Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, ku janë raportuar gjithsej 23 aksidente trafiku me persona të lënduar dhe 35 aksidente me dëme materiale.
Sipas të dhënave zyrtare, gjatë kësaj periudhe nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet.
Policia ka bërë të ditur se janë shqiptuar gjithsej 2 mijë e 546 tiketa trafiku për shkelje të ndryshme në komunikacion.
Ndërkaq, gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 34 persona, prej të cilëve 21 janë dërguar në mbajtje, ndërsa tre persona janë në vuajtje të dënimit./Gjilani INFO/


