- Një flamur i UÇK-së në çdo shtëpi të Gjilanit!
- Sonte ndizet “Zjarri i Lirisë” në Gjilan
- Brenda një dite 2 mijë e 241 gjobitje në trafik dhe 47 aksidente rrugore
- Gjilani bëhet me objekt të ri të Këshillit të Bashkësisë Islame
- Arrestohen tre persona të dyshuar për grabitje në Gjilan
- Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur shtatë aktakuza ndaj shtatë personave
- Kënga e Hajredinit – bota e përjetimit dhe frymëzimit
- Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë
Author: admin
Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj së bashku me bashkëpunëtorë ka pritur në takim përfaqësues nga Instituti i Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë. Ky takim është realizuar me qëllim të nënshkrimit të dorëzim-pranimit të dosjeve nga materiali arkivor komunal. Këto dosje përmbajnë informata dhe dëshmi lidhur me hunbjet njerëzore si dhe dëmet ekonomike të shkaktuara nga lufta në rajonin e Kamenicës./GJILANI INFO/
Investimet në përmirësimin e infrastrukturës rrugore nuk po ndalen edhe përkundër problemeve. Asfaltimet kanë vazhduar në Bresalc, ku ishte edhe i pari i komunës Alban Hyseni. Kryetari i Komunës së Gjilanit, tregoi se mbi 160 mijë euro dhe rreth 1.5 kilometra gjatësi, është projekti i radhës në fshatin Bresalc. “Pas shumë kërkesave dhe pritjes së gjatë, banorët e Bresalcit, më në fund po bëhen me infrastrukturën e nevojshme”, tha Alban Hyseni. I pari i Gjilanit, theksoi se pavarësisht pengesave, janë të përkushtuar që të punojnë pa ndalur dhe pa rreshtur, në interes të qytetarëve tanë./GJILANI INFO/
Nga: K.G. Skuadra nga Irlanda e Veriut, Larne, ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Ballkanit të Therandës. Ndeshja është zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Kampioni i Kosovës tronditet në minutën e 89-të. Autor i golit është futbollisti Donnelly. Duhet theksuar se në minutën e 88-të, një shikues futet në fushë, për të bërë atraksion. Larne ka arritur një rezultat të madh në ndeshjen e parë të rrethit të tretë kualifikues të Conference League. Ballkanin e pret punë e madhe në udhëtim, për të përmbysur këtë rezultat.
KRU “Hidromorava” SH.A – Gjilan Njoftim! Ndërprerje e furnizimit me ujë sonte nga ora 23:00 deri nesër në ora 08:00 Për konsumatorët që furnizohen me ujë nga rezervari në “Kodrën e Dëshmorëve” Livoç i Ulët, Velekincë, Rr. Lotë Vaku, Rr. Idriz Seferi, Kodra e Dëshmorëve, Hysen Tërpeza, Bregu i Djegur. Të nderuar konsumatorë! Ju informojmë se në orarin e lartëcekur, sonte do të ndërprehet furnizimi me ujë në mënyrë që të rimbushet me ujë rezervari në “Kodrën e Dëshmorëve” në kapacitetin e plotë. Arsyeja e ndërprerjes është që nesër të furnizohen me presion të ujit mjaftueshëm edhe pikat më…
Nga: Daut Dauti Libri i Averroes (Ibn Rushdit), në arabisht me titullin Tahafut Al-Tahafut kurse në anglisht The Incoherence of the Incoherence – në shqip mund të përkthehet si Pandërlidhja e pandërlidhësisë ose Palidhja e palidhësisë” 0 është ndër veprat themelore të filozofisë, teologjisë dhe historisë së këtyre lëmenjve. Averroesi në këtë vepër grandioze debaton me Al-Gazalin duke e angazhuar arsyeshmërinë e bazuar në filozofinë e Aristotelit. Al-Gazali bazohet në teologji, e cila e refuzon arsyen e Aristotelit të transmetuar dhe përpunuar nga Averroesi. Në botën islame ka dominuar aspekti teologjik i Al-Gazalit. Sikur të dominonte ai i Averroes, bota islame sot me siguri do të…
Emrush Shkodra Bota dhe posaçërisht shqiptarët të marrin mësim nga demokracia më e madhe në botë Amerika, se si nuk duhet patur frikën me shpërfaq për opinion ekipin e tij me të cilën pretendon të punon me ardhjen ne pushtet. Praktikisht, akoma as në fushatë zgjedhore nuk janë futur subjektet politike, dhe publikisht shpërfaqen personalitetet që do të udhëheqin me pozitat e larta nëse subjekti i caktuar fiton zgjedhjet për të qeverisur me vendin! Kandidatja për presidente nga radhët e partisë demokratike në Amerikë ka treguar emrin e personit që do të jetë zëvendësi i tij në rast të fitores…
Haziri (LDK): Heronjtë e gjallë – bashkatdhetarët, janë përjashtuar nga roli i garantuesit të zhvillimit ekonomik lokal nga qeveria lokale dhe qendrore
Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, z. Lutfi Haziri, në një konferencë për media, tha se bashkatdhetarët tanë janë garantuesit e paqes sociale dhe të zhvillimit ekonomik. Kryetari Haziri tha se Dega e LDK-së po punon në vazhdimësi në agjendën e vet për pritjen e bashkatdhetarëve të cilët gjenden ne pushime në vendlindje. Deri tani qindra bashkatdhetarë i kemi pritur në zyrë e i kemi vzituar ata, në komunikim të përditshëm, duke i ndarë shqetësimet dhe gëzimin që e kanë gjatë kësaj kohe. “Natyrisht që mbeten heronjtë tanë të gjallë me kontribut e angazhim, sot e përjetë sepse…
Nga: K.G. Drita e Gjilani nuk doli me rezultat pozitiv nga stadiumi në Riga. Skuadra e Dritës ka pësuar humbje me rezultat minimal 1:0 nga Auda, në ndeshjen e parë të rrethit të tretë të kualifikueseve për Conference League. Ky rezultat është premtues për Dritëln, sepse pas një jave ka rast të madh që të përmbysin këtë humbje dhe të shkojnë më tutje. Futbollisti portugez Bruno Tavares shënoi në minutën e 8-të. Ky gol i hershëm ishte fatal për Dritën. Ndeshja e kthimit luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Fehmi Qerimi Nuk po e di mirë,a ma mirë me u ulë diku skaj rruge e hiç mos me folë A me u ngritë si prej dheu në këmbë para këtij mllefi shekullor e më bërtitë Për zotin nuk po e di as sonte a jemi në dimër apo ende s`kemi hyrë A mos jemi n`ëndërr orëve të vona a të tjerët s`po donë me na folë Po thonë lulet kanë marrë udhë netëve pa borë për mos me u kthy kurrë E dikush po lutet para sofrës që lisat para zotit me shpresë t`mbesin ku ka jetë
38-vjeçari shkoi të lante hesapet, por mbeti i vdekur! Shkak dyshohet borxhi 5 mijë euro. Një shqiptar ka humbur jetën pasi është goditur me thikë në zemër gjatë një sherri në Via San Giovanni. Burri vdiq më pas në spitalin Cattolica. Viktima është Dritan Idrizi, 38 vjeç, i dënuar për drogë, nga San Giovanni in Marignano (Rimini). Ai kishte shkuar në Tavullia për të larë hesapet me një familje bashkëfshatarësh. Sipas medias italiane, atij i është dashur të marrë një shumë prej 5 mijë eurosh. Ai ishte i armatosur me shkopinj bashkë me dy-tre të tjerë. Njëri nga grupi duket se ka goditur…

