Lugu i Verdhë tanimë është shndërruar në një destinacion të preferuar për ata të cilët nuk i frikësohen lartësisë.
E një adrenalinë e tillë është përjetuar në aktivitetin e Climbing-ut dhe Zip-Line, ku së bashku me Kryetarin Kadri Rahimaj dhe Drejtorin Behar Hysenin, qytetarët u lëshuan në litarin që përshkonte Liqenin e Rubocit.
Pamje mbreslënese mbeteshin në kujtesën e atyre të cilët provuan për herë të parë këtë aventurë.
Kurse ata të cilët ende nuk i kanë shijuar këto emocione, mund ta vizitojnë këtë vend deri më datë 24 Korrik./GJILANI INFO/




