Author: admin

Një vetaksident ka ndodhur në fshatin Paravollë, rruga Prishtinë-Gjilan. Fatmirësisht, përveç dëmeve materiale, nuk ka persona të lënduar. Rastin  e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani. “Një vetaksident ka ndodhur te dielen, rreth orës 19:00 në aksin rrugor Prishtinë-Gjilan në fshatin Parallovë. Nuk raportohet për persona të lënduar, përveç dëmeve materiale”, tha Hashani.

Read More

Në emër të Komisionit për Shërbime Publike, kryetari i Komisionit dhe anëtari i Kryesisë së Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Gjilan, Shkëlzen Ibrahimi, ka paraqitur shqetësimet e degës në sferën e infrastrukturës në Komunën e Gjilanit. “Dhjetëra projekte të mëdha për Gjilanin nuk po punohen, nuk po nisen apo nuk po finalizohen. Kolaps në të gjitha anët”, ka thënë Ibrahimi për t’i numëruar ato. 1. Ngecje dhe regres në realizimin e projektit të autostradës Gjilan – Prishtinë, në të cilin projekt Komuna e Gjilanit duhet ta ngritë zërin dhe të përpiqet së bashku me Qeverinë në…

Read More

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se moti sot në vendin tonë pritet të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin riga shiu të përcjellura me rrufe. Disa zona të izoluara rrezikohen nga breshëri. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe lokalisht e fortë.

Read More

Reshje të shiut ka pasur sot në Gjilan, por nuk janë evidentuar dëme materiale. Ekipet përkatëse kanë dalë në terren për të parë gjendjen e cila është stabile. Kushtrim Ibrahimi, drejtor për Shërbime Publike, Infrastrukturë e Banim në Komunën e Gjilanit, tha se pas reshjeve të shiut në komunën tonë, dolën në terren për të parë nga afër gjendjen aktuale të rrugëve dhe pjesët tjera të qytetit, ku gjendja është stabile dhe nuk ka dëme të theksuara të evidentuara. “Gjithsesi ekipet tona të emergjencave janë në dispozicion për të intervenuar aty ku është e nevojshme”, tha drejtori Ibrahimi./GJILANI INFO/

Read More

Shumë njerëz vuajnë nga dhimbje koke gjatë ndryshimeve të motit dhe gjatë ditëve të lagështa dhe të nxehta të verës, të cilat më së shpeshti manifestohen si dhimbje të shurdhër ose presion në pjesën e sipërme të kokës. Zakonisht shoqërohet me lodhje, përgjumje dhe mungesë përqendrimi, si dhe ngadalësi në kryerjen e detyrave të përditshme. Për fat të mirë, ekziston një mënyrë për të lehtësuar dhimbjen, kështu që nuk duhet të kërkoni menjëherë një pilulë. Provoni të lani fillimisht me ujë të ftohtë, duke lagur kyçet dhe qafën ose duke bërë dush. Kjo do t’ju freskojë dhe ndoshta do…

Read More

Nga: K.Goca Të gjithë përfitojnë nga rikthimi i Xherdan Shaqirit në FC Basel, ka shkruar shefi i futbollit në mediumi zviceran “Blick” Christian Finkbeiner. “Pas titujve në Champions League me Bayern Munihun dhe Liverpoolin, dhe kalimet në klube tjera si Interi, Stoke City, Lyoni dhe Chicago, Xherdan Shaqiri kthehet në atdheun e tij pas dymbëdhjetë vitesh jashtë shtetit. Pasi pushtoi botën dhe u bë lojtari më i suksesshëm zviceran në nivel klubesh, Shaqiri po i kthehet rrënjëve. Aty ku nisi karrierën e tij brilante dhe tashmë ka përjetuar një ose dy momente të shkëlqyeshme. Ai dëshmon se FC Baseli është një…

Read More

Mehmet Elezi Ditën që mbushi njëqind e nëntë vjet Bade Nokja u ndreq në bërrryl dhe lypi me e çue në kishë. Due me u rrëfye. Nusja e nipit e këqyri ngultazi, në rrekje me lexue ndërmjet rrudhave diçka për shëndetin mendor të Lokes. Sa ia kish prurë kafen dhe po ia ndërronte shpuzoren. Mos u bëj merak, i tha. Kur të kesh nevojë e thërrasim ne priftin, e bien djemtë fill me veturë. Do Zoti ajo ditë është ende larg. Ti je e fortë. Jo, tha Bade Nokja. Due me shkue vetë. Bëri me shenjë nga celulari që…

Read More

Gjatë 24 orëve të fundit, në gjithë teritorin e Kosovës kanë ndodhur 84 aksidente trafiku, por për fat të mire asnjëri prej tyre nuk ishte me fatalitet. Sipas raportit të policisë, behet e ditur se nga shifra e përmendur, në 25 prej rasteve kishte lendime, kurse të gjitha të tjerat ishin me dëme materiale. Ndërkaq kur është fjala për shqiptimin e tiketave gjobitëse në trafik, njoftohet se për të njëjten kohë janë shqiptuar 1 mijë e 852 tiketa gjobitëse./GJILANI INFO/

Read More

Në këtë mbledhje ndër të tjerash është thënen se gjatë 6 mujave të këtij viti janë shpërndarë ndihma të ndryshme, si: pako ushqimore, veshëmbarhje, shtrojë e mbulojë, pastaj janë bërë hapje bunaresh, renovime të shtëpijave, e tjera, në vlerë 80.371.00 € Kryesia në mënyrë të veqant ka falenderuar donatorët të cilët kanë ndarë e po e ndajn edhe kafshatën e gojës për ti ndihmuar familjet nevojtare. Stafi i Kryqit të Kuq, dega në Kamenicë shpreh respekt pët të gjithë donatorët./GJILANI INFO/

Read More