- Një flamur i UÇK-së në çdo shtëpi të Gjilanit!
- Sonte ndizet “Zjarri i Lirisë” në Gjilan
- Brenda një dite 2 mijë e 241 gjobitje në trafik dhe 47 aksidente rrugore
- Gjilani bëhet me objekt të ri të Këshillit të Bashkësisë Islame
- Arrestohen tre persona të dyshuar për grabitje në Gjilan
- Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur shtatë aktakuza ndaj shtatë personave
- Kënga e Hajredinit – bota e përjetimit dhe frymëzimit
- Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë
Author: admin
Kryetari Haliti përcolli ndeshjen e futbollit të vogël të manifestimit kulturo-sportiv “2 Korriku”
Në Beguncë të Vitisë, kanë vazhduar ndeshjet në futboll të vogël në kuadër të manifestimit kulturo-sportiv “2 Korriku”. Mes publikut, për të shijuar atmosferën bashkë me t’a, ishte edhe kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti./GJILANI INFO/
NGA: PROF. JETON KELMENDI Është interesante se si njeriu ynë është i prirur të udhëhiqet nga e keqja, madje zakonisht edhe e zgjedh të keqen për model të inspirimit. Në shoqërinë tonë janë tri kategori personash, të cilët funksionalisht veprojnë. Një grup udhëhiqen nga parime bazike të normave normale, e që për fat të keq ky grup nuk është edhe aq i madh, edhe pse do të duhej të ishte grupi kryesor, ose të përbënte shumicën absolute të njerëzve. Grupi tjetër është grupi i cili nuk ka edhe aq parime, pra një kategori personash, të cilët as nuk udhëhiqen nga…
Zvicra dhe Italia sot ndeshën në raundin e 16-të të UEFA EURO 2024. Loja fillon nga ora 18:00. Ndeshja do të zhvillohet në Olympianstadion, në Berlin të Gjermanisë. Kurse nga ora 21:00 zhvillohet ndeshja Gjermani – Danimarkë.
Nga: Irena Beqiraj Zef Pllumi thoshte “populli shqiptar duhet të ndryshojë trurin”! Në 100 vjet shtetformim ne kemi ndryshuar udhëheqësit, por kurrë trurin. Ndërkohë që sekreti i suksesit njerëzor nuk qëndron në inteligjencën e lindur individuale, por në trurin tonë kolektiv – në aftësinë e grupeve njerëzore për t’u ndërlidhur shoqërisht dhe për të mësuar nga njëri-tjetri gjatë brezave. Biologu Joseph Henrich na tregon se aftësia për bashkëpunim ka qenë forca kryesore që ka çuar përpara procesin evolucionar njerëzor. Formimi i trurit kolektiv ka nxitur evolucionin gjenetik të specieve njerëzore brenda një shoqërie dhe ka ndikuar më tej në…
Maqedonci: FSK kreu një varg aktivitetesh trajnuese për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka dhënë detaje lidhur me një varg aktivitetesh trajnuese të Forcës së Sigurisë së Kosovës për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit. Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka pohuar se edukimi dhe trajnimi, krahas furnizimeve me sisteme armatimi janë elementë kyç në zhvillimin e aftësive luftarake për mbrojtjen e territorit. “Në kuadër të Ushtrimit Fushor “Steel Wolf” në Regjimentin e Dytë të Forcave Tokësore janë validuar dy kompani të këtij Regjimenti. Validimi i kapaciteteve të këmbësorisë është ndër hapat më të rëndësishëm drejt përmbylljes me sukses të…
Një person në fshatin Bolevc të Novobërdës të premten ka hasur një mjet shpërthyes në pyll afër shtëpisë. “Njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësitet e PK-së për deminim ka tërhequr mjetin e dyshuar-granatë dore M 57, në mënyrë të sigurt”, thuhet në raportin e policisë. Aty shkruan gjithashtu se lidhur me rastin është informuar edhe prokurori.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni permes profilit të tij në Facebbok, ka shperfaqur punët që po bëhen për pastrimi i shtretërve të lumenjve edhe në fshatin Lladovë. Sipa tij, për 2 vite me radhë janë parandaluar vërshimet me masa preventive. ” Duke e parë nevojën e madhe për pastrim e zgjerim të shtretërve, kontratën tashmë të nënshkruar po e shfrytëzojmë maksimalisht. Me tokë bujësore kualitative e bujq shumë aktiv, ndërsa institucionet me masa parandaluese e kujdes të shtuar për t’i dalur krahë, ka thënë kryetari Hyseni./GJILANI INFO/
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se sot në vendin tonë temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 26 deri 30 gradë Celsisus. Në njoftim thuhet se të shtunën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme, kryesisht rreth relievit malor. “Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15- 18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26 deri 30 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-3m/s”, thuhet në njoftim. Gjithashtu, të dielën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. “Temperaturat minimale do të lëvizin…
Policia e Kosovës ka njoftuar për nj ë person te zhdukur në Gjilan. Në Gjilan raportohet se është zhdukur një burrë, dhe se rastin në polici e kanë paraqitur familjarët e tij. “Rr. Beteja e Koshares, Gjilan 27.06.2024 – 10:00. Më 28.06.2024 ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se në datën e cekur, ka dalë nga shtëpia babai i tij dhe nga ajo kohë nuk dihet vendndodhja e tij”, thuhet në njoftim./GJILANI INFO/
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Viti, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish bashkëshortes së tij. Siç thuhet në njoftim, i dyshuari ka shkuar në shtëpinë e ish-bashkëshortes së tij duke e sulmuar dhe duke i shkaktuar lëndime trupore. “Viti 26.06.2024 – 16:43. Më 28.06.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti me datën e cekur ka shkuar në shtëpinë e viktimës ish-bashkëshortes së tij dhe të njëjtën e ka sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime, ndërsa viktima kishte edhe urdhër mbrojtës”, thuhet në njoftim. Viktimës…

