Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

UKZ zgjeron bashkëpunimin ndërkombëtar me Arel University në Stamboll, nënshkruhet marrëveshje e re Erasmus+ KA171

November 24, 2026

Dardanapress ka mbajtur fushatën vetëdijesuese për edukimin dhe fuqizimin e grave dhe të rinjve

November 24, 2026

Pensionohet infermierja Lirije Hyseni, punoi 45 vite me përkushtim, përgjegjësi dhe humanizëm të lartë

November 24, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • UKZ zgjeron bashkëpunimin ndërkombëtar me Arel University në Stamboll, nënshkruhet marrëveshje e re Erasmus+ KA171
  • Dardanapress ka mbajtur fushatën vetëdijesuese për edukimin dhe fuqizimin e grave dhe të rinjve
  • Pensionohet infermierja Lirije Hyseni, punoi 45 vite me përkushtim, përgjegjësi dhe humanizëm të lartë
  • Përfitues plugjesh 14 fermerë të Vitisë
  • Peshorja digjitale në Tregun e Kafshëve të Gjilanit në funksion të përditshëm
  • Është pritur në takim Komandanti i Regjimentit të Parë të Këmbësorisë së FSK-së nga Drejtori Rajonal i Policisë së Gjilanit
  • Arrestohet një person në Gjilan nën dyshimin për mashtrim
  • Prokuroria në Gjilan ndalon dy persona, kërkon paraburgim për të dyshuarit për dhunë në familje dhe lëndim të lehtë trupor
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Realiteti alternativ-enigma e përsosjes së botës (1)
Kulturë

Realiteti alternativ-enigma e përsosjes së botës (1)

adminBy adminAugust 17, 2024No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
Prend Buzhala

REALITETI ALTERNATIV-ENIGMA E PËRSOSJES SË BOTËS (1)

Mehmetali REXHEPI: LËKURA E GURIT, SHB ROZAFA; Prishtinë, 2024

Që në fillim le të na lejohet t’i theksojmë dy gjëra. Në radhët të parë, kur autori nis romanin e tij me një citat të Orwell-it: “Tortura më e madhe për njerëzit inteligjentë është të jetosh sipas rendit të preferuar nga injorantët”, na sinjalizon se në një mjedis, ku njohuritë dhe analiza janë zëvendësuar me të pavërtetën dhe stereotipet, njerëzit inteligjentë ndjehen të izoluar, të pa kuptuar dhe të frustruar, për të cilët, përvoja e të jetuarit në një mjedis ku injoranca favorizohet dhe mënyra e mendimit të tyre është shpërqendruar nga çështjet kyçe, është sfiduese dhe shkakton ndjesi të thellë të izolimit dhe moskuptimit. Thënia si e tillë, na sugjeron që në fillim se përgjatë gjithë veprës, dëshmohet në shumë situata, përfshirë jetën nacionale, politikën, kulturoren, si dhe shoqërinë në përgjithësi, ku qëndrimet dhe veprimet e injorantëve mbizotërojnë në vend të logjikës dhe të arsyes së thellë. Në këso rrethanash, për një person inteligjent, të cilit i mungon bashkërendimi midis vlerave dhe realitetit të jashtëm, ndjehet si një formë e torturës emocionale.

Kjo torturë jetësore e emocionale sugjerohet edhe te titulli i veprës “Lëkura e gurit”. Në një vend personazhi i romanit kumton: “Urrejtja e veriorëve rridhte jugut sikur uji i lumit. Ai e dëftonte etikën e vet: -E kam lëkurën të fortë si të gurit!” Metaforikja e lëkurës sikur ta kujton atë romanin e Balzakut “Lëkura e Shagrenit”, kur personazhi heq dorë nga gëzimet, që, me anë të lëkurës magjike t’i përmbushte dëshirat e tij. E vërteta është se te romani i Mehmetali Rexhepit, ka një tjetër filozofi jetësore, siç është ajo e qëndresës, kurse ironia e lëkurës së gurtë, (të humbasësh gjithçka për hir të lirisë dhe të triumfit të saj), rikthehet si ironi e jetës. Lëkura e gurtë bëhet sinonim i njeriut që vuan shumë, që duron shumë dhe që triumfon.

Mirëpo, mu këtu na shfaqet karakteri i fortë i Idealistit, i personazhit të Motit, por i shumëzuar si personazh kompleks, nëpërmes Dytëshorit (një tjetër gjetje psiko-figurative e autorit), e, sidomos, të figurës së Shkrimtarit. Na paraqitet idealisti me karakter të fortë dhe rezistent ndaj sfidave të jetës… Përdorimi i metaforës së “lëkurës të fortë si të gurit,” përforcon idenë e një karakteri të fortë dhe rezistent ndaj përbaltjeve të jetës. Kjo lëkurë e fortë simbolizon aftësinë e personazhit për të përballuar vështirësitë dhe sfidat me vendosmëri dhe guxim. Ai nuk dorëzohet, edhe kur ballafaqohet me pengesa të mëdha, ka një ndjenjë të fortë të integritetit dhe të krenarisë, mban kokën lart dhe ndjehet krenar për vlerat dhe veprimet e tij, siç janë përkushtimi jetësor, që nga bankat e shkollës fillore, nëpër veprimtaritë jetësore, kryengritjeve studentore, luftës e pasluftës. Gjithnjë shohim një karakter në rritje, që mëson nga përvojat e jetës… Krye-personazhi i Idealistit përfaqëson një përpjekje të palodhur për të sjellë ndryshime dhe për ta kuptuar botën. Përshkrimi i tij si një personazh i gjallë, por shpesh i ndaluar sugjeron një konflikt thelbësor midis fuqisë dhe pasigurisë.

