Author: admin

Lugu i Verdhë tanimë është shndërruar në një destinacion të preferuar për ata të cilët nuk i frikësohen lartësisë. E një adrenalinë e tillë është përjetuar në aktivitetin e Climbing-ut dhe Zip-Line, ku së bashku me Kryetarin Kadri Rahimaj dhe Drejtorin Behar Hysenin, qytetarët u lëshuan në litarin që përshkonte Liqenin e Rubocit. Pamje mbreslënese mbeteshin në kujtesën e atyre të cilët provuan për herë të parë këtë aventurë. Kurse ata të cilët ende nuk i kanë shijuar këto emocione, mund ta vizitojnë këtë vend deri më datë 24 Korrik./GJILANI INFO/

Read More

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave. Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Sulmi seksual”. Aktakuzat: Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për këto vepra penale: Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Sulmi”, Një (1) aktakuzë kundër një (1)…

Read More

Fermerët në vazhdimësi po vizitohen nga Bajram Isufi , Drejtor i Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari, i cili nga afër po njoftohen me veprimtaritë e tyre në gjithë territorin e Komunës së Gjilanit. Kësaj here [shtë vizituar Vebi Halili nga fshati Malishevë, fermer ky i përkushtuar ndaj veprimtarisë për kultivimin e frutave të imta. Vebiu ishe pjesëtar i FSK, kurse tashmë në pension. Ky fermer punon një sipërfaqe toke totale prej 18 hektarësh, ndër të cilat mbi 10 ha me grurë, 6 ha me misër , 0.52 ha me qepë, 0.28 ha me kumbull dhe 0.63 ha me mjedër.…

Read More

Ai është poeti kontemporan i vargjeve elegjike. Lindi në Zvërnec të Vlorës dhe studimet e larta për ekonomi i kreu në Sofje, por mbetet në historinë e letrave shqipe si poeti modernist e i pakompromis me realizmin socialist e kornizat ku duhej të vendosej arti. Për sensin e tij të kritikës antiburokratike dhe analizës që zhvilloi në vitin 1973 në Pleniumin e IV-rt për kritikën e veprës “Drama e një partizani pa emër”, zhvendoset nga pozicioni i pedagogut drejt shkollës së mesme të natës “Sami Frashëri” të Tiranës. Megjithatë Fatos Arapi nuk rreshti së dashuruari letërsinë e gazetarinë, të…

Read More

Boksierja Donjeta Sadiku do ta përfaqësojë Kosovën në sportin e boksit në Lojërat Olimpike që do të zhvillohen në Paris të Francës Atje ajo thotë se udhëton me një qëllim të vetëm, që të fitojë medalje olimpike dhe kështu ta realizojë ëndrrën e madhe të karrierës së saj. “Kam punuar shumë për ta arritur normën olimpike. Unë prej fillimit, prej ciklit olimpik kur kam filluar stërvitjet kam thënë që në këtë cikël olimpik synimi im nuk është vetëm kualifikimi kështu që po shpresoj që të më prijë fati dhe të më realizohet ëndrra ime që e kam pasur gjatë…

Read More

NGA: SKENDER ZOGAJ Jonuz Fetahaj ” Sa qenka plakur pritja” poezi te zgjedhura, botoi ” URA”, Prishtine, 2024 Sapo ka dalur nga shtypi, vëllimi poetik “Sa qenka plakur pritja” me poezi të zgjedhura të poetit të mirënjohur Jonuz Fetahaj. Librin e ka botuar Shtëpia botuese “Ura” në Prishtinë, një shtëpi serioze, me përgatitje të duhur kulturore e arsimore për të hetuar vlerat letrare, të mira e të dobishme për lexuesit! Dëshmi konkrete është libri “Sa qenka plakur pritja”, vepër që i ka takuar Ministrisë së Kulturës të Kosovës ta nxirrte në dritë, sepse bëhet fjalë për një vepër cilësore letrare e…

Read More

Duartrokitje e brohortije të shumta dëgjoheshin mbrëmë në Amfiteatrin e Qytetit, në përkrhahje të ekipeve të cilat garonin në lojën e Streetball-it. Një lojë plotë entuziasëm në të cilën morën pjesë 16 ekipe nga Kamenica, Gjilani, Prishtina, Rahoveci, Prizreni e Peja, mblodhi shumë simpatizant. Ekipet të cilat morën pjesë ishin: 1. Star 2. 039 3. Mahalla 4. Prishtina 5. Kamenica 6. Iliria 7. Grapeland 8. Dream Team 9. K.B “curri” 10. First Fit 11. Besa 12. Splash Brothers 13. 04 14. Rriqnat 15. Nishat 16. Triple T Edhe pse ishte një lojë e zjarrt në fund triumfuan vetëm dy ekipe…

Read More

Prindër dhe drejtues të institucioneve arsimore, po ankohen së vitin e kaluar janë përballur me shumë probleme dhe jo të gjithë nxënësit në fillim të viti shkollor, kanë qene të pajisur me tekste shkollore. Ata po kërkojnë që të furnizohen drejtpërsëdrejti në shkolla, sikur në vitet paraprake. Mënyra e furnizimit të nxënësve me tekste shkollore për vitin e ri shkollor 2024/25 përmes subvencionimit të prindërve, po kritikohet nga prindër dhe drejtues të institucioneve të arsimit. Disa prindër i thanë Radio Kosovës së vitin e kaluar janë përballur me shumë vështirësi. Sipas tyre, Ministria e Arsimit duhet të vazhdojë me…

Read More

Sot parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat gjatë pjesës së dytë të ditës parashihen të sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Sot parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat gjatë pjesës së dytë të ditës parashihen të sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës,temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-29 gradë Celsius. Pritet fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-7m/s.

Read More