Author: admin

Sot ka filluar procesi i montimit të 7-të Poltronave Stomatologjikë në QKMF “ Dr. Nagip Rexhepi “ në Gjilan, ka njoftuar Dr. Taulant Ramadanim, Shef i Shërbimit të Stomatologjisë. Sipas Shefit, Ramadani, gjatë ditëve në vijim thuhet se do të punohet intenzivisht për përfundimin e të gjitha procedurave të nevojshme. Ai ka shprehur kënaqësinë e tij për ripërtrirjen e resurseve teknike, duke theksuar se me implementimin e tyre do të mundësohet ofrimi i shërbimeve të larta kualitative për pacientët.  Investimi përfshirë edhe disa elemente të tjera  qe kap vlerën monetare prej 49 mijë eurosh. /GJILANI INFO/

Read More

Drejtoria Komunale e Arsimit ka organizuar një ceremoni të veçantë për ndarjen e dëftesave për përfundimin e shkollës fillore për semimaturantët e të gjitha shkollave të Komunës së Kamenicës. Drejtori për Arsim në kuadër të Komunës së Kamenicës Afrim Dërvishi ka thënë se është i lumtur që kjo është mënyra se si këta nxënës po e përfundojnë këtë rrugëtim duke uruar që numri i sukseseve vetëm se të rritet. Drejtoria Komunale e Arsimit po ashtu ka hapur konkursin për regjistrimin e nxënësve në klasën e 10-të. / GJILANI INFO /

Read More

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi. Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për…

Read More

I gjetur në krizën më të madhe financiare e të rezultateve, Klubi i Basketbollit Drita nga Gjilani ka intensfikuar përpjekjet për të dalë nga një gjendje e tillë. Të gjitha këto përpjekje duket se do të rezultojnë me sukses, ngase me nismën e kryetarit të klubit Arben Bislimi është mbledhur Kuvendi i klubit dhe KB Drita do të shkojë drejt privatizimit. Arben Bislimi, kryetar, ka sqaruar para kuvendarëve se Kryesia e Klubit ka ardhur deri te përfundimi se gjërat duhet ndryshuar në klub dhe kanë patur takime me një biznes të njohur kosovar, falë angazhimit të disa dashamirëve të…

Read More

Drejtoria për Buxhet dhe Financa ka filluar me mbajtjen e dëgjimeve buxhetore, dhe dëgjimet e radhës janë ato të mbajtura me fermerët dhe në fshatin Berivojcë. Të pranishëm në këtë dëgjim buxhetor ishin: drejtorët Ardita Dërmaku, Uran Berisha, Burbuqe Leka, Shpend Morina e Blerim Murina si dhe zyrtarë të tjerë komunal. Këto dëgjime po mbahen për të dëgjuar nga afër kërkesat e qytetarëve, për të hartuar listën e projekteve të cilat do të realizohen në vitin 2025. Drejtoresha Dërmaku ka prezantuar buxhetin për vitin 2025, si dhe ka specifikuar shumën e ndarë për investime kapitale. Dëgjimet buxhetore do të…

Read More

Biblioteka e qytetit “Drita” po zgjerohet me një koleksion të ri të librave historik, dhuruar nga Instituti i Historisë “Ali Hadri”. “Këto vëllime të rëndësishme do të pasurojnë fondin e bibliotekës, duke përmirësuar në këtë mënyrë resursin kulturor dhe shkencor për lexuesit tanë”-ka thënë Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport Behar Hyseni./GJILANI INFO/

Read More

Shkruan: Shyqyri Haxha Çfarë analistësh janë ata që nuk janë në gjendje ende të zbërthejnë strategjinë e Serbisë në raport me Kosovën, kur bëhet fjalë për dialogun. Janë disa parime bazë që dëshmojnë qartë se Serbia ka qëllim ta dështojë dialogun me Kosovën: 1. Serbia në kushtetutën e saj ende konsideron Kosovën pjesë të saj. 2. Serbia haptas dhe zyrtarisht, në çdo takim ndërkombëtar, proklamon se Kosova është pjesë e Serbisë. 3. Serbia zyrtarisht, në çdo instance ndërkombëtare, vazhdon ta quajë Kosovën si ‘Kosova dhe Metohia’. 4. Minoriteti Serb që jetojnë në Kosovë, janë qytetar të Kosovës, dhe ata…

Read More

FC Malisheva të enjten pasdite do të bëj debutimin në arenën ndërkombëtare. Klubi nga Malisheva do të ballafaqohet me Buduçnosti e Malit të Zi, ndeshje kjo që do të transmetohet drejtpërdrejt në Radio televizionin e Kosovës. Malisheva synon ta nis me fitore aventurën në rrafshin ndërkombëtare. Skuadra jonë tashmë ka kryer të gjitha përgatitjet e duhura për duelin e parë në garat ndërkombëtare. Ndeshja Malisheva- Buduçnosti luhet në ‘Zahir Pajaziti’ dhe fillon në orën 17:00.

Read More

Nga: Ali Podrimja 1. Askush nuk mund të demantojë se nuk kam jetuar në dy mileniume. Të dytin e mbylla me një klithmë njerëzore. Të tretin do ta hap se çfare ka. Brisku i berberit vazhdon të vizullojë prapë. Edhe mileniumi i ri nuk do të jetë pa probleme. Ndonjë mik i pavrarë ende, do ta lë epitafin: lindi në mileniumin e dytë, të tretin as e grithi. 2. Do t’i kem mbi njëmijë vjet. E dashura ajo e ditës së parë: e freskët, e bukur dhe e pavdekshme … 3. Ata që nuk e përjetuan, as nuk ia…

Read More

Me rastin e ndarjes nga jeta të ish-drejtorit të Drejtorisë Komunale të Arsiimit në Gjilan, Nazmi Musa, Kryesues i Kuvendit Komunal të Gjilanit, Kushtrim Kadriu i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Musa. Kushtrim Kadriu, Telegram ngushëllimi E nderuara familja Musa, Me pikëllim të thellë mora lajmin për ikjen në amshim të më të dashurit tuaj, veprimtarit të çështjes kombëtare, ish drejtorit të arsimit në Gjilan z.Nazmi Musa. Ju lutem pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta për humbjen e familjarit tuaj! Me nderime, Kushtrim Kadriu, Kryesues i Kuvendit Komunal të Gjilanit

Read More