- Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Kemajl Azizi” po përfaqëson Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Folklorit në Poloni
- Prokuroria e Gjilanit: Ndalohen dy persona, ngrihet një aktakuzë për lëndim të lehtë trupor
- Policia e Rajonit të Gjilanit ka shqiptuari 1 mijë e 815 gjoba dhe 33 aksidente me të lënduar brenda një jave
- Kryetari Hyseni, hapi fushatën e korrje shirjeve në Komunën e Gjilanit
- Raportohet zhdukja e një personi në Gjilan, policia ka nisur hetimet
- Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
- Protestat në Tiranë, kundër zhvillimit të Shqipërisë!
- Kryetari Haliti priti përfaqësuesen e Shoqatës “PePeKo”, më 1 gusht në Viti mbahet “Tregu në Rrota”
Author: admin
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 2,2% në muajin korrik 2024, krahasuar me muajin korrik 2023. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: bileta të fluturimeve (22,0%); kafe, çaj dhe kakao (7,7%); peshq (7,7%); pije alkoolike (7,2%); pemë (6,3%); lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (6,0%); qelqurina, takëme dhe mjete të kuzhinës (5,9%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (5,6%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë…
Një informate për të shtëna me armë gjatë një ahengu familjar në Kabash të Vitisë, njësiti policore iu kanë përgjigjur menjëherë, ka njoftuar policia Bëhet e ditur se aty është takuar personi dyshuarr nga i cili edhe është sekuestruar një pistoletë me gas dhe tetë fishekë. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe vazhdon në procedurë të rregullt./Gjilani Info/
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast shkaktimi të rrezikut të përgjithshëm që ka ndodhur në fshatin Livoq i Epërm të Gjilanit. Viktima mashkull kosovar ka njoftuar policinë se derisa ka qenë duke lëvizur me veturë në rrugë, nga persona dhe drejtimi i panjohur është shtënë me armë me ç’rast është goditur vetura me plumba katër herë. Njësia policore në vendin e ngjarjes ka gjetur katër gëzhoja të kalibrit të vogël. Në konsultim me prokurorin është inicuar rasti dhe mbetet në hetime.
Gjatë gjashtë mujorit të parë të këtij viti në Komunën e Gjilanit, përkatësisht në Qendrën për Regjistrimin e Bizneseve, u regjistruan 285 biznese të reja, ku janë punësuar 569 punëtorë. Drejtori për Zhvillim Ekonomik, tregon se në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, numri i të punësuarëve ka shënuar rritje. “Gjatë periudhës janar-qershor të këtij viti janë regjistruar 285 biznese, ku janë punësuar 569 punëtorë, kurse në periudhën paraprake të vitit 2023 ishin të punësuar 507 sosh”, tha Enver Shabani. Më tej ai tregoi se sa i përket numrit të bizneseve, prijnë ato shërbyese që janê 143,…
Në QMF-re ,“ Fazli Ramadani” të fshatit Zhegër, që nga dita e sotme, ka filluar të funksionoj ordinanca stomatologjike. Lajmin e mirë për qytetarët e këtushëm dhe fshatrat e kësaj ane, e ka bërë publik, Dr. Taulant Ramadani, Shefi i QKMF-re në Gjilan. “Tani qytetarët e Zhegrës dhe zonave përreth, do të kenë mundësi për të marrë shërbimeve shëndetësore stomatologjike në fshatin e tyre, por në ndërrimin e paradites”, tha ai. Sipas tij, kështu edhe do të kursehen qytetarët duke iu mundësuar atyre qasje të lehta dhe të shpejta për përmbushjen e nevojave shëndetësore./Gjilani Info/
Gjilan: Vetura me targa të huaja ka goditur një polic, mandej është larguar nga vendi i ngjarjes
Një zyrat policor ka raportuar në polici për një incident që ka ndodhur në rrugën “Abdulla Tahiri” të Gjilanit. Në polici ai ka raportuar se derisa kishte qenë duke lëvizur me biçikletëm kishte hasur në një veturë me targa të huaja duke u kthyer – hyrë në një rrugë e cila e ka të ndaluar me u kyqë me shenjë komunikacioni. Tutje ka thënë se vozitësit të veturës-të dyshuari,t ende të panjohur iu ka prezantuar si person zyrtar dhe tërheqë vërejtjen. Por, personi i dyshuar, jo vetëm që nuk iu bindet urdhrave të zyrtarit policer, por me veturë e…
Haziri: Procesi për renovimin e stadiumit të Gjilanit që nga fillimi ka qenë i korruptuar, shqetësuese kthimi në pikën zero
Kryetari i Degës së LDK-së së Gjilanit, njëherësh nënkryetari në nivel qendror, Lutfi Haziri, para medieve ka ngritur shqetësimin për anulimin e projektit për rinovimin e Stadiumit të Qytetit. Ky është dështimi më i madh që e ka shkaktuar Komuna, në rrjedhën e shumë dështimeve të njëpasnjëshme tash e 3 vite. Me këtë vendim u faktuan gjetjet që ne si LDK i kemi paralajmëruar qe një kohë. Shqetësimet tona për një proces të mbyllur, jotransparent, për një proces me ndërhyrje nga jashtë dhe me gjithë këtë kaos që Komuna jonë e ka shkaktuar, dje përfundimisht ky proces u kthye në…
Kryetari i Komunës së Kanenicës, Kadri Rahimaj së bashku me anëtarë të stafit komunal kanë bërë homazhe tek lapidari i Rafet Isufit në Koretin, me rastin e rënjës së tij para 25 vitesh. “Vepra si e Rafet Isufi,t por edhe e bashkëluftëtarëve të tjerë, duhet të jetë thirrje për ne që të flijojmë lirinë personale, për ta kthyer atë në punë të vazhdueshme për zhvillimin e gjithëmbarshëm”, ka thënë Kryetari Rahimaj. Ai ka theksuar se përvjetore të tilla, përpos që sjellin dhimbje, sjellin edhe krenari për të gjithë./GJILANI INFO/
Si kryetar i qendrës së Lëvizjes në Gjilan dhe kryetar i Komunës, i shoqëruar nga Kryetari i Komunës së Kamenicës, deputetë, asambleistë e drejtorë, kemi pritur dhe bashkëbiseduar me mërgimtarët tanë. Bashkë për ndryshimet që synojmë dhe për të cilat kemi nevojë. Së bashku në rrugën e zhvillimit dhe prosperitetit si shoqëri dhe si shtet, ka shkruar Alban Hyseni ne profilin e tij Facebbok./Gjilani Info/
Pa fitues ka përfunduar ndeshja mes Llapit dhe Gjilanit, e vlefshme për javën e parë të Superligës së Kosovës në futboll. Dueli i zhvilluar në “Zahir Pajaziti” u mbyll me rezultat të barabartë 1:1. Pjesa e parë u mbyll pa gola të shënuar, me Kenan Haxhihamzën që bëri pritje fantastike. Në minutën e 50-të, Gjilani arriti të kalonte në epërsi me Oltion Bilallin i cili realizoi me kokë pas asistit nga Edi Basa. Megjithatë, Ahmed Januzi barazoi shifrat pak para fundit të ndeshjes, në minutën e 88-të, pas një asisti nga Blend Baftiu. Kësisoj, dy ekipet e nisin me…

