Author: admin

Komuna e Kamenicës ishte e përfaqësuar në Samitin Rajonal për Luftimin e Diskriminimit Racor dhe Avancimin e Përfshirjes së Romëve, Ashkalinjëve dhe Egjiptianëve, i cili u mbajt më 16–17 dhjetor 2025, në Hotel Sirius, Prishtinë. Në kuadër të këtij samiti, Koordinatorja e Njësisë Komunale për të Drejtat e Njeriut dhe Mbrojtje nga Diskriminimi (NJKDNJ), Nazmije Demolli Kastrati, mori pjesë në cilësinë e panelistes në panelin me temë: “Buxhetimi i përgjegjshëm ndaj komuniteteve Rome, Ashkalinj dhe Egjiptiane dhe menaxhimi i financave publike.” Gjatë këtij paneli, Znj. Demolli Kastrati prezantoi praktikat e mira të Komunës së Kamenicës në fushën e buxhetimit…

Read More

Dy persona të dyshuar në Partesh, pas një mosmarrëveshje kanë ardhur deri te konflikti fizik duke pësuar kështu lëndime të rënda trupore. Incidenti në fjalë është cilësuar si vrasje në tentativë dhe lëndim i rëndë trupor. “Në vendin e ngjarjes si provë materiale është sekuestruar një kaçavidë që dyshohet të jetë përdorur në rast”, njoftohet nga Policia. Për dy personat e përfshirë në këtë ngjarje thuhet se janë dërguar në spital dhe gjenden nën masën  e ndalimit policor dhe nën mbikëqyrje e zyrtarëve policor./Gjilani INFO/

Read More

Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj ka pritur sot në takim Drejtorin e Zyrës Rajonale të OSBE-së në Gjilan Igli Totozani me përfaqësues të tjerë të OSBE-së Faruk Dërmaku, Ryan Scherba dhe Vjosa Emini. Drejtori Totozani ka uruar Kryetarin Rahimaj për rizgjedhjen e tij si Kryetar, si dhe ka sjellur edhe letrën e dërguar nga Ambasadori i OSBE-së në Kosovë Gerard McGurk për Kryetarin Rahimaj për rizgjedhjen e tij. Ata kanë diskutuar për bashkëpunimin që Komuna e Kamenicës ka pasur me Misionin e OSBE-së në Kosovë, bashkëpunim ky për të cilin të dyja palët janë dakorduar se do të…

Read More

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka nxjerrë Urdhëresë me të cilën ndalohet pirja e duhanit në hapësirat e jashtme të institucioneve publike që janë në administrim të Komunës së Kamenicës. Bëhet me dije se qëllimi i kësaj urdhërese është mbrojtja e shëndetit publik, krijimi i një mjedisi pa tym duhani dhe rritja e rendit dhe higjienës publike në hapësirat e jashtme të institucioneve komunale Thuhet se kjo urdhëresa zbatohet në të gjitha hapësirat e hapura dhe oborret e institucioneve publike që janë në administrim të Komunës së Kamenicës, përfshirë: objektin e Komunës; të gjitha shkollat fillore dhe…

Read More

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar pesë (5) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve. Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar pesë (5) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” neni 185, dhe veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” nga neni 321 i Kodit Penal të Kosovës./Gjilani INFO/

Read More

Në Komunën e Kamenicës u mbajt me sukses Kuvendi Zgjedhor i Këshillit të Nxënësve, një ngjarje e rëndësishme që shënon vitin e dytë të organizimit të zgjedhjeve komunale për përfaqësimin e nxënësve. Në këtë proces morën pjesë të tri shkollat e mesme të komunës, dhe zgjedhjet u monitoruan dhe u drejtuan nga organizata KYC, e cila siguroi transparencë dhe korrektësi në çdo hap të procesit zgjedhor. Pas procesit të votimit dhe me besimin e nxënësve, Blend Kastrati u zgjodh Kryetar i Këshillit të Nxënësve në nivel komunal për mandatin e tij të dytë. Ai arriti të sigurojë shumicën e…

Read More

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka zhvilluar sot një takim zyrtar me U.D. Ministrin e Drejtësisë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, z. Blerim Sallahu. Gjatë këtij takimi, Kryetari Rahimaj ishte i shoqëruar nga Drejtori për Shërbime Publike, Ambient, Inspektorat dhe Emergjenca, z. Zotrim Kastrati. Takimi u zhvillua në frymë bashkëpunimi konstruktiv, me fokus të veçantë në çështjet e interesit të përbashkët ndërmjet pushtetit lokal dhe atij qendror. Ata diskutuan për rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional, veçanërisht në fushën e zbatimit të ligjeve, forcimit të sundimit të ligjit, përmirësimit të shërbimeve publike dhe adresimit të sfidave me…

Read More

“Në vazhdën e takimeve në Turqi, u pritëm nga Fahrettin Gülener, pronar i grupit të ndërmarrjeve ERMETAL që numëron mbi 1600 punëtorë, e njëherit Kryetar i Bordit të Fondacionit ERTEV dhe konsull nderi i Kosovës në Bursa”, ka thënë kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni. Ai bëri me dije se ishtek y një takim i ngrohtë dhe bashkë diskutuan për zhvillimin ekonomik, investimet në shumë fusha dhe forcimin e bashkëpunimit mes shtetit të Turqisë dhe Kosovës. “E falënderojmë shumë z.Gülener për mikpritjen dhe gatishmërinë për të shkëmbyer përvoja në të ardhmen”, ka thënë kryetari Hyseni./Gjilani INFO/

Read More

Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Dr. Dukagjin Leka, së bashku me Dr. Sc. Berat Dërmakun dhe Petrit Canaj, Sekretar i Njësisë Akademike, kanë qëndruar në Shqipëri në kuadër të aktiviteteve akademike dhe projekteve ndërkombëtare. Vizita është realizuar me rastin e pjesëmarrjes në konferencën shkencore të organizuar në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës, ku Universiteti Publik “Kadri Zeka” ka qenë bashkëorganizator. Po ashtu, gjatë kësaj vizite është trajtuar edhe projekti Erasmus+ CBHE “Strengthening of relations between HEIs and industry sector through Dual Education in Albania and Kosovo with the focus on…

Read More