- Një flamur i UÇK-së në çdo shtëpi të Gjilanit!
- Sonte ndizet “Zjarri i Lirisë” në Gjilan
- Brenda një dite 2 mijë e 241 gjobitje në trafik dhe 47 aksidente rrugore
- Gjilani bëhet me objekt të ri të Këshillit të Bashkësisë Islame
- Arrestohen tre persona të dyshuar për grabitje në Gjilan
- Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur shtatë aktakuza ndaj shtatë personave
- Kënga e Hajredinit – bota e përjetimit dhe frymëzimit
- Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë
Author: admin
Kreu i Komun së Vitisë ka vizituar sot punimet që po kryhen në shtrimin e trotuareve përgjatë rrugës Sadovinë e Jerlive – Sadovinë e Muhaxherëve dhe rrugën që po ndërtohet nga Sllatina e Poshtme në drejtim të Remnikut të Rii. “Në vazhdën e këtyre projekteve, është duke u punuar edhe në pjesë të tjera të komunës sonë, sikur edhe në qytetin e Vitisë, me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës rrugore. Çdo cep i territorit të komunës, do të jetë pjesë e ndryshimeve të mëdha” ka shkruar kryetari Haliti n ë profilin e tij, Facebook./GJILANI INFO/
Drejtoria për Buxhet dhe Financa ka filluar me mbajtjen e dëgjimeve buxhetore, dhe dëgjimet e radhës janë ato të mbajtura em OJQ dhe Klube sportive si dhe në fshatrat Dajkoc e Muçiverc. Të pranishëm në këtë dëgjim buxhetor ishin: drejtorët Ardita Dërmaku, Behar Hyseni, Uran Berisha e Blerim Murina si dhe Zyrtari Kryesor Financiar Naser Hashani. Këto dëgjime po mbahen për të dëgjuar nga afër kërkesat e qytetarëve, për të hartuar listën e projekteve të cilat do të realizohen në vitin 2025. Drejtoresha Dërmaku ka prezantuar buxhetin për vitin 2025, si dhe ka specifikuar shumën e ndarë për investime…
“Sot bashkë me banorë të fshatit Sllatinë e Epërme vizituam punimet në ndërtimin e palestrës sportive në këtë fshat”, ka njoftuar kreu i Komunës s ë Vitisë, Sokol Haliti. Sipas tij, në të gjitha lokalitet e komunës së Vitisë është punuar në krijimin e hapësirave sportive, qoftë në modernizimin e atyre ekzistuese ,apo në ndërtimin e hapësirave të reja. “Vitia ka shumë sportistë të dalluar dhe atë në disiplinat e ndryshme sportive dhe se ata meritojnë të kenë hapësirë për të zhvilluar aktivitet e tyre”, ka theksuar ai. Haliti ka theksuar faktin se hapësira të tilla janë bazë e sukseseve…
Gjykata e Meuse Assize në Francë e ka dënuar me 20 vjet burgim një kosovar rreth të pesëdhjetave, për përdhunimin e vajzës së tij. Media franceze “Actu.fr” ka raportuar se ky person ka filluar të abuzonte me vajzën e tij, që kur ajo ishte vetëm 13-vjeçare, abuzim ku i cili ka vazhduar deri mes viteve 2010 dhe 2020. Krahas dhunës seksuale, vajza e re ka qenë edhe viktimë e dhunës fizike dhe kanosjes me jetë, shkruan Actu.fr. “Tiran, pervers, manipulues, egocentrik, jashtëzakonisht i ftohtë”, kështu e përshkroi prokurori i përgjithshëm, Sofian Saboulard, babain e viktimës. Mirëpo, në artikull thuhet…
2 mijë e 262 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë. Gjatë kësaj periudhe ka ndodhur një aksident me fatalitet, 17 me të lënduar dhe 25 me dëme materiale. Në 24 orët e fundit janë arrestuar 18 persona dhe nëntë janë dërguar në mbajtje.
Raporti i punës së Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit për periudhën 01.01.2024 – 30.06.2024. Drejtori për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit Ali Arifi, tha se raporti pasqyron aktivitetet dhe rezultatet e të gjithë sektorëve të DUPMM-së. Sipas tij duke u fokusuar në fushat e planifikuara, të cilat përbëjnë objektivat dhe prioritet e punës së drejtorisë sipas planit vjetor të punës për vitin 2024. Kjo bazuar sipas Arifit në domenin e detyrave, obligimeve dhe kompetencave të drejtorisë sipas ligjeve, akteve nënligjore dhe normativave që e rregullojnë funkcionimin e drejtorisë. Drejtori, tha se gjatë periudhës kohore, 01…
Sonte për fansat e futbollit do të jetë një natë interesante. Anglia do të përballet me Zvicrën në Dusseldorf në çerekfinale të EURO 2024-shit. Ndeshja nis nga ora 18:00. Po ashtu nga ora 21:00, ndeshen Holanda dhe Turqia në Berlin për të fituar një vend në gjysmëfinalen e Kampionatit Evropian.
I dashur Pal, Ta lexova librin. E lexova me sy dhe, pjesërisht, edhe me zë. Moti nuk kam lexuar ndonjë libër me poezi të autorëve tanë që të më ketë provokuar si “Pikëllimi i bimëve”. Bimëve! Përse bimëve? Sepse edhe njeriu është një lloj bime në këtë botë: bimë që mendon; që qan e këndon. Paskali thoshte: “L’homme est un roseau pensant” (Njeriu është kallam që mendon). Nuk ishte pa dell poetik dijetari i famshëm. Vargjet e tua flasin kryesisht për gjëra të zakonshme, por të domosdoshme si dashuria, malli, ëndrra, vendlindja, drurët, zogjtë, miqtë e të afërmit, të…
Kryetari i Konunës së Vitisë, Sokol Haliti ka shikuar nga afër punimet e asfaltimit të rrugës përmes së cilës lidhet fshati Kabash me Smirën, rrugë kjo e cila mundëson qasje dhe qarkullim më të lehtë për banorët e kësaj ane. Kryetari Haliti ka theksuar faktin se investimet për fshatrat e Vitisë nuk kanë munguar asnjëherë. Sipas tij, kjo tregon për përkushtimin dhe seriozitetin e treguar për të investuar pë nevojat e banorëve të këtyre fshatrave./GJILANI INFO/
17-vjeçarja shqiptare, Alisa Lahu, e cila jeton dhe vepron në Zvicër, ka një dashuri të jashtëzakonshme për Kosovën, transmeton albinfo.ch. Ajo përveç historisë dhe kulturës, bashkë me traditat shqiptare është e lidhur edhe me ushqimet e gatuara shqiptare. Këtë dashuri që ka për Kosovën, si duket Alisa e ka transmetuar edhe tek shoqet e saj zvicerane dhe domenikane. Ajo pa i trembur syri ka prezantuar Kosovën në mënyrën më të mirë dhe ksisoj i ka sjellë shoqet e saj nga shteti zviceran për të vizituar Kosovën. Ajo janë të kënaqura shumë me këtë vizitë në Kosovë, në veçanti me…

