- Një flamur i UÇK-së në çdo shtëpi të Gjilanit!
- Sonte ndizet “Zjarri i Lirisë” në Gjilan
- Brenda një dite 2 mijë e 241 gjobitje në trafik dhe 47 aksidente rrugore
- Gjilani bëhet me objekt të ri të Këshillit të Bashkësisë Islame
- Arrestohen tre persona të dyshuar për grabitje në Gjilan
- Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur shtatë aktakuza ndaj shtatë personave
- Kënga e Hajredinit – bota e përjetimit dhe frymëzimit
- Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë
Author: admin
Historia e tre brezave shqiptarë në Zvicër është një histori e përbashkët e sakrificës, përpjekjeve dhe suksesit Në fillim të viteve 60-të qindra shqiptarë të Kosovës u nisën me trena në drejtim të Zvicrës, në një udhëtim të shpresës në një vend të panjohur. Mbi 60 vjet më vonë në shtetin helvetik jetojnë afro gjysmë milioni shqiptarë të Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Ndërkohë janë krijuar mijëra lidhje ndërnjerëzore mes vendeve. Tashmë po flitet për brezin e tretë apo edhe të katërt të shqiptarëve të Zvicrës, derisa arritjet e tyre prekin të gjitha sferat në atdheun e tyre…
Sot mbushen 34 vjet që kur delegatët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës, miratuan Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut. Në këtë ditë historike, Kosova është shpallur njësi e veçantë, në kuadër të federatës së atëhershme jugosllave. Deklarata e 2 Korrikut 1990 ishte akti që do të shënojë hapin historik institucional të pavarësimit të Kosovës, i cili u zhvillua jashtë objektit të Parlamentit, në kushte të rrethimit nga forca të mëdha policore e ushtarake.
E solli të miturën nga Zvicra në Viti dhe dyshohet se e dhunoi, policia arreston të dyshuarin
Policia e Kosovës ka arrestuar në Viti, një mashkull kosovar, pasi që dyshohet se i njëjti ka dhunuar të miturën 16 vjeçare, me të cilën thuhet se kishte qenë në lidhje. Sipas policisë më 17 qershor 2024 në orën 23:00, i njëjti dyshohet se kishte marrë me vete të miturën nga Zvicra në Kosovë. Sipas raportit të policisë, i dyshuari kishte ardhur nga Zvicra në shoqëri me të dashurën e tij 16-vjeçare, shtetase turke. “Pas intervistimit të palëve, me vendim të prokurorit, rasti është cilësuar si “dhunim” dhe viktima është strehuar përkohësisht në një strehimore”, njofton policia. Ndërkohë, i…
Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bejtullah Osmani, tha se gjatë këtij vitit, është punuar në pastrimin, thellimin dhe zgjerimin e shtretërve të lumenjve: Stanishorka në qytet, në Malishevë, Pogragjë, Bresalc, Kmetoc, Kosaqë dhe Përlepnicë. “Kjo po bëhet tash dy vjet, me qëllim të zvogëlimit të rrezikut nga vërshimet dhe përmbytjet”, tha Osmani. Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, tregoi se gatë këtij viti është bërë pastrimi I lumit në fshatin Malishevë në tërë gjatësinë e tij rreth 3.5 kilometra. “Kemi pastruar, thelluar dhe zgjeruar lumin në fshatin Përlepnicë 1.2 kilometra”, tha Bejtullah Osmani, Ai tregoi se kanë pastruar prrockën e fshatit…
“Riparimi dhe hapja e rrugëve fushore në fshatra, do të ketë ndikim dhe lehtësim për bujqit në kryerjen e punëve të tyre”, ka thënë Bajram Isufi, Drejtor për Bujqësi nga Komuna e Gjilanit. Drejtori Isufi së bashku me zyrtarët e kësaj Drejtorie tash së fundi kanë parë nga afër punimet tê cilat po zhvillohen dhe të përfunduarat në disa lokalitete, së fundi në fshatin Velekicë./GJILANI INFO/
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ka publikuar rezultatet e Provimit Shtetëror të Maturës, të cilit i janë nënshtruar 18 mijë e 285 mijë nxënës të klasave të dymbëdhjeta në gjithë vendin. Këtë vit, Provimin e Maturës e kanë kaluar 73.3 për qind e maturantëve. Arritshmëria mesatare në Gjuhë amtare është 58.8 për qind, në Gjuhë angleze 54.4 për qind në Matematikë 41.1 për qind dhe në Lëndën Zgjedhore 47.3 për qind. Gjatë procesit të administrimit ka pasur tentime për kopjim nga disa nxënës dhe si pasojë e posedimit dhe përdorimit të telefonit janë përjashtuar 79 nxënës. Afati…
Janë ngitur 10 aktakuza nga Prokuroria Themelore në Gjilan: për vjedhje, mashtrim dhe posedim droge
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”. Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”. Aktakuzat: Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për këto vepra penale: Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”, Dy…
Është mbajtur Edicioni i Gjashtë i Garës së Robotikës “Kosova Makers League 2023/2024”, ku disa nga shkollat tona ishin pjesëmarrëse. Drejtoresha e Arsimit, Albana Demiri, tha se është një super lajm për rezultatet e garës së robotikës në super finale-shkollat tona në mesin e 10-të shkollave më të mira të Kosovës. Sipas saj e para në Komunën e Gjilanit është shkolla “Vatra e Diturisë”, ndëra në nivel vendi zë vendim e katërt. Shkolla, “Dëshmorët e Kombit”-zë vendin e dytë në nivel komunal, ndërsa vendin e 20-të në nivel vendi, edhe shkolla “Nazim Hikmet” Dobërçan, prin me rezultate pas tyre. Drejtoresha…
Në territorin e komunës së Vitisë ka filluar fushata e korrje –shirjeve të drithërave të bardha. Me këtë rast kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim, Naim Pira, ju kanë dëshiruar fermerëve vitias që të kenë rendimente sa më të larta, duke bërë me dije se komuna do të bëjë çmos që të respektohen rregulloret që ndërlidhën me fushatën e korrje-shirjeve në këtë komunë dhe që procesi të ecën mbarë. Gjithashtu u bë me dije se është formuar edhe komisioni përkatës nga komuna që do ta bëjë përcjelljen e kësaj fushate. Drejtori…
Në mesin e katër komunave të Republikës së Kosovës që kanë marrë pjesë në këtë projekt ka qenë edhe Komuna e Kamenicës. Ky projekt target grup ka një grup të rinjsh prej 15 vetash të cilët do të vizitojnë të ashtuquajturin “diamantin” e Kosovës duke vizituar pikat më të skajshme të Kosovës. Kjo iniciativë zbatohet me mbështetjen e UNMIK-ut – programi i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë për Rininë, Paqen dhe Sigurinë dhe kuruar nga Jana Minochkina, Këshilltare për Rininë, Kimete A. Arifaj, Arbnore Nokaj dhe Anes Demiroviq./GJILANI INFO/

