- Kur pushteti harron qytetarët, zjarri bëhet pasqyrë e krizës morale të tij!
- Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit
- Po kthehem
- Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
- Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
- Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi
- Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi
- Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici
Author: admin
Kanë nisur punimet për ndërtimin e njërës nga rrugët kryesore të fshatit Veleknicë, e cila ishte në gjendje jo të mirë. Kjo arterie nga rruga Gjilan-Preshevë deri tek ajo Gjilan-Kumanovë do të rregullohet e tëra dhe do të zgjerohet. Në fillimin e punimeve ishte edhe drejtori për Shësbim Publike, Kushtrim Ibrahimi, bashkë me këshilltarin e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, Fadil Ademin Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se në fshatin Velekincë, tashmë kanë nisur punimet për trajtimin e njërës nga rrugët kryesore, e cila ka qenë edhe kërkesë e vazhdueshme e banorëve të kësaj ane. Sipas tij…
Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan, në sallën e Teatrit të Qytetit në Gjilan, hapi zyrtarisht Garat Regjionale të Kur’anit, ku po marrin pjesë 30 garues dhe garuese nga rajoni. Manifestimi filloi me një asherë kuranore të kënduar nga Hfz. Orhan Ademi, duke i dhënë aktivitetit një atmosferë të veçantë shpirtërore. Në emër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, të pranishmit i përshëndeti Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, i cili mbajti një fjalë rasti duke vlerësuar rëndësinë e organizimit të garave të Kur’anit dhe rolin e tyre në promovimin e mësimit dhe respektimit të Librit…
Gjilan: Drejtoria e Arsimit dhe Policia garantojnë një mjedis të sigurt për nxënësit dhe stafin arsimor
Drejtori i Arsimit, Jeton Rexhepi, priti në takim rreshteren e policisë së për komunitete, Sadete Sadiku, si dhe policin e komunitetit. “Në këtë takim u diskutua për çështjet e sigurisë brenda kampusit të shkollave të mesme të larta, si dhe për sigurinë e përgjithshme në shkollat publike”, tha Jeton Rexhepi. Drejtori i Arsimit, shtoi se se gjatë bisedës u theksua rëndësia e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet DKA-së dhe policisë së për garantimin e një mjedisi të sigurt për nxënësit dhe stafin arsimor. “Po ashtu, u diskutua për planifikimin e hapave konkretë të koordinimit të mëtejmë, me qëllim parandalimin e incidenteve…
Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Mimoza Kadriu, së bashku me zyrtaren për shërbime sociale, Salihe Aliu, vizituan qendrën e qëndrimit ditor për të moshuar “Jetimat e Ballkanit”, ku u pritën nga udhëheqësja e saj Taulinda Demi. “Kjo vizitë u bë, për të parë nga afër funksionimin e saj dhe mënyrën se si po ecin punët në këtë qendër. Udhëheqësja e qendrës, na njoftoi më gjerësisht me aktivitetet dhe shërbimet që ofrohen për përfituesit e kësaj qendre”, tha Mimoza Kadriu. Më tej ajo tregoi se gjatë vizitës diskutuan edhe për mundësitë dhe format e bashkëpunimit ndërmjet Drejtoratit të Shëndetësisë dhe…
Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur tri (3) aktakuza kundër pesë (5) personave, të cilët dyshohen për kryerjen e disa veprave penale. Sipas njoftimit të Prokurorisë, një (1) aktakuzë është ngritur kundër dy (2) personave për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”. Një tjetër aktakuzë është ngritur kundër dy (2) personave për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Sulmi”. Ndërkaq, aktakuza e tretë është ngritur kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”. Prokuroria Themelore në Gjilan ka bërë të ditur se rastet janë proceduar në gjykatën kompetente për shqyrtim të…
Punimet për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në fshatin Topanicë po vazhdojnë me intensitet. Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, së bashku me nënkryetaren Arta Bajralia, drejtorin e Drejtorisë së Investimeve Kapitale, Blerim Morina, si dhe zyrtarin nga kjo drejtori, Imran Morina, kanë vizituar nga afër punimet për asfaltimin e rrugëve në këtë fshat. Gjatë vizitës, kryetari Rahimaj theksoi rëndësinë e këtyre investimeve për përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe lehtësimin e qarkullimit për banorët e Topanicës. Ai bëri të ditur se aktualisht po punohet në asfaltimin e 15 rrugëve lokale, ndërsa edhe gjashtë rrugë të tjera pritet të fillojnë…
Policia ka publikuar statistikat e përgjithshme lidhur me ngjarjet dhe aktivitetet policore gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë kësaj periudhe nuk është raportuar asnjë aksident trafiku me fatalitet. Ndërkohë janë regjistruar 15 aksidente trafiku me të lënduar, si dhe 29 aksidente me dëme materiale. Po ashtu, policia ka shqiptuar gjithsej 2455 tiketa trafiku për shkelje të rregullave në komunikacion. Sa i përket veprimeve policore, gjatë kësaj periudhe janë arrestuar 19 persona, ndërsa 8 persona janë dërguar në mbajtje. Nuk është raportuar për persona në ndalim policor apo në vuajtje të dënimit gjatë kësaj kohe./Gjilani INFO/
Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan ka shtruar iftar për veteranët, invalidët e luftës dhe familjet e dëshmorëve
Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan ka organizuar një iftar të veçantë për veteranët e luftës, invalidët e luftës dhe familjet e dëshmorëve, në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për sakrificën dhe kontributin e tyre të çmuar në periudhat më të vështira të vendit tonë. Me këtë rast, kryetari i KBI-së në Gjilan, Naim ef. Aliu, mbajti një fjalë përshëndetëse, ku shprehu falënderimet dhe vlerësimin e thellë për gjithë kontributin dhe sakrificën e tyre. Në fjalën e tij ai theksoi rëndësinë e muajit të shenjtë të Ramazanit si muaj solidariteti, reflektimi dhe bashkimi, duke nënvizuar se respekti dhe kujdesi ndaj…
Në fshatin Smirë të Vitisë është raportuar një rast i vjedhjes së një arme me leje. Sipas raportit policor, më 07 mars 2026 rreth orës 11:45, një mashkull kosovar dyshohet se i ka vjedhur armën me leje një mashkulli tjetër kosovar. Rasti është iniciuar më 09 mars 2026 dhe, me vendim të prokurorit, është hapur hetim për zbardhjen e plotë të rastit. Autoritetet kompetente janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore./Gjilani INFO/
Sot në vend pritet të mbajë mot kryesisht me diell, i shoqëruar me vranësira të pakta gjatë ditës. Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i juglindjes, me shpejtësi prej 10 deri në 31 km/h. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri në 3°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 14 deri në 17°C. Kushtet e motit parashihen të jenë të favorshme për aktivitetet e përditshme në natyrë./Gjilani INFO/

