Author: admin

Një psikologe ndërsa trajnonte audiencën mbi menaxhimin e stresit, ngriti një gotë me ujë dhe të gjithë po prisnin që ajo të pyeste: – “Gjysmë e zbrazët apo gjysmë e plotë?” Në vend të kësaj, ajo pyeti: – “Sa e rëndë është kjo gotë uji?” Përgjigjet variuan nga 250g deri në rreth 600g. Ndërsa përgjigja e saj ishte: “Pesha absolute nuk ka rëndësi, pasi kjo varet se për sa kohë unë do ta mbaj gotën në dorë. Nëse do ta mbaj për një minutë, kjo nuk është problem. Po nëse do ta mbajë për një orë, do të kem…

Read More

Afati për regjistrimin e diasporës është i hapur deri më 31 gusht Në raportin e fundit sa i përket procesit të regjistrimit të popullsisë janë regjistruar mbi 600 mijë qytetarë që jetojnë jashtë Kosovës. Megjithatë, regjistrimi për këtë pjesë është i hapur deri më 31 gusht. Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), Avni Kastrati, derisa thekson rëndësinë e këtij procesi për qytetarët me nënshtetësi kosovare, paralajmëron penalizime ligjore për ata që nuk regjistrohen. Thirrje në këtë drejtim për diasporën kanë bërë edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe ministrja e Punëve të Jashtme…

Read More

Në Kosovë, brenda një dite janë regjistruar 120 aksidente trafiku si dhe janë shqiptuar 2 mijë e 355 tiketa gjobitëse, për ngasësit e automjeteve që kanë ra ndeshë me ligjin, bëhet e ditur nga policia. Për të njejtën ditë, kanë ndodhur 120 aksidente trafiku, prej te cilave 32 me lëndime si dhe 88 aksidente trafiku me dëme materiale. Ndërkaq, janë arrestuar 18 persona dhe 16 të tjerë janë paraburgosur./Gjilani Info/

Read More

Pjesëtarë të Gardës Kombëtare Ajrore të Iowas kanë kryer trajnimin mjekësor me ushtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës nga ekipi “Role 1”. Siç thuhet në njoftim, trajnimi është zhvilluar në Kazermën “Adem Jashari”, transmeton Telegrafi. Ambasada amerikane përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ky trajnim do t’i ndihmojë ekipet e FSK-së që të përmirësojnë procedurat standarde të operimit dhe ndërveprueshmërisë. “Kjo është tjetër dëshmi e fuqisë, rëndësisë dhe suksesit të Programit Shtetëror të Partneritet. Së bashku më të fortë”, thuhet në njoftim. 

Read More

Refik Hasani Më së shumti në Evropë,  kemi arsye të protestojm ne shqiptarët  në Preshevë, Medvegjë, e Bujanoc, pasi jemi më të diskriminuarit, si që thuhet, kemi NJË MIJË E NJË ARSYE për të protestuar në mënyrë paqësore. Nga Këshilli Kombëtar Shqiptar, është  paralajmëruar se më datën 12 gusht, të këtij muaji  në sheshin e qytetit të Bujanocit, për organizimin e një proteste paqësore gjithë popullore. Kjo protest është kundër vazhdimit të diskriminimit duke  u pasivizuar adresat si një pastrim etnik në Preshevë, Medvegjë, e Bujanoc. Protesta paqësore e paralajmëruar për t’u mbajtur në Bujanoc, është  një shprehje e manifestimit,…

Read More

“Është arrestuar në Viti një person i dyshuar me nënshtetësi të Belgjikës, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij”, ka njoftuar policia. Perderisa e sulmuara ka pranuar tretman mjekësor, personi i dyshuar pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Gjilani Info/

Read More

Sot (e shtunë) rikthehet Superliga e Kosovës në aksion, me dy ndeshje mjaftë të bukura për të gjithë futbolldashësit. Dy nga katër ndeshje të xhiros së parë, do zhvillohen sot, ku vetëm Drita është shtyer ndaj Malishevës. Llapi pret skuadrën e Gjilanit në shtëpi, me ‘Skifterët’ që do jetojnë epokën e re, nën urdhrat e Ardian Nuhiu Bardhekaltërit synojnë që në fillim të tregojnë forcën e tyre, duke qenë pretendentët kryesor për titullin kampion. Publiku në Ferizaj do ketë mundësi sot t’i rikthehen tribunave të Superligës, ku presin Feronikelin ’74, e përgatitur në orë e fundit, që të jetë…

Read More

Nga: E.E. Cummings Përkthimi: Telegrafi.com Poet është ai që ndien dhe shpreh ndjenjat e veta përmes fjalëve. Mund të tingëllojë si diçka e lehtë. Nuk është. Shumë njerëz mendojnë ose besojnë ose dinë se ndiejnë, por kjo do të thotë të mendosh, të besosh ose të dish; jo të ndiesh. Dhe, poezia është ndjenjë – të mos dish, të mos besosh apo të mos mendosh. Pothuajse çdokush mund të mësojë të mendojë, të besojë ose të dijë, por asnjë qenie njerëzore nuk mundet të mësojë që të ndiejë. Pse? Sepse sa herë që mendon, beson ose di, ti je…

Read More

Flaka e zjarrit ka përfshir një shtëpi në fshatin Terstenik të Vitisë, incident ky që dyshohet se u shkaktuar nga rryma, njofton policia. Sipas Policisë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit relevante policore, një ekip i KEDS-it  eksperti i zjarreve si dhe zjarrfikësit të cilët edhe kanë arritur për ta lokalizojnë zjarrin. Përveç dëmeve material, nuk raportohet për të lënduar. Rasti është nën hetime./Gjilani Info/

Read More

Policia e Rajonit të Gjilanit është duke hetuar një rast i cili ka të bëjë me dhunim, e për të cilin ka raportuar një femër. Ajo ka thënë në Polici se është dhunuar nga personi i dyshuar nën kërcënimin e armës. Për rastin thuhet se tashmë është duke u hetuar./Gjilani Info/ Njoftimi i plotë nga policia: DHUNIM Kamenicë-Novobërd 05/06.08.2024-15:00. Më datë 09.08.2024 viktima femër kosovare, ka raportuar se  i dyshuari mashkull kosovar, nën kërcënimin e armës e kishte dhunuar. Rasti është duke u hetuar.

Read More