- Kur pushteti harron qytetarët, zjarri bëhet pasqyrë e krizës morale të tij!
- Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit
- Po kthehem
- Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
- Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
- Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi
- Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi
- Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici
Author: admin
Kryetari Haliti me delegacionin e tij po qëndron për vizitë zyrtare në Kirchhain të Gjermanisë
Në kuadër të marrëveshjes së binjakëzimit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë, një delegacion i Komunës së Vitisë, i udhëhequr nga kryetari z. Sokol Haliti, po qëndron për vizitë zyrtare në Kirchhain të Gjermanisë, ku po merr pjesë në punëtorinë disaditore “ORG-VITI”. Fokusi kryesor i kësaj vizite është menaxhimi i mbeturinave organike dhe shkëmbimi i përvojave në zbatimin e konceptit të ekonomisë qarkulluese. Ky projekt mbështetet nga Fondacioni Gjerman për Mjedis (DBU) dhe synon avancimin e praktikave mjedisore në nivel lokal. Gjatë hapjes së punëtorisë, kryetari Haliti vlerësoi lart partneritetin ndërmjet dy komunave, duke theksuar se bashkëpunimi tashmë është konkretizuar në…
Drejtoresha për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë, Eljesa Rashiti, bashkë me shefen e sektorit të Gjeodezisë, Fatlinda Robelli dhe një pjesë të stafit, kanë prit gjeodetët e Komunës së Gjilanit. “Sot zhvilluam një takim konstruktiv me gjeodetët e komunës tone, ku diskutuam për sfidat në terren dhe mënyrat për të përmirësuar proceset në Drejtorinë e Gjeodezisë, Kadastrit dhe Pronës”, tha Eljesa Rashiti. Drejtoresha theksoi se kanë biseduar me fokus tek përmirësimi i sistemit online, i cili do të na ndihmojë të trajtojnë lëndët më shpejt dhe të rrisin saktësinë e të dhënave për qytetarët. “Falënderuese ndaj të gjithë gjeodetëve dhe stafit…
Kryetari Hyseni, priti zv. ministrin e Mbrojtjes dhe zv drejtoreshën e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me nënkryetarin për komunitete Kadir Hysein, kanë prit në takim zëvendësministrin e Mbrojtjes, Enis Kervan, së bashku me zëvendësdrejtoreshën e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), Hannah Grout. Më pas u mbajt takimi informues për të rinjtë në kuadër të fushatës për rekrutimin e ushtarëve në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK). I pari i Gjilanit, tha se mysafirët i nderuan sot me vizitën në Gjilan. Sipas tij derisa fillimisht delegacionin e pritën në komunë, bashkë vazhduan edhe në Teatrin e Qytetit, ku u mbajt takimi informues për rekrutimin e ushtarëve…
Me rastin e ditës Botërore të Sindromës Down, sot komuna e Vitisë ka organizuar një aktivitet simbolik me fëmijët e shkollës fillore ”Bafti Haxhiu” në Viti. Ky aktivitet është realizuar në bashkëpunim në mes të QKMF-së, DKA, menaxhmentit dhe mësuesve të kësaj shkolle. Drejtoresha e QKMF-së në Viti dr.Vjollca Kadolli Halili dhe drejtoresha e DKA- së znj. Arta Ajeti kanë diskutuar me mësimdhënësit Besnik Zuka dhe asistentin Shkembim Ukshini mbi sfidat me të cilat përballen mësimdhënësit dhe fëmijët. Gjithashtu, theks i veçantë iu dha nevojave dhe kërkesave të tyre, ku institucionet komunale janë të përkushtuara që të përkrahin këtë…
Huruglica: Të rinjtë që kërkojnë punë dhe bizneset që kërkojnë punëtorë, duhet të lidhen pa pengesa
Drejtori për Zhvillim Ekonomik, Haki Huruglica, ka vizituar Qendrën e Punësimit në Gjilan, ku është prit nga udhëheqësi i saj Petrit Vokshi. “Të rinjtë që kërkojnë punë dhe bizneset që kërkojnë punëtorë, nuk duhet të mbeten larg njëri-tjetrit, duhet të lidhen drejtpërdrejt, pa pengesa dhe pa humbur kohë”, tha Huruglica. Më tej drejtori për Zhvillim Ekonomik, theksoi se bashkë me Petrit Vokshin nga Qendra e Punësimit në Gjilan, diskutuan rreth hapave konkretë për të mbështetur të rinjtë dhe bizneset vendëse, me fokus të veçantë në krijimin e mundësive të reja për punësim dhe lidhjen më të drejtpërdrejtë të tregut të…
Bilanci i fundit tregon për një aksident me fatalitet, 10 aksidente me të lënduar dhe 27 me dëme materiale. Ndërkohë, policia ka shqiptuar 1,654 tiketa trafiku dhe ka arrestuar 21 persona, 9 prej të cilëve janë në mbajtje./Gjilani INFO/
Gjenden mjete të dyshuara të pashpërthyera në Selishtë të Gjilanit, intervenojnë EOD dhe KFOR-i
Një rast i gjetjes së mjeteve të dyshuara të pashpërthyera është raportuar të dielën në fshatin Selishtë të Gjilanit. Sipas informacioneve, një qytetar derisa ishte duke kryer punime gërmimi ka hasur në disa mjete të dyshuara, për çka ka njoftuar menjëherë autoritetet. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë siguruar perimetrin, ndërsa njësiti për deminim (EOD), në bashkëpunim me KFOR-in, kanë bërë tërheqjen e mjeteve në mënyrë të sigurt dhe pa ndonjë incident./Gjilani INFO/
Dy zyrtarë policorë janë sulmuar dhe kanosur nga një person në rrugën “E Kumanovës”, pranë stadiumit në Gjilan. I dyshuari është arrestuar nga policia, ndërsa pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit./Gjilani INFO/
Sot në Kosova pritet të mbajë mot i qëndrueshëm dhe kryesisht me diell, veçanërisht gjatë orëve të paradites. Gjatë ditës, vranësirat do të vijnë duke u shtuar gradualisht, ndërsa në orët e pasdites ato pritet të jenë më të theksuara. Era do të fryjë nga verilindja me intensitet mesatar, duke arritur shpejtësi nga 10 deri në 36 km/h. Temperaturat minimale do të sillen nga -2 deri në 2°C, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 9 deri në 13°C./Gjilani INFO/
Një rast i zhdukjes së një personi është raportuar në polici. Sipas informacioneve zyrtare, një femër kosovare ka njoftuar se vëllai i saj është larguar nga shtëpia më 20 mars 2026 rreth orës 15:00 dhe që nga ajo kohë nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente./Gjilani INFO/

