Policia ka shoqëruar për në stacionin policor një person të dyshuar për armëmbajtje pa leje nga fshati Verbicë e Kmetovcit të Gjilanit.
Sipas policisë, i njëjti dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri në një aheng familjar.
Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe sekuestruar një armë pistoletë dhe një karikatorë pa fishekë.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti procedohet në procedurë të rregullt./Gjilani Info/


