Author: admin

Krytari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj së bashku me Drejtorin për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural Shpend Morina si dhe stafin e kësaj drejtorie, kanë vizituar fermerin Elhami Morina e që është fermeri me sipërfaqen më të madhe të mbjellur me grurë në komunën tonë, me gjithsej 35 hektarë. “Edhe këtë vit rendimentet e grurit janë më të larta”-ka thënë Kryetari Rahimaj. Ai githashtu ka uruar për të gjithë fermerët, vit të bereqetshëm e të palodhshëm./GJILANI INFO/

Read More

Edhe kjo javë pritet të jetë e nxehtë. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se temperaturat maksimale në Kosovë gjatë kësaj jave do të arrijnë në 39 gradë Celsius. Ndërkaq sot do të mbaj mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 34-38 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1- 4m/s. IHMK bën apel tek qyetarët për kujdes të shtuar pasi që indeksi UV do të jetë shum i lartë, parashihen rreth 64 orë me diell, prandaj kujdes kontaktit direkt me rrezet…

Read More

Drejtoria për Buxhet dhe Financa ka filluar me mbajtjen e dëgjimeve buxhetore, dhe dëgjimi i radhës është ai që është mbajtur në fshatin Petroc. Të pranishëm në këtë dëgjim buxhetor ishin: drejtorët Ardita Dërmaku e Blerim Murina si dhe zyrtarë të tjerë komunal. Këto dëgjime po mbahen për të dëgjuar nga afër kërkesat e qytetarëve, për të hartuar listën e projekteve të cilat do të realizohen në vitin 2025. Drejtoresha Dërmaku ka prezantuar buxhetin për vitin 2025, si dhe ka specifikuar shumën e ndarë për investime kapitale. Dëgjimet buxhetore do të vazhdojnë të mbahen edhe në lokalitetet e tjera të…

Read More

“Vizituam fermerin në fshatin Zhegër, Alfons Haziri, që filloi me korrje-shirjen e i cili kultivon 30 hektarë grurë dhe 20 hektarë misër”, ka thenë Bajram Isufi, drejtor i Drejtorisë për Bujqësi në Komunën e Gjilanit. Nga ky takim u bë me dije se gjendja e grurit është e mirë dhe priten rendimente premtuese për përmbushjen e nevojave të fermerëve me grurë. Drejtori Isufi ka thënë se komision komunal, do ta mbikëqyr dhe do t’i monitoron korrje-shirjet, si dhe do të jemi pranë fermerëve dhe kombajnerëve. “Qoftë i bereqetshëm ky vit në komunën e Gjilanit”, thotë Bajram Isufi, drejtor i…

Read More

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin e ndarjes nga jeta të bashkëpunëtores tonë shumëvjeçar, punëtore e devotshëm, Infermiere-Instrumentare Shyhrete Berisha Agushi”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit. Njoftim i plotë mortor Me pikëllim të thellë sot morëm lajmin e ndarjes nga jeta të bashkëpunëtores tonë shumëvjeçar, punëtore e devotshëm, Infermiere-Instrumentare Shyhrete Berisha Agushi. Infermierja Shyhrete Berisha Agushi do të mbahet në mend për përkushtimin e saj në ndihmë pacientëve dhe për kolegialitetin e saj në raport me pacientët dhe personelin e Spitalit në përgjithësi. Me këtë rast, menaxhmenti i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, në emër…

Read More

Juventusi ka qenë shumë aktive në merkaton e kësaj vere duke bërë disa afrime të rëndësishme. Rekordmenët e Italisë tashmë janë në kërkim të një sulmuesi të fortë fizikisht, ku së fundmi qarkullon dhe emri i Armando Brojës. Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë është në pronësi të Chelseat dhe është në kërkim të një ekipi ku mund të ketë më shumë hapësira. Zgjidhja për këtë lëvizje është largimi i Milik, i cili nuk është në planet e trajnerit Thiago Motta për sezonin e ardhshëm. Broja, shihet si zëvendësuesi ideal i Vlahoviqit, ndërkohë që vlera e tij sipas Bluve të…

Read More

Çdo vend ka së paku dy fytyra, një legjendare dhe një reale. Shqipëria ka atë fytyrë që ia japin sytë që e shikojnë, por kjo fytyrë është gjithmonë bashkim i të vërtetës me legjendën. Ajo gjithmonë jep pak më shumë, ose shumë më tepër se ç’kërkojmë. Nga Robert Escarpit Bëhuni pushtues dhe do të gjeni luftë pa mirënjohje. Bëhuni të sjellshëm dhe do të keni miqësinë e pakursyer të botës. Bëhuni pak mosbesues dhe do t’ju dalë një roje prapa çdo guri, një polic pas çdo dere, një mister në çdo rrugë. Bëhuni të besueshëm dhe do të keni muzikë…

Read More

Ministria e Jashtme gjermane ka shprehur shqetësimet e saj për pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës në jug të Serbisë. “Fenomeni i të ashtuquajturit ‘pasivizim’ përshkruan masa që pengojnë qasjen e shqiptarëve etnikë në jug të Serbisë në shërbimet publike. Të prekurve u vështirësohet regjistrimi në vendbanime ose në marrjen e një letërnjoftimi. Shpesh raportohen raste ku organet i çregjistrojnë banorët, pas kontrolleve të bëra enkas, kur ata janë me pushime, në udhëtime, ose nuk janë në banesë për disa ditë. Riregjistrimi ka pengesa të mëdha. Kjo bën që të zvogëlohet numri i anëtarëve të pakicës që janë…

Read More

Regjiistrimi i diasporës do të vazhdojë ende deri në fund të gushtit në platformen online e-Kosova Ani pse thuhet se numri i mërgimtarëve është shumë i lartë në shtetet e huaja, sipas ASK-së, deri më tani janë regjistruar mbi 600 mijë mërgimtarë, transmeton albinfo.ch. Kujtojmë se regjiistrimi i diasporës do të vazhdojë ende deri në fund të gushtit në platformen online e-Kosova. Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar rezultatet preliminare të regjistrimit të popullsisë, sipas të cilave Kosova ka 1.586.659 banorë, prej të cilëve 795.046 meshkuj dhe 791.614 femra.  Raporti gjinor nuk ka ndryshime dhe mbetet i njëjtë.…

Read More

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar sot të dhënat preliminare nga regjistrimi i popullsisë. ASK njofton se nga regjistrimi në prill-maj 2024, Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë, prej tyre 795,046 meshkuj dhe 791,614 femra. Prishtina është qyteti me numrin më të madh të banorëve. Kryeqyteti ka 227,154 banorë. Pas Prishtinës, vjen Prizreni me 147,428 banorë. Qyteti i tretë me numrin e banorëve është Ferizaj, që ka 109,345. Më pas vjen Gjilani me 82, 901 dhe Peja me 82,661.

Read More