- Një flamur i UÇK-së në çdo shtëpi të Gjilanit!
- Sonte ndizet “Zjarri i Lirisë” në Gjilan
- Brenda një dite 2 mijë e 241 gjobitje në trafik dhe 47 aksidente rrugore
- Gjilani bëhet me objekt të ri të Këshillit të Bashkësisë Islame
- Arrestohen tre persona të dyshuar për grabitje në Gjilan
- Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur shtatë aktakuza ndaj shtatë personave
- Kënga e Hajredinit – bota e përjetimit dhe frymëzimit
- Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë
Author: admin
Nga: Faton Bislimi Partneriteti i Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës Ky është vit zgjedhor në SHBA dhe për shumëkë anekënd globit ka shkaktuar një drithërimë politike. Palët presin me padurim rezultatin e zgjedhjeve të nëntorit për të kuptuar nëse demokratët e Biden – tanimë me Kamala Harris si prijetare – do dalin ngadhnjimtarë, apo amerikanët do e rikthejnë në Shtëpinë e Bardhë Donald Trump. Fitorja e njërit apo taborrit tjetër drejtë Shtëpisë së Bardhë është përcaktuese për dinamikën e zhvillimeve globale në secilën fushë. Kjo drithërimë na prek edhe neve në Kosovë – bile, do thoja më shumë…
Edison Kqiku dhe bashkëlojtarët e tij janë gati për fillimin e kampionatit në Superligë për edicionin 2024/25. Kapiteni i skuadrës është paraqitur në konferencën për shtyp para përballjes së parë kampionale të cilën ekipi do ta zhvillojë në udhëtim te skuadra e Llapit. “Jemi të vetëdishëm për cilësitë e kundërshtarit, por ne kemi marrë masat preventive dhe besoj që me një performancë të mirë do të dalim faqebardhë nga ky takim”, deklaroi fillimisht Kqiku. Duke folur edhe për pritshmëritë e kampionatit, Kqiku u ka bërë thirrje bashkëlojtarëve që ndeshjet t’i marrin me shumë seriozitet dhe të gjitha më radhë, më…
Ardian Nuhiu dhe ekipi që ai drejton janë gati për fillimin e kampionatit në elitën e futbollit kosovar për edicionin 2024/25. Tekniku i Gjilanit ka vlerësuar ekipin e Llapit, i cili do jetë kundërshtar i parë për sezonin e ri futbollistik, ndërkohë që ka potencuar që është i kënaqur nga ajo se çfarë ka treguar grupi që ai drejton. “Jemi përballë një sfidë ndaj një kundërshtari shumë të rrespektuar me një rol të rëndësishëm në kampionatin kosovar duke e dëshmuar me kualitet dhe paraqitje në arenën ndërkombëtare. Kundërshtari ka ruajtur bërthamën e skuadrës dhe ka intervenuar në afatin kalimtar…
Aktivitete javore në trafikun rrugor Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, njësia rajonale e trafikut rrugor dhe stacionet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë Gjilan gjatë periudhës kohore 02.08.2024 – 08.08.2024 në vazhdën e implementimit të planit operativ ‘’Rrethi’’ ka shqiptuar njëmijë e pesëqind e pesë (1505) gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor. Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtij plani janë ndërmarr aktivitete edhe në: Hetim i tridhjetë e nëntë (39) aksidenteve të trafikut me dëme materiale, Hetim i njëzet e tre (23) aksidenteve të trafikut me të lënduar, Shqiptuar…
Statistikat e përgjithshme të nxjerrura në pah prej raporti të Policisë së Kosovës të 24 orëve, sjellin në dukje faktin se në teritorin e vendit kanë ndodhur jo më pak se 120 aksidente trafiku. Njoftohet se prej tyre 37 syresh të kenë qenë me lëndime, kurse 83 vetëm me pasoja material. Ndërkaq, kur është fjala për tiketat e trafikut rrugor për ngasësit e automjeteve, që kanë ra ndesh me dispozitat ligjore dhe rregullat në trafik, bëhet e ditur se janë shqiptue 2 mijë e 339 tiketa./GJILANI INFO/
Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë fituar gjysmëfinalen dramatike kundër Serbisë në basketboll në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, me rezultat 95:92. Serbët ishin më të mirë se amerikanët në tre çerekët e ndeshjes, ndërsa ShBA-ja u kthye tek në çerekun e fundit. Çerekun e parë, Serbia e fitoi me rezultat 23-31, të dytin 20-23, të tretin 20-23 kurse në çerekun e katërt, Amerika e la Serbinë me vetëm 15 pikë, duke e fituar atë me 17 pikë diferencë, 32-15. Më i dalluari ishte Stephan Curry me 36 pikë, dy asistime e tetë topa të vjedhur, kurse te serbët…
Nga: Jeta Toçila Dedja Më është bërë zakon të shkruaj mbi një libër vetëm kur impresionohem më shumë se ç’pres. Kështu më ndodhi kur mora në dorë librin Fan Noli – Apostulli të Ilir Ikonomit dhe automatikisht nisa të recitoj “Anës lumenjve”, se aq shpesh e kam pas recituar gjatë viteve shkollore saqë zor ta harroj ndonjëherë. Por kur mbërrita në faqen e fundit të librit, pas një leximi frenetik vetëm me pushime dreke e darke, i dhashë kuptime e shpjegime të tjera çdo poezie të Nolit që, në atë kohë, i komentonim thjesht me nota patriotike. Se pas çdo…
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se Forca e Sigurisë së Kosovës është e aftë edhe për detyra luftarake të mbrojtjes së territorit të Republikës së Kosovës. “Kur e sqarova çështjen e zhvillimit të kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës e theksova edhe fazën në të cilën Forca e Sigurisë së Kosovës gjendet, por gjithmonë çdo pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka përfunduar kurse bazike ushtarake dhe kurse të tjera që i mundësojnë të jetë i gatshëm për operacione luftimi. Ne me gjitha kapacitetet që i kemi aktualisht jemi të aftë për të operuar dhe…
Prokuroria e Gjilanit: Ndalohen 3 persona për vrasje të rëndë në tentativë dhe armëmbajtje pa leje
Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar tre (3) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, të pandehurit N.H. dhe N.B., për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale ‘’Vrasja e rëndë në tentativë’’ dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe të pandehurin A.B., për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Dyshohet se gjatë ditës së sotme, më 08 Gusht 2024, rreth orës 10:07 minuta, në Fshatin e Ri, në komunën e Vitisë, të pandehurit N.B. dhe…
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovë ka bërë të ditur se sot në Kosovë do të ketë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas Institutit Hidrometeorologjik, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-34 gradë Celsius. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme , e lehtë deri mesatare. Instituti Hidrometeorologjik thekson se indeksi UV mbetet i lartë, prandaj këshillohet që nga ora 9-17 të mos ju ekspozohemi rrezeve direkte të diellit. Riga shiu nuk parashihen deri në gjysmën e dytë të muajit, përjashtim bëjnë viset e larta malore ku atje…

