Aksidentet në trafik dhe gjobitjet për shkelje të ligjit dhe rregullave në trafik, janë të përditshme në Kosovë.
Madje edhe përkundër gjobitjeve që marrin ngasësit e automjeve, aksidentet vazhdojnë të ndodhin.
Ndërkaq, kur është fjala për raportin e fundit 24 orësh nga Policia e Kosovë, vijnë në dukje këto statistika: 2 aksidente trafiku me fatalitet, 46 aksidente me lëndime dhe 78 aksidentet tjera me dëme materiale.
Nga ana tjetër, kur është fjala për shqiptimin e tiketave gjobitëse në trafik, bëhet e ditur se numri Ityre arrin në 1 mijë e 485 syresh./GJILANI INFO/


