Author: admin

Nga muaji korrik Arber Gashi është anëtar i parlamentit të Suedisë. Arber Gashi është nga profilet e suksesshme shqiptare në parlamentin suedez, shkruan albinfo.ch. Ai nga ky muaj (korrik) 2024 është edhe anëtar i parlamentit të Suedisë. Ndërkohë Ambasadën e Shqipërisë në Suedi, priti Arberin në ambientet e saj duke e falenderuar dhe inkurajuar tutje. “Kjo histori suksesi na bën krenar & urojmë të inkurajojë pjesëmarrjen politike të komunitetit tonë, kudo që jeton”, thuhet në postimin e kësaj ambasade. https://www.facebook.com/photo/?fbid=806319458280835&set=a.425902862989165

Read More

Mungesa e një strategjie për gjykimin e krimeve të luftës në Kosovë po e prolongon vendosjen e drejtësisë për krimet e luftës. Ky departament po funksionon pa buxhet të mjaftueshëm e me pak prokurorë. Drejtësia për viktimat e luftës në Kosovë ende nuk po jep rezultatet e pritura. Prokuroria vazhdon të ballafaqohet me numër të madh të lëndëve. Sipas Institutit të Kosovës për Drejtësi, vështirësitë lidhur me hetimin dhe gjykimin e krimeve të luftës, rezultojnë edhe nga mungesa e një strategjie shtetërore për hetimin dhe gjykimin e krimeve të luftës. “Asnjëherë kërkesat buxhetore që bëhen nga Këshilli Prokurorial i…

Read More

Një psikologe ndërsa trajnonte audiencën mbi menaxhimin e stresit, ngriti një gotë me ujë dhe të gjithë po prisnin që ajo të pyeste: – “Gjysmë e zbrazët apo gjysmë e plotë?” Në vend të kësaj, ajo pyeti: – “Sa e rëndë është kjo gotë uji?” Përgjigjet variuan nga 250g deri në rreth 600g. Ndërsa përgjigja e saj ishte: “Pesha absolute nuk ka rëndësi, pasi kjo varet se për sa kohë unë do ta mbaj gotën në dorë. Nëse do ta mbaj për një minutë, kjo nuk është problem. Po nëse do ta mbajë për një orë, do të kem…

Read More

Broja, rikthehet pista Milan! Milani vazhdon të ketë nën vëzhgim sulmuesin kuqezi, Armando Broja nën pronësi të skuadrës së Chelsea. Sipas asaj që raportohet nga CaughtOffside, Broja mbetet një objektiv në merkaton e transferimeve të Milanit dhe vazhdon të monitorohet nga klubi kuqezi në kuadër të sezonit të ardhshëm. Sulmuesi i Chelseat, megjithatë, nuk është objektivi kryesor i sulmit të kuqezinjve dhe klubi mendon mbi të gjitha për këtë në rast se mund të arrihet një marrëveshje huazimi. Për të ka konkurrencë edhe nga Juventusi.

Read More

Nga: Ndue Dedaj Pse mendohen malet shqiptare, gjashtëdhjetë vjet pas poemës së njohur të Kadaresë? Nuk është më ai peizazhi i moçëm i mesjetës, ku një malësor ecën buzë mbrëmjes dhe pushka e gjatë, zgjatim i shtyllës së tij kurrizore, qindra kilometra hije lëshon mbi dhé. Nuk mendohen më as për të zgjatur linjat e tensionit të lartë, ndërtimin e Fierzës e Komanit, hapjen e shkollave dhe minierave të shumta, ndërtimin e Laçit industrial, apo të Kukësit të ri etj. Atëherë, pse mendohen këto male të lartë, që vetëm gjatësia u ka mbetur ajo që ka qenë, se për…

Read More

Sot mbushen 14 vjet kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ka shpallur vendimin këshillëdhënës, sipas të cilit deklarata e shpalljes së pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare. Me 10 vota pro dhe 4 kundër anëtarët e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës kishin vendosur në favor të Kosovës, duke refuzuar kështu kërkesën e Serbisë për shkelje të së drejtës ndërkombëtare. Vendimi ishte lexuar nga Presidenti i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në atë kohë, Hiasashio Ovada. Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2008.

Read More

Sot parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. Sipas, Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-33 gradë Celsius. Pritet të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veri-perëndimit.

Read More

Vetmia nuk ka të bëjë thjesht me të qenin vetëm – disa njerëz janë të lumtur kur janë vetëm. Dhe nuk ka rëndësi se sa njerëz ju njihni ose sa shpesh i shihni ato, ose një ditë e keqe kur nuk ndiheni të lidhur. Ajo që ka rëndësi është që të ketë lidhje të forta. Ata që kanë tendencë të jenë më të lumtur, më të shëndetshëm dhe më produktivë. Ata që nuk ndihen të izoluar, të keqkuptuar dhe të dëshpëruar: të vetmuar. Kjo mund të shoqërohet edhe me pasoja fizike. Por ju mund të ndërmerrni disa hapa për…

Read More

Në fund të sezonit të kaluar bëri një përshëndetje. U duk se Rej Manaj i tha lamtumirë Sivasporit, pasi shkëlqeu në Superligën e Turqisë. Gjithsesi, sulmuesi I kombëtares shqiptare për momentin nuk ka vendosur të ndryshojë ambient. Ai ka lajmëruar me një mesazh në Instagram se do të kthehet tek skuadra e tij për të nisur fazën përgatitore për edicionin e ardhshëm. Pati shumë zhurmë në fund të majit se Manaj pritej të largohej nga Sivaspori dhe të shkonte në një ligë tjetër të Europës, ose të bashkohej me ndonjë gjigand në Turqi si Beshiktashi apo dikush tjetër. Ylli…

Read More

Në disa vende të Kosovës, gjatë ditës së enjte ka pasur erëra të forta me shi, të cilat shkaktuan edhe dëme materiale. Xhavit Selmani, nga fshati Bilinic të Komunës së Gjilanit ka bërë të ditur se nga ky mot i është dëmtuar në tërësi kulmi i stallës. Selmani tha se i është dëmtuar kulmi i stallës dhe si rrjedhojë është dëmtuar edhe ushqimi i lopëve. “Nga erërat e forta dhe shiu i madh më është dëmtuar në tërësi kulmi i shtallës dhe si pasojë e kësaj është dëmtuar një pjesë e madhe e dujve (ushqim i lopëve)”, ka thënë Selmani.…

Read More