Author: admin

Drejtoria për Buxhet dhe Financa ka filluar me mbajtjen e dëgjimeve buxhetore, dhe dëgjimi i radhës është ai që është mbajtur në Kamenicë. Të pranishëm në këtë dëgjim buxhetor ishin: Nënkryetarja Aleksandra Jovanovic, drejtorët Ardita Dërmaku, Uran Berisha e Blerim Murina si dhe zyrtarë të tjerë komunal. Këto dëgjime po mbahen për të dëgjuar nga afër kërkesat e qytetarëve, për të hartuar listën e projekteve të cilat do të realizohen në vitin 2025. Drejtoresha Dërmaku ka prezantuar buxhetin për vitin 2025, si dhe ka specifikuar shumën e ndarë për investime kapitale. Dëgjimet buxhetore kanë përfunduar më dëgjimin buxhetor të mbajtur…

Read More

Një grua ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje rreth një telefoni është sulmuar fizikisht nga djali i saj. Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 13:00, në Vushtrri. Tutje bëhet e ditur se i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. “Viktima femër kosovare ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje rreth një telefoni është sulmuar fizikisht nga djali i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet…

Read More

Mot shumë i nxehtë po parashihet të mbretëroj ditën e mërkurë. Fillimish do të dominojnë kthjellimet, e pasdite priten zhvillime të vransirave lokale, që prreth zonave malore në perëndim e veri të vendit, mund të shoqërohen me ndonjë rrebesh shiu dhe bubullimë. Temperaturat minimale zbresin në 18C e 21C, derisa ato maksimale gjatë ditës sërish arrinë vlera prej 37C e 38C, lokalisht deri në 39C. Era frynë e lehtë dhe mesatare nga veriu 5-11m/s.

Read More

Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural njofton se procesi i korrje-shirjeve në Komunën e Kamenicës ka filluar që nga data 06 Korrik me korrjen e parcelave të mbjella me kulturën e Elbit, ndërsa më datë 09 Korrik ka filluar edhe korrje–shirja e sipërfaqeve të mbjella me kulturën e Grurit. Hapja zyrtare e fushatës së korrje-shirjeve në komunën tonë ka filluar më datë 12 Korrik. Sipas DBPZHR-së gjatë këtij viti pritet të korren rreth 1,100 ha me Grurë, 40 ha me Elb, 50 ha me Tërshërë dhe 40 ha me Trotikal. Kurse sa i përket procesit të korrje – shirjeve…

Read More

“Jemi krenarë të ju njoftojmë se projekti ynë i pritoreve, i inspiruar nga vizatimet e nxënësve të shkollave fillore, është zgjedhur një nga projektet finaliste – në World Architecture Festival 2024!”-ka thënë Kryetari Rahimaj. Ai gjithashtu ka shtuar se ky projekt përfshin elemente inovative si panelet diellore, çati të gjelbra, hapësira parkimi për biçikleta dhe rafte librash. Struktura e tij imiton pemën natyrale dhe përdor materiale miqësore me ambientin, duke krijuar hapësira urbane të qëndrueshme dhe multifunksionale. “Në nëntor do ta prezantojmë Kamenicën dhe projektin në Festivalin e Arkitekturës që do të mbahet në Singapor”-ka njoftuar Kryetari Rahimaj. Komuna…

Read More

Drejtoria për Buxhet dhe Financa ka filluar me mbajtjen e dëgjimeve buxhetore, dhe dëgjimi i radhës është ai që është mbajtur në fshatin Strezoc. Të pranishëm në këtë dëgjim buxhetor ishin: drejtorët Ardita Dërmaku, Uran Berisha e Blerim Murina si dhe zyrtarë të tjerë komunal. Këto dëgjime po mbahen për të dëgjuar nga afër kërkesat e qytetarëve, për të hartuar listën e projekteve të cilat do të realizohen në vitin 2025. Drejtoresha Dërmaku ka prezantuar buxhetin për vitin 2025, si dhe ka specifikuar shumën e ndarë për investime kapitale. Dëgjimet buxhetore do të vazhdojnë të mbahen edhe në lokalitetet e…

Read More

Në moshën 63 vjeçar Ka ndërruar jetë Tahir Demi, emër i njohur në fushën e gastronomisë. “Me dhembje të thellë ju njoftojmë që me datën 15.07.2024 në moshën 63 vjeçar ndërroi jetë baba jonë Tahir Ukshin Demi. Varrimi i të ndjerit bëhet më datë 16.07.2024 me namazin e drekës”, thuhet në njoftimin e familjarëve. Lajmin për ikjen në botën e amshuar të Tahir Demit, e kanë përjetuar me dhimbje të madhe edhe kolegët nga Resorti “Vali Ranch”. “Me dhimbje të madhe përjetuam lajmin për vdekjen e mikut dhe kolegut tonë Shef.Tahir Demi. Tahiri ishte ndër të rrallët që arritëm…

Read More

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave. Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”. Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): Prokuroria Themelore në Gjilan, ka…

Read More

Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, priti në takim zëvendës ministren e Kulturës, Rinisë e Sportit Daulina Osmani. Tema të bisedës ishin sfidat e ndryshme për kulturën, rininë e sportin, posaçërisht përgatitjet për Lojërat Mesdhetare 2030. “Kisha nderin të pres për takim zëvendës ministren e MKRS-ës Daulina Osmani”, tha Alban Hyseni. Kryetari i Gjilanit, tregoi se bashkëbiseduan për projektet e përbashkëta dhe detyrat që kanë përpara, si përgatitje për Lojërat Mesdhetare 2030. “Bashkë me Qeverinë e Kosovës, po angazhohemi maksimalisht që të arrihen të gjitha objektivat”, tha kryetari Hyseni./GJILANI.INFO/

Read More