- Një flamur i UÇK-së në çdo shtëpi të Gjilanit!
- Sonte ndizet “Zjarri i Lirisë” në Gjilan
- Brenda një dite 2 mijë e 241 gjobitje në trafik dhe 47 aksidente rrugore
- Gjilani bëhet me objekt të ri të Këshillit të Bashkësisë Islame
- Arrestohen tre persona të dyshuar për grabitje në Gjilan
- Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur shtatë aktakuza ndaj shtatë personave
- Kënga e Hajredinit – bota e përjetimit dhe frymëzimit
- Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë
Author: admin
Për punën e gjysmës së parë të vitit të tretë të qeverisjes, ka raportuar kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni. Kryetari, tha se dëgjimi publik për raportin 6 mujor të punës është obligim ligjor, por edhe pjesë konstituive e përpjekjeve tona për transparencë “U jemi falemnderues dhe mirënjohës për pjesëmarrjen dhe diskutimet”, tha Alban Hyseni. Ai ka përmendur sukseset dhe performancën e shtuar në të gjitha fushat: si në administratë, shëndetësi, mirëqenie sociale, arsim, financa, urbanizëm, inspekcion, bujqësi, shërbime publike, zhvillim ekonomik, kulturë, rini e sport, gjeodezi e kadastër dhe mbrojtje e shpëtim./GJILANI INFO/
Nisin bashkëpunimin në fushën e përdorimit të qëndrueshëm të mbeturinave Komuna e Vitisë dhe ajo e Krichhainit të Gjermanisë
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor ka pritur sot në takim një delegacion i udhëhequr nga Prof.Dr. Rainer Waldhardt nga universiteti “Justus-Liebig”- Giessen- Gjermani. Në këtë takim u fol rreth projektit “ përdorimi i qëndrueshme i mbeturinave”, projekt ky që realizohet bashkërisht nga komuna e Vitisë dhe Kirchhainit por edhe të Universiteteve “Hasan Prishtina” dhe të Universitetit të Gissenit. Me këtë rast i të pranishëm në këtë takim ishin edhe profesor akademik nga universiteti i Prishtinës si: Prof. Dr. Arben Mehmeti, Prof. Dr. Hysen Bytyqi si dhe studentë nga universiteti veror i Prishtinës. Me këtë rast…
“Komisioni për mbikëqyrjen e fushatës së korrje-shirjeve vizitoi piken grumbulluese të grurit Agro Gresa në rrugën Gjilan -Bujanoc, përkatësisht tek bunari i Përlepnicës”, njofton Drejtoria për Bujqësi e Komunës së Gjilanit. Sipas pronarit të Agro Gresa, Ramadan Avdiu, rendimenti dhe kualiteti i grurit është i mirë, fermerët janë të kënaqur sepse ky vit është më i suksesshmi ndër vitet e fundit, njofton Drejtoria për Bujqësi./GJILANI INFO/
Albina Hyseni Një Tragjedi në Shikim të Parë. Imagjinoni të ecni nëpër rrugët e qytetit tuaj dhe të shihni një fëmijë të vogël, me sy të lodhur dhe fytyrë të ndotur, që kërkon lëmoshë. Ky është një realitet i përditshëm për shumë fëmijë në mbarë botën. Por pse ndodh kjo? Dhe çfarë mund të bëjmë për ta ndaluar? Pse Ndodh Ky Fenomen? Fenomeni i fëmijëve të rrugës është një rezultat tragjik i shumë faktorëve të ndërlikuar: Varfëria Ekstreme: Kur familjet nuk mund të sigurojnë ushqim dhe strehim për fëmijët e tyre, këta fëmijë detyrohen të gjejnë mënyra për…
Kapiteni i Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi, aktualisht futbollist i Trabzonit, ka dëshmuar edhe një herë se i ka specialitet gjuajtjet e lira. Bardhi ka treguar lojë të mirë në përballje me skuadrën serbe, Zhelezniçarin nga Pançeva. Kjo ndeshje është zhvillua në Hungari, ndërsa Trabzoni triumfoi me rezultat 3:1 në këtë miqësore. Në minutën e 43-të, Bardhi shënoi nga gjuajtja e lirë rreth 18 metra. Një tjetër kryevepër e Bardhit, duke paralajmëruar formën e tij për sezonin e ardhshëm.
