- UKZ zgjeron bashkëpunimin ndërkombëtar me Arel University në Stamboll, nënshkruhet marrëveshje e re Erasmus+ KA171
- Dardanapress ka mbajtur fushatën vetëdijesuese për edukimin dhe fuqizimin e grave dhe të rinjve
- Pensionohet infermierja Lirije Hyseni, punoi 45 vite me përkushtim, përgjegjësi dhe humanizëm të lartë
- Përfitues plugjesh 14 fermerë të Vitisë
- Peshorja digjitale në Tregun e Kafshëve të Gjilanit në funksion të përditshëm
- Është pritur në takim Komandanti i Regjimentit të Parë të Këmbësorisë së FSK-së nga Drejtori Rajonal i Policisë së Gjilanit
- Arrestohet një person në Gjilan nën dyshimin për mashtrim
- Prokuroria në Gjilan ndalon dy persona, kërkon paraburgim për të dyshuarit për dhunë në familje dhe lëndim të lehtë trupor
Author: admin
Po vazhdon ndërtimi i rrugëve në lagjen “Dheu i Bardhë” në Gjilan. Kjo po bëhet në kuadër të përmirësimit të infrastrukturës për qytetarët. Po ashtu po kryhen punimet në trotuarin dhe ndriçimin e rrugës “Enver Miftari”, pas asfaltimit final të kësaj rruge. E për të parë nga afër nisjen e punimeve, kanë dalë kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, bashkë me deputetët e Kuvendit të Kosovës Luan Aliu e Arjeta Rexhepi dhe drejtorët komunalë. Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, tha se në vlerë prej mbi 330,000 euro po ndërtohen rrugë në lagjen “Dheu i Bardhë”. I pari…
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar sot punimet në vendosjen e urës se re të drurit mbi lumin “Morava e Binçës” në Viti. Përndryshe kjo urë është paraparë për këmbësorë./GJILANI INFO/
Grafite ku bëjnë thirrje për vrasjen e shqiptarëve janë parë shumë shpesh ditëve të fundit në Bujanoc. E gjithë kjo situatë u krijua pas protestës së 12 gushtit, ku shqiptarët e Luginës së Preshevës protestuan në sheshin e Bujanocit kundër shtypjes dhe diskriminimit që po ushtrohet ndaj shqiptarëve nga autoritetet serbe. Së fundmi një grafit i tillë është shfaqur edhe sot ku shkruan “Vdekje shqiptarëve. Nuk ju duam. Kosova është Serbi”!. Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvedin e Serbisë, Shaip Kamberi ka shkruar se gjuha e urrejtjes e kërcënimet ndaj shqiptarëve në Bujanoc kan marr hov. “Mesazh i ri…
Albi Mall Superliga e Kosovës në Futboll do të vijojë sot me kryendeshjen e xhiros së dytë të edicionit të ri, ku do të kemi ballafaqimin, Gjilani – Ballkani. Gjilani që barazoi javën e parë me Llapin, tani në terren të vet synon fitore dhe tri pikë, por se edhe Ballkani, që fitoi në javën e parë, synim ka sërish fitoren, andaj kjo e bënë që sot të kemi një ballafaqim vërtetë interesant. Përndryshe Gjilani ka zhvilluar edhe përgatitjet e fundit dhe se e gjithë skuadra i është përgjigjur Ardian Nuhiu, përveçse Oltion Bilallit, i cili ka një shqetësim…
Sport Club Gjilani konfirmon ndryshimet në udhëheqësinë e klubit, duke bërë të ditur që tashmë Fatlum Pireva do të jetë përfaqësues i aksionarëve duke bartur postin e presidentit. Ndryshimet në udhëheqjen menaxheriale të klubit vijnë si proces i politikave dhe alternativave strategjike duke përfshirë gjithë strukturën drejtuese, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit. Krahas pozitës në klub, Pireva gjithashtu do të jetë përfaqësues i klubit në Federatën e Futbollit e Kosovës. “Pireva e pason Afrim Veliun në postin e të parit në klub, të cilin e falenderojmë jashtëzakonisht shumë për gjithë kontributin e dhënë. Klubi kompleton kështu strukturat drejtuese…
