- Një flamur i UÇK-së në çdo shtëpi të Gjilanit!
- Sonte ndizet “Zjarri i Lirisë” në Gjilan
- Brenda një dite 2 mijë e 241 gjobitje në trafik dhe 47 aksidente rrugore
- Gjilani bëhet me objekt të ri të Këshillit të Bashkësisë Islame
- Arrestohen tre persona të dyshuar për grabitje në Gjilan
- Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur shtatë aktakuza ndaj shtatë personave
- Kënga e Hajredinit – bota e përjetimit dhe frymëzimit
- Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë
Author: admin
Policia në Gjilan ka arrestuar personin e dyshuar, pasi që, gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar 9.1 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, behet e ditur nga policia. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje./GJILANI INFO/
Policia ka arrestuar një person në Smirë të Vitisë për sic thuhet se dyshohet për armëmbajtje pa leje. Sipas policisë, gjatë kontrollit në shtëpinë e tij i është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 34 fishekë. Personi në fjalë me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./GJILANI INFO/
Rrëmbehet i mituri nga Presheva, motra e tij ka raportuar në polici se kjo ka ndodhur shkaku i një borxhi
Rastin në polici e ka paraqitur motra e viktimës, e cila ka raportuar se vëllai i saj i mitur është rrëmbyer për shkak të një mosmarrëveshje rreth një borxhi. “Preshevë 20.07.2024-16:00. Ankuesja femër Shqiptare shtetase e Serbisë, ka raportuar në Stacionin Policor Gjilan se pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi, është rrëmbyer vëllai i saj i mitur, viktima mashkull shqiptar shtetas i Serbisë; nga i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në njoftim. Gjatë bastisjes tek prona e të dyshuarit është gjet dhje konfiskuar 2.41 gram marihuanë. Policia shton tutje se rasti është duke u hetuar.
Nga Avni Halimi Debati është një diskutim intelektual në mes të më shumë personave gjatë të cilit shoshitet një problem. Në esencë, çdo debat brenda vetes duhet të ketë kulturë dhe qytetari! Debatet që nuk përmbajnë kulturë janë, thjesht, përpjekje për linçime, diskualifikime, ofendime, nënçmime dhe synojnë përjashtimin apo margjinalizimin e një personi, të një teze, të një shllime të shëndetshëm për mbarë shoqërinë. Ndër ne sot kemi mjaftë debate të cilat zhvillohen kryesisht nëpër studio televizive. Këto debate vijnë të influencuuara nga institucionet politike, nga paRtitë, digasteret qeveritare, palamentet! Atëherë, sa ka kulturë brenda këtyre debateve! Fatkerqësisht, edhe debatet…
Rashica shënon dy gola në miqësoren e Besiktasit Besiktas ka fituar me rezultat 5:1 në ndeshjen miqësore ndaj ekipit austriak, Grazer AK. Ylli nga Kosova, Milot Rashica ka shënuar dy gola në këtë ndeshje deri më tash. Ai shënoi për 3:1 dhe për 5:1, duke treguar paraqitje mjaft të mirë.
Poeti Ali Podrimja, më 21 korrik 2012, u gjet pa shenja jete në qytetit Lodve të Francës, ku kishte udhëtuar për të marrë pjesë në një festival ndërkombëtar të poezisë. Podrimja u denoncua i zhdukur nga familjarët dhe të afërmit e tij të cilët thanë se kishin humbur kontaktet më të që prej datës 18 korrik. Denoncimi që alarmoi diplomacinë kosovare u bë më 20 korrik. Një ditë më vonë, policia franceze gjeti trupin e pajetë të poetit në afërsi të qytetit Lodve ku ai kishte udhëtuar për të marrë pjesë në një festival ndërkombëtar të poezisë. Sipas raportit…
Në vitin ‘97 Rugova thoshte se po bëhen zbulime të mëdha në minierat e Kosovës, Krasniqi sjell bisedën me ish-Presidentin
Profesori universitar dhe një prej themeluesve të LDK-së, Milazim Krasniqi, ka reaguar pas zhvillimeve politike që lidhen me raportin në mes të Gjermanisë dhe Serbisë dhe vizitës së kancelarit gjerman Scholz në Beograd për shkak të litiumit. Krasniqi ka ndarë një bisedë me ish-presidentin Ibrahim Rugova, i cili i kishte thënë se Kosova do të çlirohej meqë “Kosova është fenomen gjeologjik”. Krasniqi thotë se Rugova ia kishte përmendur disa studime për minerale të çmueshme që po bëheshin e që do ta sillnin Perëndimin në Kosovë. Krasniqi tutje ka pyetur nëse edhe Kosova mund të ketë rezerva litiumi dhe thotë…
Lea Ypi u bë e para shqiptare anëtare në Akademinë Britanike. Lajmin e ndau Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, e cila e uroi shkrimtaren Lea Ypi për këtë arritje të rëndësishme, përcjell albinfo.ch. Këtë vit Akademia Britanike ka mirëpritur 86 anëtarë të rinj, ku ndër ta dallohet edhe shkrimtarja shqiptare, Lea Ypi. Presidentja e Akademisë Britanike, Julia Black, ka vlerësuar lart autoren shqiptare, duke i uruar mirëseardhjen në hapësirën më të lartë të kulturës britanike. Lea Ypi është fituesja e parë e Çmimit “Lumo Skëndo” nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, me librin e saj “Të lirë”.…
Kreu i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj dhe Drejtori Blerim Morina kanë vizituar punimet që po bëhen në shkollën “Rexhep Mala” të Topanicës. Punimet që po behen këtu kanë të bëjnë me ridizajnimin e brendshëm të këtij objekti./GJILANI INFO/
Për sot parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën e parë të ditës, ndërsa nga mesdita si dhe gjatë orëve të pasditës, në gjysmën e sipërme (veriore) të Kosovës, pritet kohë pas kohe të ketë rrebeshe lokale shiu e shkarkesa rrufesh, duke mos përjashtuar mundësinë edhe për breshër të vogël. Gjasat për ndonjë rrebesh të izoluar nuk përjashtohen as në ndonjë rajon në gjysmën e poshtme (jugore) të Kosovës. Era do fryjë nga perëndimi dhe jugperëndimi, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 13-50 km/h. Temperaturat minimale do të lëvizin…