Nga: Prend BUZHALA STRATEGJI TË SHUMËFISHTA TË LEXIMIT LETRAR (Sherafedin Kadriu: “Në kërkim të thellësive poetike”, vështrime letrare, SHB “Beqir Musliu”, Gjilan, 2021) Kur i lexojmë përnjëherësh, të dy vëllimet kritiko-letrare të Sherafedin Kadriut, mesazhi kryesor që buron nga këto tekst-vlerësime është ky: do bërë dallimin mes leximit të sipërfaqshëm dhe leximit të thellë, gjithëpërfshirës. Kësaj radhe, po merremi me vëllimin e parë. Përballë shumë leximeve të sipërfaqshme që i hasim për çdo ditë, në emër të “recensionit” apo kritikës, pa hyrë në thelbin e gjërave, te ky autor nuk ngjet kështu; ai, lexon në mënyrë racionale. 1. Në hyrje:…
Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj së bashku me zyrtarin nga Drejtoria për Zhvillim Ekonomik dhe Diasporë Edon Dërmaku kanë vizituar pikën grumbulluese të Rinorit, një djalë ambicioz e me vizion në fushën e të bërit biznes. “Përpos pikës grumbulluese tek e cila vazhdon puna, Rinori ndau me ne edhe idetë e tij për zgjerimin e këtij biznesi”-ka thënë Kryetari Rahimaj. Ai ka shtuar gjithashtu se makina klasifikuese e përfituar në kuadër të grantit komunal, do të shtoj kapacitetin dhe vende të reja pune. Kryetari Rahimaj është shprehur i lumtur që mbështetja tek bizneset po jep rezultate të qarta./GJILANI…
Pakica shqiptare në jug të Serbisë është nën presion. Autoritetet e vendit po fshijnë shqiptarët që ndodhen jashtë vendit nga regjistrat e popullsisë. Mijëra prej tyre po mbeten kështu pa shtetësi. Kur Safet Demiri, në gusht të vitit 2019, deshi të rinovonte regjistrimin e makinave të tij të biznesit, i thanë: “Ju nuk jeni më në regjistrin e adresave.” Demiri është lindur në Medvegjë (Serbi) dhe familja e tij ka 200 vjet që jeton aty. Demiri ka disa prona në vendin e lindjes, ndër to një hotel turistik dhe një kompani telekomunikacioni. Por jeton edhe në Vjenë të Austrisë, ku ka…
Konflikt tragjik me përfundim fatal në rrugën Eisenbahn në Leipzig: Një shqiptar 39-vjeçar vdiq në spital. Policia po heton rastin si vrasje. Kalimtarët panë shqiptarin e plagosur rëndë mbrëmjen e së dielës rreth orës 23:30 në rrugën Eisenbahn pranë sheshit Otto-Runki dhe thirrën policinë. Më vonë, sipas njoftimeve, shqiptari vdiq në spital, njofton media gjermane radioleipzig. Sipas zëdhënëses së policisë gjermane, kishte pasur një përleshje fizike. Ende po hetohet nëse janë përdorur armët në konflikt. Deri tani nuk ka pasur arrestime dhe motivet e konfliktit mbeten të paqarta.
Gjatë 24-orëve të fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar gjithsej 1 mijë 667 tiketa trafiku. Gjatë kësaj periudhe kohore po ashtu raportohet se kanë ndodhur 18 aksidente trafiku me të lënduar, dhe 33 me dëme materiale.