Pas liberalizimit të vizave me Bashkimin Evropian (prej 1 janarit 2024) remitencat kanë shënuar rritje të ngadalësuar. Kjo bëhet e ditur në raportin për vlerësimin tremujor të ekonomisë, i publikuar nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK). “Vlera e remitencave të pranuara në tremujorin e parë 2024 ka arritur në 281milionë euro, duke shënuar rritje prej 3.6 për qind krahasuar me tremujorin e parë 2023. Rritja e ngadalësuar e remitencave në tremujorin e parë pas liberalizimit të vizave më vendet e BE-së mund të jetë ndikuar nga rritja e vizitave të kosovarëve në diasporë, të cilët ofrojnë mbështetje financiare për…
Kenan Haxhihamza ka thirrur për vëmendje bashkëlojtarët e tij nga konferenca për shtyp në prag të duelit që skuadra e tij, SC Gjilani, e luan ndaj FC Ballkanit. ‘Gardiani’ i portës ka theksuar se janë përgatitur për sfidën ndaj suharekasve, ndërkohë që shpreson që do t’i gëzojnë tifozët. “Jemi përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje. Kemi qenë të fokusuar në disa drejtime, pasi që kundërshtari ynë luan në atë formë. Respektojmë maksimalisht ekipin rival, por në radhë të parë do të respektojmë vetën duke u futur në fushën e lojës, duke gëzuar vetën tonë, stafin dhe tifozët”, potencoi fillimisht Haxhihamza.…
“Vdekje shqiptarëve, Kosova është Serbi” – një tjetër grafit me thirrje për vrasjen e shqiptarëve shfaqet në Bujanoc
Një tjetër grafit nacionalist ku bënë thirrje për vrasjen e shqiptarëve, është shfaqur në muret e Shtëpisë së shëndetit në Bujanoc. Grafiti i vendosur në gjuhën serbe shkruan “Vdekje shqiptarëve. Nuk ju duam. Kosova është Serbi!!!” Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu. Ai ka thënë se ky është grafiti i dytë i tillë që shfaqet brenda pak ditësh, pas protestës së mbajtur më 12 gusht, duke lënë të kuptohet se ky akt nuk është i rastësishëm, por një përpjekje e qëllimshme për të nxitur përçarje dhe provokime. “Edhe…
“Syart Rrahmani emërohet shef ekzekutiv në klub pas përvojave shumëvjeçare në fushën e menaxhmentit të biznesit, teksa ka qenë i afruar me klubin edhe kohë më parë”, thuhet në njoftimin e SC Gjilanit. Përveç pozitës zyrtare në klub, Rrahmani do jetë gjithashtu edhe përfaqësues i klubit në Federatën e Futbollit e Kosovës. “Ngritja e klubit në nivelet më të larta organizative dhe sportive janë pikësynimi i përbashkët dhe qëllimi për t’u arritur. Të gjithë në SC Gjilani i urojnë shumë suksese Syart Rrahmanit në objektivat e përbashkëta të cilat i ka klubit”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit./GJILANI INFO/
Prokuroria në Gjilan: Për një javë kemi ngritur 19 aktakuza, 36 aktvendime dhe 40 kallëzime penale për një javë
Prokuroria Themelore në Gjilan, brenda javës së fundit, përkatësisht nga data 12 – 18 gusht 2024, ka regjistruar gjithsej dyzet (40) kallëzime penale, ndaj gjashtëdhjetetetë (68) personave. Gjithashtu, gjatë kësaj jave janë proceduar: nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza, ndaj njëzetedy (22) personave, tridhjetegjashtë (36) aktvendime (përfshirë aktvendime për fillimin e hetimeve, për fillimin e procedurës përgatitore, për pushimin e hetimeve, zgjerimin e hetimeve, për hedhje të kallëzimit penal, aktvendime të ekspertëve mjeko – ligjor, aktvendim për ekzaminime), – gjashtë (6) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj gjashtë (6) personave, – katër (4) raste të zgjidhura me marrëveshje dhe ndërmjetësim.…

