Janë mirëpritur mysafirët dhe ansamblet e vendeve të ndryshme të Botës nga Komuna e Gjilanit, të cilët e nderuan me prezencën e tyre përmes Festivalit “N’Karadak Krisin Tupanat”.
Artistët dhe mysafirët u njohën nga afër me trashëgiminë kulturore tê Komunës së Gjilanit dhe aktivitetet kulturore të saja që organizon gjatë vitit.
Valltarët dhe mysafirët janë mahnitur nga mikëpritja dhe dashamirësia e gjilanasve, shkëmbyen mes vete dhurata me perfaqesuesit e Zyrës së Kryetarit, e që u mirëpritën nga Nënkryetarja zonja Leonora Morina Bunjaku dhe Drejtori i Kulturës zotëri Kushtrim Zeqiri.
Është faleminderuar për mbështeje dhe mikpritje edhe Komuna e Gjilanit, Kryetari Alban Hyseni dhe Dretorit Kushtrim Zeqiri, që e bënë të mundur këtë festival.
Gjithashtu janë falenderuar edhe Ministria e Punëve të Jashtme, Komuna e Vitisë, Komuna e Ferizajit, Gjilanit, Kamenicës, Hanit të Elezit, Banka “KEP” si dhe kompania “Pro Co Group”./GJILANI INFO/