Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Moti sot
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave
  • Një grua nga Vitia ndërron jetë rrugës për në spitalin rajonal të Gjilanit
  • 1,737 gjoba për një muaj në Gjilan – Policia zbulon shkeljet më të shpeshta në trafik
  • Alarm në 24 orët e fundit: 128 aksidente, mbi 2,300 tiketa dhe 22 të arrestuar në Kosovë
  • Prokuroria e Gjilanit me 10 aktakuza: Kanosje, dhunë në familje, drogë, vjedhje dhe rrezikim i trafikut publik
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Fryma që mbijeton
Kulturë

Fryma që mbijeton

adminBy adminJuly 20, 2024No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Arjanita Havolli

Është e pamundur të shkruash për humbjen e Ismail Kadaresë, pa e ndier boshllëkun dhe humbjen e thellë që iu shkaktua jo vetëm letërsisë, por edhe artit dhe kulturës shqiptare në përgjithësi.

Kadare ishte artisti që kombit shqiptar ia dha një zë të fuqishëm dhe të çmuar. Nuk ishte vetëm një shkrimtar i madh; ishte edhe kronik i shpirtit të popullit të vet. Përmes veprave të veta arriti të bëjë pasqyrimin e thellë dhe të mprehtë të historisë, të kulturës dhe të realitetit shqiptar, duke bashkuar të kaluarën dhe të tashmen në një mozaik të mrekullueshëm e të vlefshëm për të gjithë ne.

Ismail Kadare lindi më 28 janar 1936, në Gjirokastër, në një qytet me histori të gjatë dhe të pasur në jug të Shqipërisë. Fëmijërinë e kaloi nën hijen e mureve të kalasë së qytetit i cili gjithmonë do të ketë ndikim në krijimtarinë e tij letrare. Duke qenë i rrethuar nga atmosfera tradicionale dhe historike, Kadare e zhvilloi interesimin e hershëm për historinë dhe për kulturën shqiptare.

Pas përfundimit të shkollës së mesme në qytetin e lindjes, Kadare u nis për në Tiranë ku studioi për Gjuhë dhe Letërsi Shqiptare në Universitetin e Tiranës. Kjo periudhë e formimit akademik i shërbeu si bazë për zhvillimin e tij si shkrimtar. Pas diplomimit, i vazhdoi studimet për Letërsi Botërore në Institutin Gorki në Moskë. Vitet e qëndrimit në Moskë ia dhanë mundësinë të thellonte njohuritë e mbi letërsinë klasike dhe moderne. Pas kthimit në vend, nisi të punojë si gazetar dhe redaktor, por gjithmonë me pasionin e thellë për krijimtarinë letrare.

Veprat e Kadaresë nuk mund të përkufizohen vetëm me fjalë; ato përcaktojnë vlerën e një kombi. Që nga romani i tij i parë, Gjenerali i ushtrisë së vdekur, dhe deri tek i fundit Kur sunduesit grinden, çdo vepër që krijoi ishte gur i çmuar në kurorën letrare të Shqipërisë dhe të botës.

Kadare arriti të kap thelbin e njeriut përmes karaktereve dhe ngjarjeve që janë aq të gjalla dhe të vërteta saqë duken thuajse jetojnë pranë nesh. I shpalosi thellësitë e shpirtit njerëzor, duke kombinuar tragjedinë dhe bukurinë, duke na sfiduar të reflektojmë mbi jetën dhe ekzistencën.

Për shumë prej nesh, emri i tij nuk është vetëm një emër në kopertinën e një libri, por portë për botën magjike që na ka formësuar dhe që ka hapur horizontet drejt kulturës, historisë dhe ndjenjave njerëzore. Në çdo faqe ai na fton të bëhemi pjesë e një udhëtimi emocional dhe intelektual, ndërsa na sfidon të mendojmë dhe të ndiejmë.

Për shqiptarët, Kadare ishte më shumë se një shkrimtar i njohur; ishte krenari kombëtare. E shtoi kureshtjen për gjuhën shqipe anembanë botës, duke u bërë ambasador i kulturës dhe traditave tona. Nëpërmjet tij, shumë njerëz për herë të parë dëgjuan për Shqipërinë dhe u magjepsën nga vlerat që populli shqiptar mund të ofrojë.

Përgjatë viteve, ai ka marrë shumë çmime ndërkombëtare dhe është nominuar disa herë për Çmimin Nobel në Letërsi. Kjo dëshmon për respektin që ka pasur në audiencën botërore.

Ata që u rritën duke lexuar veprat e tij, e dinë mirë se si fjalët e tij kishin fuqinë të ndryshonin mënyrën se si ne e shihnim botën. Teksa rriteshim, veprat e tij na mësuan për dashurinë për atdheun, për fuqinë e fjalës dhe për bukurinë e jetës së përditshme. Kjo trashëgimi na shoqëron gjatë gjithë jetës, duke na kujtuar gjithmonë se sa e fuqishme mund të jetë historia e treguar mirë dhe me thjeshtësinë dhe qartësinë unike të Kadaresë.

Ndarja nga jeta e Kadaresë është humbje për të gjithë ne. Është humbja e mendjes së ndritur, një zemre të madhe dhe një zëri të fuqishëm që do të na mungojë. Por, më e rëndësishmja, është humbja e një miku që na ka ftuar gjithmonë në faqet e librave të vet, duke na treguar historitë që do të mbeten përgjithmonë të gjalla.

Prandaj, ndoshta është e drejtë të flasim vetëm për fundin fizik të Kadaresë. Sepse, shpirti, fjalët dhe idetë e tij do të vazhdojnë të jetojnë dhe të rrezatojnë. Kadare na ka lënë veprat e veta pakrahasueshme të cilat do të vazhdojnë të ndriçojnë rrugën për shumë të breza të tjerë që do të vijnë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Bungu i Dyzit

August 12, 2026

Bija e Gjilanit

August 4, 2026

Sonte

August 3, 2026
Mos humbni
Lajme Qendrore

Moti sot

By adminAugust 19, 2026

Moti gjatë ditës së sotme në vendin tonë do të jetë me diell dhe…

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave

August 14, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.