Romani i ngjan një mozaiku, pasi paraqet skena të ndryshme dhe fragmente të jetës së personazheve që më në fund, formojnë një tablo të plotë dhe të kuptueshme. Përmes trajtës së romanit mozaik, diskurseve të llojllojshme, (që nga bio-jeta narrative deri tek ato të përsiatjeve, shkoqitjeve, diskursit të kronikës, etj.); autori arrin të depërtojë nga koha në kohë; me një fjalë, romani na shfaqet si pergamenë e historisë më të re të Kosovës, gjatë një gjysmëshekulli të shekullit të kaluar, përmes biografemave autoriale.

Vepra trajton tensionet midis intelektualitetit dhe mungesës së kuptimit nga ana e shumë mjediseve e njerëzve, duke sjellë një pikëpamje të thellë për sfidat dhe vështirësitë, që shpesh hasin ata që shohin botën ndryshe.

Ka, në këtë roman, shumë shpalosje filozofike, duke shqyrtuar temat e shpirtit, universit dhe misterit të ekzistencës. Përshkruan vështirësitë e kapjes së thelbit të bukurisë dhe të shfaqjeve të pashpjegueshme të natyrës. Përdorë metafora dhe imazhe poetike për të shprehur vështirësitë e kuptimit të thellësisë së realitetit. Krijohet një realiteti alternativ, përkatës, përmes Enigmës së Përsosjes (së Botës, Natyrës, të Bukurës, etj.); me kontrastive nga realiteti historik, shoqëror, jetësor e estetik. Protagonisti shpesh shfaq një përgjigje të theksuar ndaj mundësisë së kuptimit të thellë të botës duke përdorur frazemat si “Enigma e Përsosjes së Botës”, dhe duke reflektuar për rolin e letërsisë dhe të shkrimit në këtë kërkim. Pasazhet e tilla përfshijnë thellësi dhe një ndjesi të theksuar të filozofisë, duke e bërë atë jo vetëm një përshkrues, por edhe një reflektues të thellë.

Pjesë të ndryshme të veprës përfshijnë një gamë të gjerë temash dhe imazhesh duke eksploruar bukurinë, kërkimin e identitetit, dashurinë dhe shpirtëroren në një mënyrë të pasur dhe të hollësishme. Autori shpreh ndjenja dhe përjetime nëpërmjet vargjeve dhe pasqyrimeve poetike.

Ndodh që në jo pak raste protagonisti shpreh dyshimet dhe kërkesat për të kuptuar vlerën e krijimtarisë së tij duke qëmtuar sfidat dhe gëzimet e shkrimtarit, në kërkimin e një shprehjeje të përsosur. Një temë e rëndësishme është edhe lidhja midis bukurisë dhe dhimbjes si dy koncepte që shpesh ndërthuren dhe shfaqen bashkë në përvojën e njeriut, me përpjekjet të kapërcejë një kërkesë të brendshme për vetë-kundrimin dhe njohjen e vetvetes nëpërmjet shkrimit. Ka evokime të bukura të dashurisë duke kërkuar “çelësin për hyrje në kopshtin e dashurisë së Vijores.” /GJILANI INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Më 22 nëntor do të mbahet mbledhje përkujtuese në kujtim të jetës dhe veprës së Nijazi Ramadanit

November 21, 2026

“Të Mjerët”, monumenti më i lartë që Viktor Hygo i ngriti humanizmit dhe letërsisë

November 16, 2026

Unë do të vij!

November 11, 2026
Mos humbni
Lajme Lokale

UKZ zgjeron bashkëpunimin ndërkombëtar me Arel University në Stamboll, nënshkruhet marrëveshje e re Erasmus+ KA171

By adminNovember 24, 2026

Në kuadër të vizitës zyrtare në Turqi, e cila po zhvillohet nga 23 deri…

Dardanapress ka mbajtur fushatën vetëdijesuese për edukimin dhe fuqizimin e grave dhe të rinjve

November 24, 2026

Pensionohet infermierja Lirije Hyseni, punoi 45 vite me përkushtim, përgjegjësi dhe humanizëm të lartë

November 24, 2026

Përfitues plugjesh 14 fermerë të Vitisë

November 24, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

UKZ zgjeron bashkëpunimin ndërkombëtar me Arel University në Stamboll, nënshkruhet marrëveshje e re Erasmus+ KA171

November 24, 2026

Dardanapress ka mbajtur fushatën vetëdijesuese për edukimin dhe fuqizimin e grave dhe të rinjve

November 24, 2026

Pensionohet infermierja Lirije Hyseni, punoi 45 vite me përkushtim, përgjegjësi dhe humanizëm të lartë

November 24, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.