morën pjesë dhe vendosën për projektet që Komuna e Gjilanit do t’i realizoj…

Read More

“Kisha nderin që të pres për vizitë në komunën tonë Komandantin e KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Major Özkan Ulutaș”, ka thënë, Kryetari Hyseni. Sipas tij ështe biseduar për tema e çështje të ndryshme, nisur nga siguria në vendin tonë e deri te përvojat e ndryshme të Gjeneralit Ulutaș. “Bashkëpunimi me KFOR-in vazhdon të jetë esencialisht i nevojshëm për sigurinë e regjionit dhe Ballkanit”, ka theksuar Hyseni. Për siguri, paqe dhe jetë të qetë, për të gjithë pa dallim në Republikën e Kosovës./GJILANI INFO/

Read More

Në vitin 1979 filloi punën si infermiere në ish- Shtëpinë e Shëndetit në Gjilan, kurse kohët e fundit ka punuar infermiere e vizitave shtëpiake kryesisht me pacientët me sëmundje kronike. Infermiere  Zoja shquhet për natyrën e saj të qetë dhe shumë humane, duke patur një rol të jashtëzakonshëm për vite me radhë në ruajtjen dhe përparimin e shëndetit. Ajo u pensionua më datë 25 Qershor 2024, pranë QKMF-së ”Dr. Nagip Rexhepi” në Gjilan, me një ceremoni të përgatitur nga familjarët dhe kolegët e saj, të cilët e uruan dhe e falënderuan për kontributin e saj ndër vite. Në emër të…

Read More

Njësiti rajonale i trafikut rrugor Gjilan falë bashkëpunimit me qytetarë ka identifikuar një kundërvajtës i cili gjatë drejtimit të automjetit në aksin rrugor Gjilan-Prishtinë, në bazë të video incizimi të pranuar në e-mail adresën zyrtare, shihet duke bërë tejkalim të parregullt, me të cilin veprim rrezikon pjesëmarrësit e tjerë në trafik dhe bie ndeshë me rregullat e komunikacionit rrugor. Policia ndaj këtij kundërvajtësi ka shqiptuar gjobë në vlerë prej 200 euro, dy pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat prej 3 muaj. Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët…

Read More