Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se në dy raste të ndara janë ndaluar pesë persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Sipas njoftimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, një person është ndaluar për veprën penale “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion”, ndërsa katër persona të tjerë për “Lëndim i lehtë trupor”.
Ndërkohë, Prokuroria ka bërë të ditur se janë ngritur edhe dy aktakuza kundër dy personave për vepra të ndryshme penale.
Një aktakuzë është ngritur për veprën penale “Kanosje”, ndërsa aktakuza tjetër për “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”./Gjilani INFO/


