Në një atmosferë festive dhe plot emocione, maturantët e Kamenicës, gjenerata 2023–2026, shënuan diplomimin e tyre në praninë e familjarëve, profesorëve dhe përfaqësuesve institucionalë.
Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, i uroi maturantët për suksesin dhe i inkurajoi të besojnë në ëndrrat e tyre, duke theksuar se rinia është investimi më i rëndësishëm për të ardhmen.
Gjatë ceremonisë u ndanë edhe bursa, trajnime profesionale dhe shpërblime për maturantët, ndërsa ceremonia u përmbyll me hedhjen simbolike të kapelave në ajër./Gjilani INFO/


