Author: admin

Drejtoria për Buxhet dhe Financa ka filluar me mbajtjen e dëgjimeve buxhetore, dhe dëgjimet e radhës janë ato të mbajtura në fshatrat Karaçevë e Epërme dhe Karaçevë e Poshtme Të pranishëm në këtë dëgjim buxhetor ishin: Kryesuesi i Kuvendit Komunal Liridon Kastrati, drejtorët Ardita Dërmaku e Blerim Murina si dhe zyrtarë të tjerë komunal. Këto dëgjime po mbahen për të dëgjuar nga afër kërkesat e qytetarëve, për të hartuar listën e projekteve të cilat do të realizohen në vitin 2025. Drejtoresha Dërmaku ka prezantuar buxhetin për vitin 2025, si dhe ka specifikuar shumën e ndarë për investime kapitale. Dëgjimet…

Read More

Stafi i Fakultetit Ekonomik I Universitetit Publik “Kadri Zeka” nw Gjilan, i udhëhequr nga Dekani Prof. Asoc. Dr. Xhevat Sopi, ka mbajtur takim për të diskutuar rreth programeve të reja të cilat do të aplikohen në Agjencinë e Kosovës për Akreditim këtë vit. Gjatë takimit, u bënë analiza të detajuara mbi stafin që është i disponueshëm dhe plotëson kushtet për të qenë bartës të programeve, si dhe u vlerësuan nevojat e tregut të punës. Si rezultat, u propozua që këtë vit Fakulteti Ekonomik të aplikojë për një program master në Analiza Ekonomike dhe Politika Zhvillimore. Kjo iniciativë vjen pas…

Read More

Me datën 10.07.2024 njësiti i hetimeve të Stacioni Policor në Partesh gjatë hetimit të një rasti të dhunës në familje, përmes rrugëve operative ka pranuar informacion se i dyshuari M.J. (viti i lindjes 1957, mashkull kosovar) është në posedim të një arme pa leje përkatëse. Me leje të Prokurorit të Shtetit është realizuar kontrolle në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit ku gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar në cilësinë e provës materiale për gjykatën një (1) armë zjarri pistoletë M57 me një karikator dhe tetëdhjetë e tetë (88) copë fishekë të kalibrit 7.62mm. I dyshuari është arrestuar…

Read More

Kryetarja e Aleancës së Gruas së Kosovës (AGK), dega në Gjilan, Zarife Asllani, si njëra nga gratë e prekura nga kanceri e që e ka tejkaluar tanimë, ka reaguar lidhur me kërkesën për ndihmë për një grua e cila vuan nga kjo sëmundje. Asllani përmes një postimi në Facebook, ka apeluar që ti dilet në ndihmë, siç shprehet ajo, ” gruas së hekurt”. “Të bëhemi bashkë në këto momente ta ndihmojmë këtë zonjë ‘Grua të hekurt’ të bëhemi shpresë për njëra-tjetrën, sepse shteti nuk po na sheh, po hasmi në veshtë e shurdhër fatkeqësisht”, ka shkruar Asllani. Postimi i…

Read More

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave. Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje”. Aktakuzat: Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’. /GJILANI INFO/

Read More

Drejtoria për Buxhet dhe Financa ka filluar me mbajtjen e dëgjimeve buxhetore, dhe dëgjimi i radhës është ai që është mbajtur në fshatin Busavatë. Të pranishëm në këtë dëgjim buxhetor ishin: drejtorët Uran Berisha e Blerim Murina si dhe zyrtarë të tjerë komunal. Këto dëgjime po mbahen për të dëgjuar nga afër kërkesat e qytetarëve, për të hartuar listën e projekteve të cilat do të realizohen në vitin 2025. Drejtoresha Dërmaku ka prezantuar buxhetin për vitin 2025, si dhe ka specifikuar shumën e ndarë për investime kapitale. Dëgjimet buxhetore do të vazhdojnë të mbahen edhe në lokalitetet e tjera…

Read More

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mëngjesin e sotëm një qytetar ka dorëzuar në stacionin policor në Pozheran një çantë me para e dokumente personale të cilën e kishte gjetur. Shuma e parave ishte shatë mijë e pesëqind e euro, të cilat qytetari i dorëzoi në Polici. Policia ka vlerësuar këtë akt, teksa ka njoftuar se pronarit tashmë i është dorëzuar çanta. “Sot me datën 11.07.2024 rreth orës 08:10 në Nënstacionin Policor në Pozheran një qytetar ka dorëzuar një qante të cilën e kishte gjetur. Në çantë kishte dokumente personale dhe para të gatshme në vlerë të…

Read More

Drejtoria e Bujqësisë po vazhdon me trajnimin e fermerëve të Komunës së Gjilanit. Trajnimi i radhës është mbajtur së bashku me Drejtorin e Bujqësisë dhe Shërbimin këshillimor (KDC) në kuadër të MBPZHR. “Qëllimi i këtyre trajnimeve është zhvillimi i zonave rurale përmes avancimit dhe shërbimeve këshillimore”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë Komunale për Bujqësi të Komunës së Gjilanit. Trajnimi është mbajtur nga trajnuesja Ermira Isufi me temën ‘’Krasitja e gjelbër’’ si plotësim i krasitjes themelore te pemët. /GJILANI INFO/

Read More

Komuna e Vitisë, ka filluar sot me ciklin e dëgjimeve buxhetore për planifikimin e buxhetit komunal 2025-2027. Me këtë rast takimi i parë është mbajtur sot në Viti dhe atë me fermerët dhe përqafuesit e bizneseve të kësaj komune. Me këtë rast i pranishëm në këtë takim ishte zv.kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu, Naim Pira, drejtor për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural si dhe Berat Zuka nga drejtoria për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim. Lidhur me procesin e planifikimit të buxhetit komunal një fjalë rasti ka mbajtur zv. kryetari Aliu. Ndërkaq buxheti sipas kufijve fillestar dhe qarkores së…

Read More

Kryetar i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj ka bërë me dije se kanë filluar kyçjet në ujësjellës në fshatin Roganë të kësaj komune. Kryetari Rahimaj së bashku me Kryeshefin e KRU “Hidromorava” Ymer Salihu, kanë vizituar nga afër punimet që po bëhen për kyçjet në rrjet të ujësjellësit. Bëhet e ditur se kyqjet do të bëhen për 620 ekonomi familjare të Roganës. /GJILANI INFO/

Read More