- Lufta hibride në Ballkan: fronti që nuk shpall luftë
- Moti sot
- Shtëpia me inati nuk mbahet
- Shtëpia me inati nuk mbahet
- Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave
- Një grua nga Vitia ndërron jetë rrugës për në spitalin rajonal të Gjilanit
- 1,737 gjoba për një muaj në Gjilan – Policia zbulon shkeljet më të shpeshta në trafik
- Alarm në 24 orët e fundit: 128 aksidente, mbi 2,300 tiketa dhe 22 të arrestuar në Kosovë
Author: admin
Kuvendi Komunal ka mbajtur mbledhje solemne për nder të manifestimit tradicional “Epopeja e UÇK-së”
Këtë mbledhje e hapi Kryesuesja e Kuvendit, Arbnore Beqiraj-Fera, ndërsa të pranishëm ishin Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, Nënkryetarja Arta Bajralija, asamblistët e Kuvendit Komunal, përfaqësuesi i OVL-UÇK-së – dega në Kamenicë, Milaim Limoni, përfaqësues të familjeve të dëshmorëve, përfaqësues nga Policia e Kosovës, përfaqësues nga Bashkësia Islame e Kosovës, media, OJQ dhe të tjerë. Pas hapjesë së mbledhjes, Kryesuesja e Kuvendit, Arbnore Beqirja –Fera, në fjalimin e saj tha sot janë mbledhur në këtë seancë solemne për të përkujtuar me nderim dhe krenari “Epopen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, një ndër momentet më të rëndësishme të historisë sonë. “Epopeja…
Autor: Femi Halimi ESE Mitet e legjendat nuk kanë pasë histori e fakte, kanë pasë vetëm ngjarje dhe qëllimi i tyre ka qenë edukimi. Mitet tregonin për zotërat e legjendat për njerëzit. Kishte edhe tregime të përziera mit dhe legjendë, si që ishte legjenda për Akilin, që ishte biri i Tetidës zot dhe Peleut mbret njerëzor. Mandej tek mitet tërthorazi shfaqej interesimi i zotërave për fatet njerëzore dhe pjesëmarrja e tyre në të mirë e në të keq dhe në anim nga njëra a pala tjetër e njerëzve në luftë e në paqë, si dhe tek legjendat kemi rrëfime…
Kryetari Alban Hyseni prezanton drejtorin e ri të Arsimit në Gjilan – Jeton Rexhepi merr zyrtarisht detyrën
Në një takim të mbajtur sot me drejtorët komunalë, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka prezantuar zyrtarisht drejtorin e ri të Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA), Jeton Rexhepi. Prezantimi u bë para kabinetit komunal, ku Rexhepi mori zyrtarisht përgjegjësinë për të udhëhequr sektorin e arsimit në Gjilan. Kryetari Hyseni theksoi se arsimi mbetet një nga prioritetet kryesore të qeverisjes lokale, duke i uruar suksese drejtorit të ri në përmbushjen e objektivave për ngritjen e cilësisë në shkolla. Jeton Rexhepi deri më tani ka udhëhequr me përkushtim Shkolla e Mesme e Lartë Teknike ‘Zenel Hajdini’, ku ka fituar përvojë…
Drejtori për Administratë të Përgjithshme, Elbasan Shabani, së bashku me këshilltarin komunal Kushtrim Kadriu dhe zyrtarin ligjor të kësaj drejtorie Ardian Foniqi, pritën në takim përfaqësuesin e Organization for Security and Co-operation in Europe (OSBE), Ryan C. Scherba. Në këtë takim u diskutuan shqetësimet dhe problemet me të cilat përballen qytetarët e Luginës së Preshevës që jetojnë në Gjilan, të cilët vazhdojnë të hasin vështirësi për shkak të mungesës së dokumenteve të Republikës së Kosovës.. Theks i veçantë iu kushtua nevojës për zgjidhje ligjore dhe institucionale, me qëllim garantimin e të drejtave themelore dhe lehtësimin e qasjes së tyre në…
Ligjërata e 5-të në Viti: “Pse Perëndimi shpëtoi Kosovën”, në nder të 250-vjetorit të Shtetësisë së SHBA-së
Në kuadër të aktiviteteve të Platformës Publike 1-vjeçare për orientimin properëndimor dhe miqësinë Kosovë–SHBA 2026, në Shkollën e Mesme Profesionale “Jonuz Zejnullahu” në Viti u mbajt ligjërata e pestë me radhë me temën “Pse Perëndimi shpëtoi Kosovën”, në nder të 250-vjetorit të Shtetësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në këtë aktivitet mori pjesë Kryetari i Komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti, i cili së bashku me kryetarin e Shoqatës “Miqtë e Amerikës”, z. Agim Rexhepi, mbajtën ligjëratë para nxënësve, duke theksuar rëndësinë historike të mbështetjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të aleatëve perëndimorë për lirinë dhe shtetndërtimin…
Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Mimoza Kadriu, së bashku me ushtruesin e detyrës në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, dr. Basri Kamberin dhe stafin menaxherial të kësaj drejtorie, realizuan një vizitë në të gjitha shërbimet që ofron QKMF-ja, në kuadër të funksionimit të saj. “Gjatë kësaj vizite u njohëm nga afër me kushtet e punës, sfidat me të cilat përballet stafi, punën e palodhshme dhe rezultatet e arritura nga ky institucion i rëndësishëm shëndetësor”, tha Mimoza Kadriu. Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, falënderoi të gjithë stafin mjekësor për gatishmërinë, profesionalizmin dhe përkushtimin e madh që tregojnë çdo ditë,…
Shënohet dita e shkollës dhe përurohet projekti i renovimit të Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës” në Viti
Në Viti, sot është shënuar Dita e Shkollës në Gjimnazin “Kuvendi i Lezhës”, njëkohësisht edhe 53-vjetori i pavarësimit të këtij institucioni arsimor, përvjetor ky që lidhet me vitin shkollor 1972–1973, kur gjimnazi u nda nga Gjimnazi “Zenel Hajdini” në Gjilan. Manifestimi u mbajt në praninë e përfaqësuesve të institucioneve komunale, veteranëve të arsimit, personaliteteve nga jeta publike dhe institucionale, profesorëve, nxënësve dhe qytetarëve të shumtë. Me këtë rast, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, në fjalën e tij theksoi rëndësinë e kësaj dite për komunitetin dhe arsimin në përgjithësi. Ai u shpreh se është nder i veçantë që,…
Për nder të shënimit të ditëve të lavdishme të “Epopesë së UÇK-së”, Kuvendi i Komunës së Gjilanit, do të mbajë mbledhje solemne. Kjo seancë, është thirrur nga kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, Krenare Latifi Kqiku, me 5 mars me fillim në orën 10:00, në Shkollën e Mesme të Agrobiznesit dhe Teknologjisë “Sahit Baftiu”. /Gjilani INFO/
Shënohet dita e shkollës dhe përurohet projekti i renovimit të Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës” në Viti
Në Viti, sot është shënuar Dita e Shkollës në Gjimnazin “Kuvendi i Lezhës”, njëkohësisht edhe 53-vjetori i pavarësimit të këtij institucioni arsimor, përvjetor ky që lidhet me vitin shkollor 1972–1973, kur gjimnazi u nda nga Gjimnazi “Zenel Hajdini” në Gjilan. Manifestimi u mbajt në praninë e përfaqësuesve të institucioneve komunale, veteranëve të arsimit, personaliteteve nga jeta publike dhe institucionale, profesorëve, nxënësve dhe qytetarëve të shumtë. Me këtë rast, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, në fjalën e tij theksoi rëndësinë e kësaj dite për komunitetin dhe arsimin në përgjithësi. Ai u shpreh se është nder i veçantë që,…
Padia për pasivizimin e adresave në Gjykatën Evropiane, hap drejt kërkimit të drejtësisë për qytetarët
Ardita Sinani Regjistrimi i padisë në Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut lidhur me pasivizimin e adresave po vlerësohet si një hap i rëndësishëm drejt kërkimit të drejtësisë dhe mbrojtjes së të drejtave themelore të qytetarëve. Kjo iniciativë synon trajtimin e një praktike që, sipas palëve të përfshira, ka prekur një numër të madh familjesh dhe ka ngritur shqetësime serioze për respektimin e të drejtave civile dhe ligjore. Mirënjohje e veçantë është shprehur për Teuta Fazliu, e cila me guxim qytetar dhe gatishmëri ka marrë përsipër përfaqësimin e kësaj çështjeje, duke e ngritur atë në nivel ndërkombëtar. Po ashtu,…

