- Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
- Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
- Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi
- Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi
- Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici
- 170 mijë euro investim në rrjetin e ujësjellësit në Grizime, përfitojnë 170 ekonomi familjare
- Prokuroria Themelore në Gjilan ngre tri aktakuza brenda 24-orësh
- Delegacioni i veteranëve shqiptarë dhe kroatë nderon dëshmorët në Gjilan
Author: admin
Neglizhenca institucionale ndaj sakrificës historike të mësimdhënësve të Kosovës që punuan në kohën e sistemit paralel në vitet e 90-ta
Edhe pse është folur dhe flitet shkarazi për sakrificën dhe rezistencën e mësimdhënësve në vitet e 9O-ta, jo rrallëherë është trajtuar me seriozitet padrejtësia që po u bëhet sot atyre që e mbajtën gjallë arsimin në atë periudhë kohore. Mësimdhënësit e sistemit paralel nuk janë thjesht një kapitull historie – ata janë një kategori e gjallë që po përballet me neglizhencë të hapur institucionale. Gjatë viteve të represionit, këta mësimdhënës punuan pa kushte elementare, pa paga të sigurta dhe nën rrezik të vazhdueshëm. Ata nuk kishin luksin e zgjedhjes – kishin vetëm përgjegjësinë për të mos lejuar shuarjen e…
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka përgëzuar drejtorin e shkollës në Sllatinë të Epërme për iniciativën dhe angazhimin në aksionin për rregullimin e ambientit të jashtëm të shkollës. Ai vlerësoi lart bashkëpunimin me komunitetin, duke theksuar se ky është një shembull i mirë i mobilizimit qytetar për përmirësimin e hapësirave publike. Haliti bëri të diltur se Komuna e Vitisë do të jetë në përkrahje të plotë të këtij aksioni, duke ofruar kapacitetet e saj për të ndihmuar në realizimin e tij./Gjilani INFO/
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtorin për Shëndetësi, Halil Musliu, dhe drejtoreshën e QKMF-së, Vjollca Kadolli-Halili dhe të tjerë, kanë pritur sot në takim infermieren Magbule Islami, me rastin e pensionimit të saj pas 38 vitesh pune në shërbim të qytetarëve. Gjatë këtij takimi u vlerësua lart kontributi i saj shumëvjeçar në sektorin e shëndetësisë, ku ajo ka shërbyer me përkushtim ndaj pacientëve dhe profesionit të saj, duke lënë gjurmë të rëndësishme në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti. Kryetari Haliti e falënderoj znj. Islami për angazhimin e saj ndër vite, duke theksuar se…
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, ka pritur në një takim rasti znj. Ajshe Damati-Bekteshi, me rastin e pensionimit të saj pas një karriere 38-vjeçare në shërbim të institucioneve publike. Gjatë këtij takimi, u vlerësua lart kontributi i saj shumëvjeçar, i cili nisi në fushën e arsimit, ku ajo ka shërbyer me përkushtim, në veçanti si drejtoreshë e çerdhes publike “Gëzimi ynë” në Viti, dhe më tej angazhimi i saj në Gjykatën në Viti. Kryetari Haliti çmoi lartë punën dhe përkushtimin e znj. Damati-Bekteshi, duke e cilësuar atë si një shembull të përkushtimit…
Prokuroria Themelore në Gjilan ka bërë të ditur se, në dy raste të ndara dhe me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar gjithsej dy persona të dyshuar për vepra penale të ndryshme. Sipas njoftimit zyrtar, njëri nga të dyshuarit dyshohet për veprat penale “Vetëgjyqësia” dhe “Kanosje”, ndërsa personi tjetër dyshohet për veprën penale “Dhuna në familje”. Autoritetet kanë theksuar se procedurat e mëtejshme ligjore po zhvillohen në përputhje me ligjet në fuqi, nën mbikëqyrjen e prokurorit kompetent./Gjilani INFO/
Inspektorët e Komunës së Gjilanit, po vazhdojnë me kryerjen e detyrave të saja në terren, sipas ankesave të qytetarëve. Drejtorati për Inspekcion, njofton, se një qytetarë është ankuar se në rrugën “Qarkore” janë dëmtuar gypat e ujësjellësit dhe kanalizimit. Pas inspektimit është konstatuar se është bërë ndërhyrje në infrastrukturën komunale, ku janë prerë gypat e rrjetit të ujit dhe kanalizimit. Pala e cila ka ndërhyrë në rrjetë është dënuar me 300 euro nga inspektorët. Sipas Drejtoratit të Inspekcionit, pala tjetër e dëmtuar, ka pasur leje për tu lidhur në gypat e ujësjellësit dhe kanalizimit. Nga Drejtorati për Inspekcion, u bëjnë…
Në statistikat e fundit të përgjithshme të sigurisë në trafik, nuk është shënuar asnjë aksident me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 21 aksidente me persona të lënduar dhe 26 aksidente me dëme materiale. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar gjithsej 2270 tiketa trafiku, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor. Në aspektin e rendit dhe sigurisë, janë arrestuar 14 persona, 8 persona janë mbajtur në mbajtje, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i ndalimit policor. Po ashtu, 4 persona janë në vuajtje të dënimit. Autoritetet vlerësojnë se, pavarësisht mungesës së aksidenteve…
Një person është arrestuar në lagjen Iliria në Kamenicë nën dyshimin për dhunë në familje dhe kanosje. Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur më 9 prill 2026 rreth orës 01:00, ku i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se ka ushtruar dhunë dhe ka kanosur një femër kosovare. Pas ndërhyrjes së policisë, i dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti po hetohet nga organet kompetente./Gjilani INFO/
Një person është arrestuar në Gjilan nën dyshimin për përfshirje në një rast të vetëgjyqësisë dhe kanosjes. Ngjarja ka ndodhur më 9 prill 2026, rreth orës 08:07, ku i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se ka penguar dhe kërcënuar tre persona të tjerë. Pas ndërhyrjes së policisë, i dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit./Gjilani INFO/
Komuna e Vitisë, konkretisht Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare”Nëna Terezë” në Viti ka përfituar një donacion rë rëndësishëm për institucionin dhe pacientët me nevoja të veçanta. Ky donacion është realizuar si pjesë e një bashkëpunimi të ngushtë në mes të menaxhmentit të QKMF-së në Viti, shoqatës shqiptare “ ILIRIA” në Lyon të Francës, shoqatës Bioport dhe Shoqatës AIMA në Francë dhe përkrahjes financiare të ujit ”Lajthiza” . Në emër të institucioneve komunale, falënderim i veçantë për qytetarin vitias Avni Bilalli nga Vërbani, i cili ka ndërmjetësuar në këtë aktivitet dhe falënderojmë znj.Elizabeta Shehi dhe Raimond Shehi nga Shqipëria për realizimin…

