- Një flamur i UÇK-së në çdo shtëpi të Gjilanit!
- Sonte ndizet “Zjarri i Lirisë” në Gjilan
- Brenda një dite 2 mijë e 241 gjobitje në trafik dhe 47 aksidente rrugore
- Gjilani bëhet me objekt të ri të Këshillit të Bashkësisë Islame
- Arrestohen tre persona të dyshuar për grabitje në Gjilan
- Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur shtatë aktakuza ndaj shtatë personave
- Kënga e Hajredinit – bota e përjetimit dhe frymëzimit
- Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë
Author: admin
Lutfi Haziri ka ngushëlluar familjen Musa me rastin e ndarjes nga jeta të ish drejtorit të Arsimit, Nazmi Musa
Me rastin e ndarjes nga jeta të ish-drejtorit të Drejtorisë Komunale të Arsiimit në Gjilan, Nazmi Musa, kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Musa. E nderuara familje Musa, Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit të madh politik dhe ish-drejtorit të Drejtorisë Komunale të Arsimit, Nazmi Musa. Për më shumë se 4 dekada shërbeu si mësimdhënës në Gjilan, duke dhënë kontribut të pamatshëm në këtë sektor e duke nxjerrë kuadro të cilët sot janë profesionistë të mëdhenjë të fushave. Kjo…
Ka ndërruar jetë ish Drejtori i Arsimit, Nazmi Musa. njoftimi është dhënë nga familjarët e z. Musa në rrjetin social, Facebook: Te Allahut jemi dhe tek ai do te kthehemi Njoftim Njoftojme Farefisin shoket dhe te tjeret se Babai yne Nazmi Musa vdiq sot ne oret e Mengjesit. Duke na lene me zemra te thyera e te pikelluara. Vorrimi bëhet të Mërkurën me 10 Korrik 2024 me Drekë./ GJILANI INFO/
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë se Kosova ka bërë hapa të mëdhenj në përafrimin drejt NATO-s “Së pari si vend demokratik që është edhe parakushti themelor, Kosova e plotëson parimin bazë prej të gjitha vendeve të NATO-s si vend demokratik. Vend që iu ka vlerësuar demokracia dhe normalisht është edhe vetë shtetndërtimi i Kosovës është në mbështetjen që e kemi pasur nga vendet e NATO-s dhe vendet perëndimore pra në aspektin politik, kushtetues dhe formësimit si shtet ne kemi bërë hapa të jashtëzakonshëm në përafrimin e vendit në NATO”, i tha ai RTV21 duke shtuar se edhe…
Aktakuzat: Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për këto vepra penale:Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepra penale “Kanosja” dhe “Mospërfillja e gjykatës”, Dy (2) aktakuza kundër dy(2) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, Dy (2) aktakuza kundër dy(2) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi”, Një…
Gjashtë raste të dhunës në familje u raportuan gjatë 24 orëve të fundit, arrestohen katër persona
Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në vend. Rastet janë raportuar në Podujevë, Klinë dhe Rahovec. Lidhur me këto raste janë arrestuar katër të dyshuar. Sipas Policisë, në Lipjan të hënën rreth orës 01:15 është arrestuar një burrë nën dyshimin se ushtroi dhunë psikike ndaj një gruaje. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. Në një rast tjetër ka ndodhur në Lipjan. Në raportin 24…
Drejtoria për Buxhet dhe Financa ka filluar me mbajtjen e dëgjimeve buxhetore, dhe dëgjimet e radhës janë ato të mbajtura me komunitete, biznese, në Kopërnicë dhe Hogosht. Të pranishëm në këtë dëgjim buxhetor ishin: drejtorët Ardita Dërmaku, Uran Berisha e Blerim Murina si dhe zyrtarë të tjerë komunal. Këto dëgjime po mbahen për të dëgjuar nga afër kërkesat e qytetarëve, për të hartuar listën e projekteve të cilat do të realizohen në vitin 2025. Drejtoresha Dërmaku ka prezantuar buxhetin për vitin 2025, si dhe ka specifikuar shumën e ndarë për investime kapitale. Dëgjimet buxhetore do të vazhdojnë të mbahen edhe…
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2136 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore janë evidentuar 70 aksidente në trafikun rrugor, ku 34 aksidente kanë qenë me lëndime, ndërsa 36 me dëme materiale. Po ashtu, policia njofton se janë arrestuar 26 persona.
Komuna e Vitisë po punon në zgjerimin e objektit shkollor “Ahmet Hajdari”, paralelja e ndarë në Ramnishtë
Komuna e Vitisë, po punon në zgjerimin e hapësirë, konkretisht të aneksit shkollor në shkollën fillore të mesme të ulët “Ahmet Hajdari”, paralelja e ndarë në Ramnishtë të Vitisë. Zgjerimi i kësaj hapësire po mirëpritet nga banorët e fshatit Ramnishtë dhe Beguncë, pasi që në veçanti nxënës të këtyre lokaliteteve po zhvillojnë mësimin në këtë objekt shkollor. Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, bëri me dije se punimet po zhvillohen me mjetet financiare të komunës së Vitisë duke potencuar se pos Ramnishtës edhe Drobeshi është një lokalitet që po rritet vazhdimisht dhe me investimet e bëra në këto…
Janë shpërndarë grantet komunale për biznese për vitin 2024. “Me një buxhet të ndarë prej 108 mijë eurosh, komuna ndan grante për bizneset lokale”- tha Kryetari Rahimaj. Prej bizneseve përfituese, 21 prej tyre janë biznese të udhëhequra nga gratë kurse 44 nga burrat. Kryetari Rahimaj gjithqshtu ka shtuar se është i lumtur që komuna po ndihmon në nisma të reja e rimëkëmbje ekonomike lokale./GJILANI INFO/
Pas suksesit të ri-akreditimit në nivel institucional për periudhën 5 vjeçare, Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, është njoftuar nga Agjencia e Kosovës për Akreditim se Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka miratuar një sërë programesh të reja të akredituara dhe të riakredituara në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan. Fakulteti i Shkencave Sociale ka përfituar akreditimin e parë për programin bachelor Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Studime Evropiane (BA). Si programi i vetëm në Kosovë, pritet të bëhet një pikë referimi për studentët që synojnë karriera të suksesshme në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe studime evropiane, duke përgatitur studentët për të kryer funksione…

