Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi

October 12, 2026

Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi

October 12, 2026

Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

October 9, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi
  • Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi
  • Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici
  • 170 mijë euro investim në rrjetin e ujësjellësit në Grizime, përfitojnë 170 ekonomi familjare
  • Prokuroria Themelore në Gjilan ngre tri aktakuza brenda 24-orësh
  • Delegacioni i veteranëve shqiptarë dhe kroatë nderon dëshmorët në Gjilan
  • Moti sot me diell dhe vranësira, mund të ketë diku- diku edhe reshje shiu
  • Brenda një dite 74 aksidente trafiku dhe 2 mijë 475 tiketa trafiku
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Në terren për vlerësimin e gjendjes së lumenjve dhe identifikimin e nevojave për ndërhyrje në pastrimin e tyre
Lajme Lokale

Në terren për vlerësimin e gjendjes së lumenjve dhe identifikimin e nevojave për ndërhyrje në pastrimin e tyre

adminBy adminApril 22, 2026No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, në Komunën e Gjilanit, Enver Shabani, së bashku me zyrtarët e drejtorisë për vlerësimin e rrezikut nga fatkeqësitë natyrore, kanë filluar vizitat në teren në kuadër të aktiviteteve të planifikuara për vlerësimin e gjendjes së lumenjve dhe identifikimin e nevojave për ndërhyrje në pastrimin e tyre.

Sipas drejtorit Shabani, gjatë këtyre vizitave në terren, po bëhet inspektimi i detajuar i segmenteve të ndryshme të lumenjve në territorin e komunës, me fokus të veçantë në zonat ku janë evidentuar probleme të mëhershme si grumbullimi i mbeturinave, bllokimi i rrjedhës së ujit, dëmtimi i brigjeve, si dhe rreziku potencial për përmbytje.

Ai tha se zyrtarët po evidentojnë të gjitha pikat kritike dhe po mbledhin të dhëna konkrete, të cilat do të shërbejnë si bazë për hartimin e një plani të qartë dhe efikas për ndërhyrje.

“Ky aktivitet ka për qëllim jo vetëm përmirësimin e gjendjes aktuale të lumenjve, por edhe parandalimin e rreziqeve që mund të paraqiten si pasojë e reshjeve të mëdha apo faktorëve të tjerë natyrorë.  Përmes këtyre vizitave, synohet të rritet niveli i gatishmërisë institucionale dhe të sigurohet një reagim i shpejtë dhe i koordinuar në rast nevoje”, ka thënë drejtori Enver Shabani.

Ai theksoi rëndësinë e mirëmbajtjes së vazhdueshme të lumenjve si një element kyç në mbrojtjen e jetës dhe pronës së qytetarëve, si dhe në ruajtjen e mjedisit.

Ai gjithashtu nënvizoi se bashkëpunimi ndërinstitucional dhe angazhimi i komunitetit janë të domosdoshëm për të arritur rezultate të qëndrueshme në këtë drejtim.

“Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim mbetet e përkushtuar që, në bashkëpunim me institucionet relevante dhe qytetarët, të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të garantuar një mjedis më të pastër dhe më të sigurt për të gjithë”, ka thënë Enver Shabani drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim. /Gjilani INFO/

 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi

October 12, 2026

Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi

October 12, 2026

170 mijë euro investim në rrjetin e ujësjellësit në Grizime, përfitojnë 170 ekonomi familjare

October 9, 2026
Mos humbni
Lajme Lokale

Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi

By adminOctober 12, 2026

Agim Ademi ishte gjyqtar në Gjykatën Themelore në Gjilan, në Departamentin e Krimeve të…

Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi

October 12, 2026

Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

October 9, 2026

170 mijë euro investim në rrjetin e ujësjellësit në Grizime, përfitojnë 170 ekonomi familjare

October 9, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi

October 12, 2026

Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi

October 12, 2026

Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

October 9, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.