- Po kthehem
- Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
- Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
- Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi
- Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi
- Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici
- 170 mijë euro investim në rrjetin e ujësjellësit në Grizime, përfitojnë 170 ekonomi familjare
- Prokuroria Themelore në Gjilan ngre tri aktakuza brenda 24-orësh
Author: admin
Komuna e Vitisë, konkretisht Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare”Nëna Terezë” në Viti ka përfituar një donacion rë rëndësishëm për institucionin dhe pacientët me nevoja të veçanta. Ky donacion është realizuar si pjesë e një bashkëpunimi të ngushtë në mes të menaxhmentit të QKMF-së në Viti, shoqatës shqiptare “ ILIRIA” në Lyon të Francës, shoqatës Bioport dhe Shoqatës AIMA në Francë dhe përkrahjes financiare të ujit ”Lajthiza” . Në emër të institucioneve komunale, falënderim i veçantë për qytetarin vitias Avni Bilalli nga Vërbani, i cili ka ndërmjetësuar në këtë aktivitet dhe falënderojmë znj.Elizabeta Shehi dhe Raimond Shehi nga Shqipëria për realizimin…
Ka ndërruar jetë Sherafedin Kadriu, një nga figurat e njohura të kulturës, letërsisë dhe trashëgimisë shpirtërore në Gjilan dhe më gjerë. Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët, të cilët përmes një njoftimi kanë shprehur dhimbjen e thellë për humbjen, duke paralajmëruar se detajet rreth ceremonisë së varrimit do të bëhen publike me kohë. Kadriu lë pas një veprimtari të pasur si studiues letrar, poet e prozator, si dhe si njohës i përkushtuar i arkeologjisë dhe trashëgimisë kulturore. Kontributi i tij i fundit ishte edhe në kuadër të Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Gjilan, ku…
Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar në polici, ku një person i panjohur dyshohet se ka depërtuar me forcë në një objekt dhe ka kryer vjedhje. Sipas personit që është ankuar,rasti ka ndodhur më 05 prill 2026, ndërsa është raportuar më 08 prill. I dyshuari ka thyer kasafortën brenda objektit dhe ka marrë një shumë parash të gatshme. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit./Gjilani INFO/
Një person ka raportuar në polici se është kanosur pas një mosmarrëveshjeje me një tjetër person. Sipas ankuesit, i dyshuari mashkull kosovar e ka kërcënuar, duke shkaktuar shqetësim dhe pasiguri. Rasti është iniciuar nga autoritetet përkatëse dhe është trajtuar në konsultim me prokurorin. Me vendim të prokurorit, pas procedurave fillestare, palët janë liruar në procedurë të rregullt./Gjilani INFO/
Një person është arrestuar nën dyshimin për përfshirje në një rast të dhunës në familje. Sipas raportit të policisë thuhet se i njejti dyshohet se ka sulmuar fizikisht një person të gjinisë mashkullore. Viktima ka refuzuar trajtimin mjekësor pas incidentit. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejshme./Gjilani INFO/
Është arrestuar një person në orët e mëngjesit të ditës së djeshme në Gjilan pasi dyshohet se ka penguar dhe kanosur punëkryesit e angazhuar për rregullimin e rrjetit të kanalizimit. Sipas raportit, punimet ishin duke u kryer me leje të rregullt nga ankuesi, ndërsa i dyshuari mashkull kosovar ka ndërhyrë duke i penguar dhe kërcënuar punëtorët gjatë procesit të punës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejshme hetimore./Gjilani INFO/
Sot vendi ynë do të zgjohet me mot kryesisht me diell në orët e para të mëngjesit, ndërsa gjatë ditës pritet shtim i menjëhershëm i vranësirave. Megjithatë, këto vranësira do të jenë kalimtare dhe gjatë pasdites pritet të ketë kthjellime. Era do të fryjë nga drejtimi i veriut dhe perëndimit, herë pas here mjaft e fuqishme, me shpejtësi që pritet të arrijë nga 17 deri në 49 km/h. Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 1 dhe 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës pritet të arrijnë nga 13 deri në 17 gradë Celsius./Gjilani INFO/
Sot në Viti është mbajtur takimi i radhës lidhur me organizimin e festivalit më të madh elektronik në Kosovë, “Nexus 2026”, i cili pritet të mbahet gjatë këtij viti Kabash të Vitisë. Në këtë takim kanë marrë pjesë kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, drejtorë të drejtorive komunale, si dhe përfaqësues të Policisë, Shëndetësisë dhe institucioneve të tjera relevante. Sipas organizatorëve, është bërë e ditur se synohet që çdo natë gjatë festivalit të jenë të pranishëm rreth 10 mijë persona. Gjatë takimit u diskutua në veçanti për përgatitjet organizative, mbarëvajtjen e festivalit, krijimin e kushteve sa më të mira…
Drejtoesha Rashiti: Përmbyllet me sukses procesi i informimit publik për Rindërtimin Kadastral
Procesi i dëgjimeve publike në kuadër të Rindërtimit Kadastral është përmbyllur sot me takimet e mbajtura në lagjet Arbëria dhe Dheu i Bardhë, duke shënuar përfundimin e një serie takimesh me interesim dhe përfshirje të gjerë të qytetarëve. Gjatë këtyre dëgjimeve, drejtoresha për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, Eljesa Rashiti, theksoi se diskutimet dhe kontributi i qytetarëve përbëjnë një bazë të rëndësishme për avancimin e këtij procesi, me qëllim të krijimit të një sistemi kadastral më të saktë, të drejtë dhe transparent. Drejtoria për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë falënderon të gjithë qytetarët për angazhimin dhe mbështetjen e treguar gjatë gjithë këtij…
Në një hap të rëndësishëm drejt një të ardhmeje më të gjelbër dhe më të qëndrueshme, Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka shpallur vitin 2026 si Vit të Mbrojtjes së Mjedisit në territorin e komunës. Ky vendim shënon një angazhim të fuqishëm institucional për mbrojtjen e natyrës, ruajtjen e pasurive tona mjedisore dhe përmirësimin e cilësisë së jetës për të gjithë qytetarët. Në thelb të këtij vizioni qëndron kujdesi për tokën, ajrin dhe ujin, si vlera të përbashkëta që kërkojnë përgjegjësi dhe veprim të përbashkët. Përmes këtij vendimi, Komuna e Vitisë synon të fuqizojë masat për zvogëlimin e…

