Author: admin

Platoja e Amfiteatrit të Qytetit ishte e përgatitur për garat në ‘Gjimnastikë & Akrobacione’. Të rrethuar nga qyetarë të shumtë, simpatizantë të këtyre lojërave, në këtë garë morën pjesë disa klube si: Klubi i Gjimnastikës “Fushë Kosovë”; Klubi i Gjimnastikës “Halil Alidema” Gjilan – Viti; Klubi i Gjimnastikës “ELITA” Prishtinë – KGJE; Klubi i Gjimnastikës “Skënderaj”; Klubi i Gjimnastikës “Omnisport”; Klubi i Gjimnastikës ritmike “Poise”. Një garë e fortë me pjesëmarrës të cilët shiheshin se ishin të trajnuar në ato që bënin, u duartrokit nga të gjithë qytetarët. Pas përfundimit të garës u shpallën edhe tri vendet e para fituese…

Read More

Një aksident trafiku mes dy automjeteve ka ngjarë në Gjilan ditën e shtunë. Fatmirësisht nga ky aksident nuk u lëndua askush. “Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes dy automjeteve. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.

Read More

Arsim HaliliTESTAMENT I FJALËS ARTISTIKE( Për vëllimin poetik të Ibush Vishit, DRITËN TI E NDEZE, edituar nga Shtëpia botuese “Beqir Musliu”, Gjilan, 2024 )“Ëndrrat më të bukura për lirinë shihen në burg”ShileriIbush Vishi, ndonëse e ka demostruar dijen e tij tek të tjerët për librin, më në fund guxoi të bëjë një hap para opinonit lexues edhe me fjalën e tij artistike. Duhet thënë se që në titull të librit “Dritën ti e ndeze”, vjen me një lloj provokimi te lexuesi, jo thjeshtë për ndonjë titull të hermetizuar që kërkon deshifrim, por për një titull që saktëson qartë personin…

Read More

Gjashtë raste të dhunës në familje janë regjistruar të shtunën në Kosovë. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rastet e dhunës kanë ndodhur në Lipjan, Podujevë, Pejë dhe Rahovec. Në katër raste, gratë kanë raportuar se kanë përjetuar dhunë fizike ose psikike prej bashkëshortëve të tyre. Një rast është regjistruar për dhunë të vëllait ndaj motrës, dhe një tjetër për ofendim të gjyshit ndaj mbesës. Të shtunën janë regjistruar katër raste të dhunës në familje. Të dhënat e Policisë së Kosovës tregojnë se, vitin e kaluar, janë raportuar 2.460 raste të dhunës në familje, me viktima kryesisht gratë. Sipas…

Read More

Klubi Futbollistik Llapi ka mbyllur bashkëpunimin me marrëveshje të dyanshme me ndihmëstrajnerin, Blerim Bunjaku. Bunjaku ishte bërë pjesë e stafit teknik në dhjetor të vitit 2022 dhe gjatë periudhës sa ishte pjesë e klubit dha kontribut të madh duke punuar pa reshtur për sukseset e klubit, thuhet në komunikatën e Llapit. “”Blleki” të falenderojmë për kontributin dhe profesionalizmin e treguar dhe të urojmë shëndet dhe shumë suksese në vazhdim të karrierës”.

Read More

NGA: FRANK SHKRELI  Azem Shkrelí lindi më 1938 në Rugovë të Pejës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa në Prishtinë ai vazhdoi shkollën e mesme për të vazhduar fakultetin Filozofik, degën e gjuhës dhe të letërsisë shqipe. Për shumë vjet ai ka qenë kryetar i shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, drejtor i Teatrit Krahinor në Prishtinë dhe themelues e drejtor i Kosova Filmit. Ka botuar këto vepra në poezi Bulzat (1960), Engjujt e rrugëve (1963), E di një fialë prej guri (1969), Nga bibla e heshtjes (1975), Pagëzimi i fjalës (1981), Nata e papagajve (1990), Lirikë me shi (1994), Zogj…

Read More

Rapid ka vendosur çmimin e Albion Rrahmani (24 vjeç), sulmuesit kosovar, i cili pati një sezon fantastik. Nëpërmjet Viorel Moldovan, presidentit të klubit, Rapidi i Bukureshtit ka njoftuar shumën minimale për të cilën është e gatshme të ndahet nga Albion Rrahmani. Moldovan theksoi se pa të paktën pesë milionë euro në tryezë, Rapidi nuk do të pranojë asnjë ofertë për Rrahmani. “Futbolli është biznes, normal që duam t’i shfrytëzojmë këta lojtarë në parametrat sa më fitimprurës për klubin. Rrahmani është lojtari i Rapidit, ne duam që ai të vazhdojë me ne dhe të na ndihmojë të përmbushim objektivat. Ai…

Read More

Bashkimi bën fuqinë! Kjo është një shprehje që gjen vend edhe në kuzhinë, sidomos në rastin e hudhrës me limonin. Kura e mëposhtme me limon dhe hudhër mund të pastrojë organizmin dhe të parandalojë sëmundjet. Vlerat e kurës me hudhër dhe limon Kura me limon dhe hudhër është efikase në eliminimin e dëpozitave të yndyrës në organizëm. Këto përbërës ulin kolesterolin e keq dhe pakësojnë numrin e triglicerideve në gjak. Limoni dhe hudhra parandalojnë trombozën dhe ulin tensionin e gjakut. Së bashku ato përmirësojnë funksionet e mëlçisë dhe aftësinë e saj për të pastruar gjakun. Për më tepër, limoni…

Read More

Ali Podrimja Unë biri yt, Kosovë, t’i njoh dëshirat e heshtura, t’i njoh ëndrrat, erërat e fjetura me shekuj, t’i njoh vuajtjet, gëzimet, vdekjet, t’i njoh lindjet e bardha, caqet e tua të kallura; ta di gjakun që të vlon në gji, dallgën kur të rrahë netëve të pagjumta, e të shpërthejë do si vullkan, më mirë se kushdo tjetër të njoh, Kosovë, Unë, biri yt.

Read More

Policia e Kosovës njofton se për 24 orë, ka shqiptuar 1702 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, ku 30 aksidente kanë qenë me lëndime, ndërsa 44 me dëme materiale. Policia njofton se janë arrestuar 24 persona, ndërkaq 20 të tjerë janë dërguar në mbajtje.

Read More