Author: admin

Ka përfunduar cikli i dëgjimeve buxhetore për Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) 2025-2027 në Komunën e Gjilanit. Drejtoresha për Buxhet e Financa, Herolinda Murati Leka, tha se dëgjimet buxhetore të organizuara me qytetarët e komunës, kanë përfunduar me sukses, dhe në këtë mënyrë tani kalohet në fazën tjetër të buxhetimit komunal. Sipas saj propozimet e dalura nga këto dëgjime buxhetore do të shqyrtohen në mënyrë që të bëhen pjesë integrale e buxhetit të komunës sonë për 3 vitet e ardhshme. “Duhet theksuar se buxheti për të cilin është diskutuar përfshinë në kumulativ 3 vjeçar një shumë prej 125,802,647.00 euro” tha Herolina…

Read More

Zvicra u përkujdes për të shkaktuar befasi, pasi eliminoi Italinë nga Kampionati Evropian Euro 2024. Edhe në këtë sfidë fantastik ishte Granit Xhaka që shkëlqeu në mesfushë, derisa Zvicra fitoi me rezultat të pastër 2-0. Trajneri legjendar italian, Fabio Capello ka dhënë një intervistë për mediat italiane duke thënë se Xhaka ka dominuar i vetëm në mesfushë. Lexo po ashtu”Nuk do të them se do ta fitojmë Kampionatin Evropian, por do të japim gjithçka” – Xhaka flet pas kualifikimit në çerekfinale “Për atë që pashë në fushë, mendoj se Spalletti i bëri shumë konfuzë lojtarët e tij. Në rolin…

Read More

Drejtues të Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA), në Gjilan kanë në bërë me dije se kanë filluar me furnizimin me inventar në shkollat e Gjilanit. “Banka, karrige e tabela të reja do ta bëjnë punën më të lehtë për mësimdhënësit dhe për nxënësit. E nisëm me shkollën fillore “Abaz Ajeti”, duke vazhduar tutje me shkollat tjera të cilat kanë nevojë për kushte më të mira infrastrukturore”, ka thënë drejtoresha e DKA-së, Albana Demiri. “Për kushte më të mira të mësimdhënies dhe mësimnxënies”, ka shtuar ajo. /GJILANI INFO/

Read More

Një sërë incidentesh të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në disa komuna të Kosovës. Në një nga rastet e raportuara në Obiliq, një femër ka denoncuar se u sulmua fizikisht dhe psiqikisht nga një i dyshuar mashkull kosovar. Autoritetet kanë arrestuar të dyshuarin, ndërsa viktimën e kanë strehuar dhe i është ofruar trajtim mjekësor. Në një tjetër rast ka ndodhur në Hajvali, një femër ka raportuar se u sulmua fizikisht pas një mosmarrëveshjeje, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe është në pritje të procedurave ligjore të rregullta. Në Lipjan, një incident i ngjashëm ka…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se anija e romaneve të Ismail Kadaresë do të lundrojë pafundësisht, për aq sa bota do të ketë lexues dhe shqipja shqiptar. Pas lajmit për vdekjen e Ismail Kadaresë, shefi i qeverisë së Kosovës tutje tha se arti dhe kultura jonë i kanë borxh të pamatshëm oqeanit të mendjes së tij. Kurti poashtu ngushëlloi të gjithë për humbjen e tij. “Ne humbëm shkrimtarin më të madh të të gjitha kohërave, bota humbi shkrimtarin e saj më të madh të gjallë. Porsa hymë në gjysmën e dytë të vitit 2024, Kadare mbylli sytë…

Read More

Një 11-vjeçar shqiptar nga Maqedonia Veriore, nxënës si klasës së katërt është goditur nga një kamion në Bazel të Zvicrës, si pasojë e plagëve të marra, ndërruar jetë. Ai ishte i vetmi fëmijë i prindërve Festime D. (34) dhe Ardian D. (35). Një ditë pas rastit tragjik, Blick ka folur me prindërit e viktimës. “Hera e fundit që pashë Elior ishte të enjten në mbrëmje”, kujton babai i tij. Të nesërmen në mëngjes djali i tij ishte ende në gjumë kur shkoi në punë si mirëmbajtës. E ëma e pa 11-vjeçarin, duke shkuar në shkollë atë mëngjes, shkruan gazeta…

Read More

Në moshën 88-vjeçare sot u nda nga jeta shkrimtari më i madh shqiptar, Ismail Kadare. Për vdekjen e Kadares, ka reaguar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Osmani ka shkruar në “Facebook” se Kadare ishte gjeniu shqiptar, i cili veprën e vet ia kushtoi vendit e kombit. “Në historinë njerëzore, shkrimtarët shpesh i kanë dhënë kahun kombeve në çastet më të vështira të historisë, duke artikuluar idenë e lirisë. Ismail Kadare ishte gjeniu shqiptar, njeriu e shkrimtari i cili tërë jetën dhe veprën e vet ia kushtoi dashurisë ndaj tokës, gjakut e vendit të shqiptarëve, duke krijuar një trashëgimi të…

Read More

Shkruan Isuf B.Bajrami Në kohën e sotme përveç Serbisë, edhe Greqia është shteti në Evropë, që shkel në mënyrë flagrante disa nga konventat kryesore, mbi të cilat mbështetet rendi i ri ndërkombëtar. Këtë shkelje të përbindshme më shumë e ndien popullsia mbi 200.000-she shqiptare, e dëbuar me dhunë e gjenocid nga trojet e veta etnike në Çamëri. Para 80 vjetësh, forcat më të errëta të nacionalizmit grek, të nxitura nga qeveria e tyre dhe të drejtuara nga kriminelët e luftës, gjeneralët Zerva e Plastira, bënë spastrimin etnik të Çamërisë nga pjesa e popullsisë shqiptare. Në këtë veprimtari kriminale, rol…

Read More

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me rastin e 34-vjetorit nga miratimi i deklaratës Kushtetuese të pavarësisë së Kosovës, e njohur si Deklarata e 2 Korrikut i ka uruar qytetarët për këtë datë historike. “ Sot pos që dua të ju urojë gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës datën historike të 2 Korrikut, dua të shprehi edhe mirënjohjen e përhershme për deputetët e guximshëm që asokohe ndërmorën hapa të tillë dhe shënuan ngjarjen më të rëndësishme për shtetin e Kosovës të cilën gëzojmë sot. Gjithashtu me qëllim që kjo datë të kujtohet vazhdimisht komuna e Vitisë, çdo vit…

Read More

“Ismail Kadare është ndarë nga jeta në moshën 88 vjeçare. Ai po këtë vit, nderoi Gjilanin me vizitën e tij dhe ishte plot jetë.  Veprat e tij do të mbesin përgjithmonë mes nesh, pavarësisht që Kadareja fizikisht nuk do të jetë më në mesin tonë”, ka thënë Alban Hyseni, kreu i komunës së Gjilanit, pas lajmit se ka ndërruar jetë kolosi i letërsisë shqiptare. Hyseni tha se me vdekjen e Kadaresë, kombi ynë humbi një njeri të madh, humbi mjeshtrin e pendës, humbi njërën ndër figurat më intelektuale shqiptare dhe më gjerë! “Sot, jo vetëm ne, por dhe të…

Read More