- Një flamur i UÇK-së në çdo shtëpi të Gjilanit!
- Sonte ndizet “Zjarri i Lirisë” në Gjilan
- Brenda një dite 2 mijë e 241 gjobitje në trafik dhe 47 aksidente rrugore
- Gjilani bëhet me objekt të ri të Këshillit të Bashkësisë Islame
- Arrestohen tre persona të dyshuar për grabitje në Gjilan
- Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur shtatë aktakuza ndaj shtatë personave
- Kënga e Hajredinit – bota e përjetimit dhe frymëzimit
- Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë
Author: admin
Është vënë gurthemeli i aneksit të garazheve për Njësinë Profesionale të Zjarrëfikjes dhe Shpëtimit, si dhe zyreve të Qendrës Operative Emergjente Rajonale, QOER-112. Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim Bejtullah Osmani, tha se kjo po bëhet për krijimin e kushteve më të mira për këto dy njësi. Sipas tij ky objekt do ta lehtësoi punën e këtyre shërbimeve profesionale. “Në të ardhmen planifikohet të ndërtohen edhe dy nën stacione në Zhegër dhe Përlepnicë”, tha Bejtullah Osmani. Drejtori pë Mbrojtje dhe Shpëtim, tha se njësia profesionale ka 32 zjarrëfikës, derisa kanë të angazhuar edhe 15 zjarrëfikës vullnetar. Edhe Salih Mustafa, koordinator rajonal…
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, Stacioni Policor në Viti në bashkëpunim me ILEC-un dhe njësitë të tjera të Policisë së Kosovës, përmes aeroportit ndërkombëtar të Shkupit me datën 01.07.2024 ka realizuar ekstradimin nga shteti i Francës të personit A.R. (viti i lindjes 1995, mashkull kosovar). Ai ishte i kërkuar me urdhëresës gjyqësore nga Gjykata Themelore për vuajtje të dënimit me dënim burgimi prej dy (2) vite e katër (4) muaj për veprat penale “Vrasje në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Personi i kërkuar pas përfundimit të procedurave ligjore është dërguar në vuajtje të dënimit. Drejtoria Rajonale e Policisë…
Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm, ka ndaluar të dyshuarin B.K., në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i besimit”, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Dyshohet se i njëjti, me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur besimin tek e dëmtuara L.G., në atë mënyrë që nga ajo kishte marrë autorizim që të vepronte në emër të saj, në mënyrë që t’ia siguronte mjetet financiare të babait të saj, si ish i burgosur politik në burgjet e Jugosllavisë, ku për këtë shërbim kishte kërkuar 20% nga shuma totale e kompensimit.…
Administrata e Komunës së Gjilanit, ka zgjatur orarin e punës në shërbimeve të gjendjes civile dhe shërbimeve me qytetarë. Drejtoresha e Administratës së Përgjithshme, Arbenita Sopi Haziri, tha: Të dashur bashkatdhetarë, shërbimet po kujdesemi t’i merrni në kohë, pa pritje e radhë të gjata në sportele. Ajo tregoi se administrata në Gjilan, ka zgjatur orarin e punës në Shërbimin e Gjendjes Civile dhe Qendrën për Shërbim me Qytetarë. “Punojmë edhe të shtunave gjatë muajve korrik dhe gusht, nga ora 10:00 deri në orën 14:00, nga data 6 korriku, e shtuna e parë e këtij muaji deri më 31 gusht, të…
Drejtoria për Buxhet dhe Financa ka filluar me mbajtjen e dëgjimeve buxhetore, dhe dëgjimet e radhës që janë mbajtur janë ato që janë mbajtur dje në Shipashnicë të Epërme dhe Shipashnicë të Poshtme. Të pranishëm në këto dëgjime buxhetore ishin: Vaxhid Rexhepaj-Shef i Kabinetit të Kryetarit, drejtorët Uran Berisha, Ardita Dërmaku e Blerim Murina si dhe Zyrtari Kryesor Financiar Naser Hashani. Këto dëgjime po mbahen për të dëgjuar nga afër kërkesat e qytetarëve, për të hartuar listën e projekteve të cilat do të realizohen në vitin 2025. Drejtoresha Dërmaku ka prezantuar buxhetin për vitin 2025, si dhe ka specifikuar…
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 12:00, në Kaçanik. Tutje bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt. “Ankuesja femër kosovare- e mitur, ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga babai i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.
Drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Bajram Isufi bashkë me zyrtarë të tjerë kanë vizituar fermerin i cili pretendon se ka pësuar humbje si shkak i shiut dhe furtunës në fshatin Nasal. “Në ditët në vijim komisioni komunal, do të bëjë vlersimin e dëmit të shkaktuar”, tha drejtori Bajram Isufi./GJILANI INFO/
“Trump mund të ndajë Kosovën”, vjen paralajmërimi nga Serwer – ja si i komenton kushtet e Kurtit
“Bota serbe duhet luftuar dhe kundërshtuar me forcë pasi është një rrezik për mbarë Ballkanin Perëndimor”. Është kjo kërkesa e Daniel Serwer, profesorit të njohur amerikan, ekspert në menaxhimin e konflikteve. Duke folur, profesori analizon dialogun duke këshilluar që të kalohet në arritje praktike. Serwer, kritikon ashpër sjelljen e BE-së dhe SHBA-së që përkëdhelin Serbinë, pasi është një politikë që nuk funksionon. Ai pati edhe një paralajmërim nëse Donald Trump zgjidhet në nëntor si president i Shteteve të Bashkuara, duke theksuar se republikani mund të mbështesë botën serbe, përfshirë këtu ndarjen e Bosnjes, ndoshta edhe të Kosovës. A2 CNN: Profesor, një…
Granit Xhaka tremb Zvicrën, mesfushori shqiptar rrezikon të humbasë duelin ndaj Anglisë! Kombëtarja e Zvicrës ka marrë një lajm të keq disa ditë para ndeshjes ndaj Anglisë në kuadër të çerekfinaleve të Euro 2024. Kapiteni Granit Xhaka është në dyshim për ndeshjen ndaj Anglisë. Mesfushori shqiptar i cili ka qenë një ndër lojtarët më të dalluar të kësaj gare, ka zbuluar se po përballet me një lëndim muskulor i cili bëri që ai të humbasë një prej seancave stërvitore. Ish-lojtari i Arsenalit këtë problem e ndjeu sërish në fazën e fundit të ndeshjes ndaj Italisë, por po shpreson që…
Shkelzen Halimi Në ethe frike tundet pritja dhe si fanar kepi ma tregon rrugën drejt vendlindjes Kur më përcolli nëna Oh, kur më përcolli nëna Me lot në sy më tha: lumturia është pemë e largët dhe pikëllimi pemë e afërt mos e kafsho asnjërën se trupin e sëmurë nuk e mbajnë këmbët kur malli kthehet nga dherat e largëta…

