Author: admin

Këtë të hënë të 1 korrikut ka ndërruar jetë shkrimtari i mirënjohur Ismail Kadare. Ismail Kadare lindi më 28 janar 1936 në Gjirokastër, Shqipëri. Ai studioi në Universitetin e Tiranës dhe më pas në Institutin e Letërsisë Botërore Maksim Gorki në Moskë. Edukimi në Moskë i dha mundësinë të njihej me trende dhe lëvizje të ndryshme letrare që ndikuan shumë në stilin e tij të shkrimit. Karriera Letrare Karriera letrare e Kadaresë filloi në vitet 1960. Romani i tij i parë, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (1963), i solli atij famë ndërkombëtare. Ky roman trajton historinë e një gjenerali…

Read More

Policia konfiskoi substancë narkotike të llojit marihuanë në sasi prej afro 200 gramësh në çatinë e një objekti banesor në Gjilan. Lajmin e ka  konfirmuar PK’me anë të raportit ditor, ku thuhet se nuk raportohet për ndonjë të arrestuar ende. “Rr. Esat Berisha, Gjilan 29.06.2024 – 14:20. Pas marrjes së një informate, njësitë policore në çatinë e një objekti banesor, kanë gjetur një çantë në të cilën kishte substance të dyshuar narkotike të llojit marihuanë të ndara në paketime me peshë prej 184.8 gramë, një peshore elektronike si dhe qese të papërdorura. Substanca e dyshuar është konfiskuar. Nuk raportohet…

Read More

Sipas EVSB-së, së Komunës së Vitisë, ndezja e hamulloreve përveç se është e dëmshme për token bujqësore, ato mund të shkaktojnë pa siguri dhe rreziqe për pasurin e qytetarëve të Komunës së Vitisë. Të gjithë e dijmë se zjarret sa dëme kanë shkaktuar në vitet që lamë pas! Andaj kjo thirrje e EVSB-së, kundër zjarrvënjeve po bëhet me qëllim që të mos ketë rritje të zjarreve fushore në territorin e kësaj Komune, si dhe ka për qëllim vetëdijesimin e qytetarëve, se ndezja e zjarreve, përveç që është e dëmshme, shkakton pa siguri dhe rrezik! Fushata vetëdijesuese kundër zjarrvënjeve është…

Read More

Ka ndërruar jetë gazetari i njohur Ramiz Bala, i njohur për kontributin e tij si redaktor përgjegjës për kulturë në Radio Televizionin e Prishtinës dhe si profesor dhe shkrimtar. Ai la pas një trashëgimi të çmuar dhe një përkushtim të pashoq për profesionin dhe kulturën. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka shprehur ngushëllime të sinqerta për familjarët, miqtë dhe kolegët e Ramiz Balas, duke e përshkruar atë si një figurë të rëndësishme dhe frymëzuese në fushën e gazetarisë dhe kulturës. “Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me pikëllim të thellë ka marrë lajmin për vdekjen e gazetarit, Ramiz Bala. Bala…

Read More

Policia e Kosovës  njoftuoi se ka arrestuar M.Th, 24 vjeçare. Arrestimi është bërë në Kamenicë. “Ajo ishte e kërkuar me urdhëresës gjyqësore nga Gjykata Themelore me dënim burgimi prej dy (2) vite e shtatë (7) ditë për disa veprën penale. Pas përfundimit të procedurave e njëjta është dërguar në vuajtje të dënimit. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave”, thuhet në njoftim e PK në Facebook.

Read More

Duke iu referuar statistikave policore brenda 24 orëve, në tërë territorin e vendit janë shqiptuar 1 mijë e 572 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin. Policia e Kosovës në raportin e saj të 24 orëve të fundit, ka bërë me dije për 62 aksidente trafiku, 22 me lëndime dhe 40 me dëme materiale, por pa të lënduar. Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 26 persona, 20 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 1 në vuajtje të dënimit./GJILANI INFO/

Read More

“Opozita po luan një lojë të qëllimshme duke thirrur seanca dhe pastaj duke lënë sallën e Kuvendit. Ata aktualisht përbëjnë shumicën në Kuvendin Komunal. Nëse jeni për votim, votoni për bartjet buxhetore. Ju keni shumicën dhe nuk duhet të pengoni proceset, projektet, subvencionet, pagat e punëtorëve dhe kategori të ndryshme”, thotë Arbër Musliu, anëtar i Kuvendit Komunal të Gjilanit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Sipas tij, janë 2.5 milionë euro që duhet të bartën nga Kuvendi Komunal. “Kjo është seanca e katërt radhazi që nuk mbahet, duke justifikuar me mungesën e transparencës. Cili ka qenë justifikimi i tyre në…

Read More

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Dega në Gjilan përmes një komunikate vlerëson se Ekzekutivit të Gjilanit po i pengon që Kuvendi Komunal është shpallur si më aktivi e prokuktivi në Kosovë, po dëshiron ta ngulfasë kritikën. “Ekzekutivi i Gjilanit po dëshiron ta dështojë edhe Kuvendin Komunal, pasi asambleistët e LDK-së u shpallën si më aktivë e produktivë në nivel të Republikës. Këtë sukses duket se  nuk do ta falin dhe pushteti po mundohet në çdo formë që të mos e lejojë transmetimin medial, duke tentuar ta ngulfasë kritikën dhe fjalën e këshilltarëve të zgjedhur”, thuhet në komunikatë. Ja komunikata…

Read More

Në Universitetin Publik “Kadri Zeka” u zhvillua Gara Universitare në Shkenca Kompjuterike nën udhëheqjen e Rektorit Prof. Asoc. Dr. Artan Dermaku. Me datë 27 Qershor 2024 garuan studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, kurse me datë 28 Qershor 2024 garuan Maturantët nga Shkollat e Mesme nga Gjilani, Rajoni dhe më gjere. Në kuadër të këtyre garave u mbajtën testet individuale dhe ato grupore, me theks te veçantë në Programim, Algoritme, Rrjeta Kompjuterike dhe Pyetje Logjike. Këto gara u mentoruan nga komisione të ndara veçmas për studentë dhe nxënës. Më pas Komisioni vlerësues…

Read More