Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

UKZ zgjeron bashkëpunimin ndërkombëtar me Arel University në Stamboll, nënshkruhet marrëveshje e re Erasmus+ KA171

November 24, 2026

Dardanapress ka mbajtur fushatën vetëdijesuese për edukimin dhe fuqizimin e grave dhe të rinjve

November 24, 2026

Pensionohet infermierja Lirije Hyseni, punoi 45 vite me përkushtim, përgjegjësi dhe humanizëm të lartë

November 24, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • UKZ zgjeron bashkëpunimin ndërkombëtar me Arel University në Stamboll, nënshkruhet marrëveshje e re Erasmus+ KA171
  • Dardanapress ka mbajtur fushatën vetëdijesuese për edukimin dhe fuqizimin e grave dhe të rinjve
  • Pensionohet infermierja Lirije Hyseni, punoi 45 vite me përkushtim, përgjegjësi dhe humanizëm të lartë
  • Përfitues plugjesh 14 fermerë të Vitisë
  • Peshorja digjitale në Tregun e Kafshëve të Gjilanit në funksion të përditshëm
  • Është pritur në takim Komandanti i Regjimentit të Parë të Këmbësorisë së FSK-së nga Drejtori Rajonal i Policisë së Gjilanit
  • Arrestohet një person në Gjilan nën dyshimin për mashtrim
  • Prokuroria në Gjilan ndalon dy persona, kërkon paraburgim për të dyshuarit për dhunë në familje dhe lëndim të lehtë trupor
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Mbi Apostullin e Ilir Ikonomit
Kulturë

Mbi Apostullin e Ilir Ikonomit

adminBy adminAugust 9, 2024No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Nga: Jeta Toçila Dedja

Më është bërë zakon të shkruaj mbi një libër vetëm kur impresionohem më shumë se ç’pres. Kështu më ndodhi kur mora në dorë librin Fan Noli – Apostulli të Ilir Ikonomit dhe automatikisht nisa të recitoj “Anës lumenjve”, se aq shpesh e kam pas recituar gjatë viteve shkollore saqë zor ta harroj ndonjëherë. Por kur mbërrita në faqen e fundit të librit, pas një leximi frenetik vetëm me pushime dreke e darke, i dhashë kuptime e shpjegime të tjera çdo poezie të Nolit që, në atë kohë, i komentonim thjesht me nota patriotike. Se pas çdo krijimi ka një ngjarje, ka një histori, ka një marrëdhënie që ne nuk e kemi ditur. Poezinë e mora shembull, sepse libri i Ikonomit nuk bën fjalë ekskluzivisht për poezitë apo Nolin e letrave.

Fan Noli i Ikonomit është një jetëshkrim i një personaliteti padyshim të mahnitshëm, i ndërtuar mbi të dhëna arkivore nga burime të ndryshme, si nga Arkivi Kombëtar i SHBA, Biblioteka e Kongresit në Uashington, Arkivi dhe Biblioteka Kombëtare shqiptare, e të tjera.

Ikonomi vjen më i sprovuar si studiues në këtë publikim për Nolin. Stili i të shkruarit është më i zhdërvjellët dhe i pëlqyeshëm (sesa kur e krahasoj me publikimin mbi Konicën). Libri është i organizuar në 6 kapituj sipas kronologjisë së ngjarjeve që prej 1906 deri në 1920, duke e lehtësuar lexuesin në mbajtjen e vëmendjes dhe zhvendosjen në kohë.

Autori, sipas meje, ka përdorur stilin e referencave Chicago me shënim rendor në fund të faqes për çdo kapitull. Kështu, për shembull, për kapitullin e dytë “Kisha Shqipe” listohen 393 referenca, gjë që tregon angazhimin serioz të autorit për të sjellë një vepër studimore të mirëfilltë, sesa përshkrime emotive.

Figura e Nolit vendoset në mjedisin e Shqipërisë dhe shqiptarëve të kohës, dhe personaliteti i tij ravijëzohet faqe pas faqeje. Kështu, lexuesi mund të arrijë të krijojë një imazh të qartë e të plotë të Nolit si themelues të Kishës shqiptare, mbrojtës të gjuhës shqipe, lider, diplomat, poliglot, mjeshtër i fjalës dhe i penës, publicist, përkthyes, orator i pashoq, lobues i paepur i çështjes shqiptare, patriot i pashembullt.

