Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Një flamur i UÇK-së në çdo shtëpi të Gjilanit!

September 10, 2026

Sonte ndizet “Zjarri i Lirisë” në Gjilan

September 10, 2026

Brenda një dite 2 mijë e 241 gjobitje në trafik dhe 47 aksidente rrugore

September 10, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Një flamur i UÇK-së në çdo shtëpi të Gjilanit!
  • Sonte ndizet “Zjarri i Lirisë” në Gjilan
  • Brenda një dite 2 mijë e 241 gjobitje në trafik dhe 47 aksidente rrugore
  • Gjilani bëhet me objekt të ri të Këshillit të Bashkësisë Islame
  • Arrestohen tre persona të dyshuar për grabitje në Gjilan
  • Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur shtatë aktakuza ndaj shtatë personave
  • Kënga e Hajredinit – bota e përjetimit dhe frymëzimit
  • Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Kuvendi i KB Drita i hap rrugën ardhjes së investitorëve seriozë
Sport

Kuvendi i KB Drita i hap rrugën ardhjes së investitorëve seriozë

adminBy adminJuly 10, 2024No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

I gjetur në krizën më të madhe financiare e të rezultateve, Klubi i Basketbollit Drita nga Gjilani ka intensfikuar përpjekjet për të dalë nga një gjendje e tillë. Të gjitha këto përpjekje duket se do të rezultojnë me sukses, ngase me nismën e kryetarit të klubit Arben Bislimi është mbledhur Kuvendi i klubit dhe KB Drita do të shkojë drejt privatizimit.

Arben Bislimi, kryetar, ka sqaruar para kuvendarëve se Kryesia e Klubit ka ardhur deri te përfundimi se gjërat duhet ndryshuar në klub dhe kanë patur takime me një biznes të njohur kosovar, falë angazhimit të disa dashamirëve të sportit dhe se një takim i tillë kishte ndodhur para dy muajsh e pas përpjekjeve të vazhdueshme kanë gjetur gatishmërinë që klubit t’i ndihmohet.

Bislimi ka sqaruar se në pesë vitet e fundit, kryesia e tashme është munduar që të sigurojë vijueshmërinë e garave dhe vështirësitë kanë qenë shumë të mëdha, sidomos ato financiare. Puna nuk është ndalë edhe atëherë kur dukej se më nuk ka shpresa dhe krejt kjo është bërë me qëllim dhe me ëndrrën se në një kohë do të vijnë ditë të mira për KB Drita dhe të kthejnë namin e viteve të pasluftës kur ishte krijuar një ekip shumë i mirë dhe kur Palestra e Sporteve „Bashkim Selishta – Petriti“ dridhej nga numri i madh i tifozëve të basketbollit.

„Kryesia e klubit është pajtuar që KB Drita nga statusi i tashëm OJQ, të kalojë me status të ri si SHPK, ngase tashmë biznesmenë të njohur kanë shprehur gatishmërinë që të udhëheqin klubin“, ka thënë kryetari Arben Bislimi, i cili ka kërkuar nga delegatët që të votohet një propozim i tillë dhe që t’i hapet rrugë veprimeve të mëtejme, të cilat janë në të mirën e klubit, ngase gjatë bisedimeve me udhëheqjen e re që pritet të vijë është vërejtur një projekt tejet ambicioz, i cili do ta bëjë KB Dritën konkurrente me ekipet më të mira në Kosovë.

„Gjatë bisedimeve, kërkesë e investitorëve të rinj ka qenë që OJQ e tashme KB Drita, me të gjitha asetet e saja dhe me historikun e saj të kalojë në SHPK, andaj kryesia e klubit ka ndërmarrë hapin e parë, që këtë interesim t’ua prezantojë delegatëve dhe që ata të thonë fjalën e tyre dhe që pas votimit eventual të ndërmerren hapat e tjerë“, ka thënë kryetari Arben Bislimi, që ka shtuar se në pyetje janë njerëz seriozë me biznes tejet serioz, që operon në qytetin e Prishtinës, por që kanë një shoqëri të ngushtë në  Gjilan.

Bislimi, që tash e mbi tri dekada është në KB Drita, ka kërkuar nga delegatët që të votojnë këtë propozim, ngase siç ka thënë ai kjo është në të mirën e klubit, në kthimin e interesimit të të rinjve për basketboll.

Kuvendarët, shumica prej tyre ish basketbollistë, basketbollistë dhe veprimtarë në këtë sport njëzëri kanë votuar pro propozimit, duke i hapur rrugë veprimeve të mëtejme.

Këtë veprim dhe këtë kuvend e ka përshëndetur edhe Armend Misini, zyrtar për sport në Komunën e Gjilanit, që ka thënë se është ky një lajm i mirë për basketbollin gjilanas, për këtë klub me traditë e me suksese në të kaluarën, por që në gjendjen e tashme po përballet me vështirësi. Ai ka premtuar se Drejtoria për Kulturë, Rini e Sporte si gjithherë do të jetë në përkrahje të basketbollit gjilanas.

Ndryshe sipas kryetarit të tashëm, Arben Bislimi, në të gjithë hapat do të jenë transparent dhe se shumë shpejt do të bëhen të ditur investitorët e rinj në klub dhe projekti i tyre./GJILANI INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Besim Uruçi triumfon në Turneun e Shahut në Kamenica Summer Fest – ja kush u renditën në katër vendet e para

August 5, 2026

Kampionët e Beach Volley triumfojnë në Kamenicë – turneu që rrëmbeu vëmendjen e publikut

August 5, 2026

Edon Zhegrova nis stërvitjet me Juventusin

July 14, 2026
Mos humbni
Opinione

Një flamur i UÇK-së në çdo shtëpi të Gjilanit!

By adminSeptember 10, 2026

Shkruan: Izmi Zeka Vendas të mi, gjilanas! Sot është koha e atdhetarisë, e solidaritetit…

Sonte ndizet “Zjarri i Lirisë” në Gjilan

September 10, 2026

Brenda një dite 2 mijë e 241 gjobitje në trafik dhe 47 aksidente rrugore

September 10, 2026

Gjilani bëhet me objekt të ri të Këshillit të Bashkësisë Islame

September 10, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Një flamur i UÇK-së në çdo shtëpi të Gjilanit!

September 10, 2026

Sonte ndizet “Zjarri i Lirisë” në Gjilan

September 10, 2026

Brenda një dite 2 mijë e 241 gjobitje në trafik dhe 47 aksidente rrugore

September 10, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.