Noli është i dyshuar si agjent, viktimë intrigash, zilish, xhelozish shqiptarësh ambiciozë. Ai është i etur për pushtet, zemërak e hakmarrës. Noli është shmangës detyrimesh e narcisist. Nuk mund të mos vësh re sesa vlerësim të lartë kishte Noli për veten, duke besuar se ishte special e superior në krahasim me gjithë të tjerët, sa varfërisht reagonte ndaj kriticizmit e sa impulsiv ishte në sjellje. Ndoshta sepse, që në fëmijëri, Nolit i ishin prezantuar tre figura, të cilat ai duhet dhe do t’i kishte etalonë dhe udhërrëfyes në jetën e tij. “Çfarë do të bënte Napoleoni, Skënderbeu apo Jesusi në këtë rast?” – pyeste Noli veten sa herë që ndeshte një pengesë apo dilemë. E pra, edukimi me pritshmëri të standardit kaq të lartë dhe të dimensioneve përtej njerëzores do të çonte pa dyshim në formimin e një personaliteti kompleks e shumëplanësh, si ai i Nolit.

Autori, me mjeshtëri, paraqet fakte historike duke iu ruajtur mbajtjes së qëndrimit personal, edhe pse diku mund të ndihet ndonjë notë e kujdesshme kritike a interpretimi. Është e vështirë të ruash neutralitet kur shkruan histori, e megjithatë Ikonomi ia arrin me sukses. Ai madje ka një meritë tjetër nga pikëpamja akademike, pasi aty-këtu, me ndërhyrjet e tij shpjeguese, nxit të menduarin kritik.

Lexuesi mbahet i mbërthyer gjatë gjithë kohës, duke bërë pyetje e duke dyshuar, analizuar e interpretuar gjithmonë, duke përballur informacionin e sapo marrë me atë të vjetrin, të skalitur prej vitesh në memorie. Libri diku të bën ta admirosh Nolin, e diku tjetër të bën ta gjykosh atë, sepse Noli ishte i jashtëzakonshëm në guxim dhe angazhim. I papërtuar për të arritur. Talent dhe burimplotë. Nuk ia përtonte qesëndive publike për kundërshtarët dhe e kishte të vështirë të hiqte dorë nga bindja e vet apo të hapte rrugë, sepse ai besonte se ishte në anën e të vërtetës dhe të së drejtës.

Ajo që mua më mbeti në mendje jo për mirë, për shkak të ngjashmërive me realitetin e sotëm, ishin konfliktet mes intelektualëve, zilitë dhe spiunllëqet për të fituar territor e influencë në komunitet e ndër ambientet e të huajve, servilizmat dhe lojërat me shumë porta, fshehje vulash dhe marrje peng organizatash, fryrjet e vetëmburrjeve.

Emra që, në tekstet shkollore të historisë, janë idealizuar, gdhendur në mure, derdhur në monumente e pikturuar në tablo, meqë qeveritë nuk janë kursyer të prodhojnë mitet që iu janë dashur, në librin e Ikonomit ne i shohim ndryshe, i shohim njerëzorë me të mirat e të metat e tyre, sepse në kohët e sotme mitet dhe heronjtë e dikurshëm po dekonstruktohen në shërbim të së vërtetës.

Unë jam në pritje të vëllimit të dytë për Fan Nolin, që Ilir Ikonomi ka premtuar se do e sjellë së shpejti. Deri atëherë, rekomandoj të gjithë miqtë e mi të mos humbin shansin ta lexojnë Apostullin. Nuk është një libër vere, por është shkruar aq butë dhe natyrshëm sa do t’ju shoqërojë këndshëm në pushime.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Më 22 nëntor do të mbahet mbledhje përkujtuese në kujtim të jetës dhe veprës së Nijazi Ramadanit

November 21, 2026

“Të Mjerët”, monumenti më i lartë që Viktor Hygo i ngriti humanizmit dhe letërsisë

November 16, 2026

Unë do të vij!

November 11, 2026
Mos humbni
Lajme Lokale

UKZ zgjeron bashkëpunimin ndërkombëtar me Arel University në Stamboll, nënshkruhet marrëveshje e re Erasmus+ KA171

By adminNovember 24, 2026

Në kuadër të vizitës zyrtare në Turqi, e cila po zhvillohet nga 23 deri…

Dardanapress ka mbajtur fushatën vetëdijesuese për edukimin dhe fuqizimin e grave dhe të rinjve

November 24, 2026

Pensionohet infermierja Lirije Hyseni, punoi 45 vite me përkushtim, përgjegjësi dhe humanizëm të lartë

November 24, 2026

Përfitues plugjesh 14 fermerë të Vitisë

November 24, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

UKZ zgjeron bashkëpunimin ndërkombëtar me Arel University në Stamboll, nënshkruhet marrëveshje e re Erasmus+ KA171

November 24, 2026

Dardanapress ka mbajtur fushatën vetëdijesuese për edukimin dhe fuqizimin e grave dhe të rinjve

November 24, 2026

Pensionohet infermierja Lirije Hyseni, punoi 45 vite me përkushtim, përgjegjësi dhe humanizëm të lartë

November 24, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.