Author: admin

Nën udhëheqjen e kryetarit të Degës, njëherësh nënkryetar në nivel qendor, Lutfi Haziri, është mbajtur takimi i radhës i strukturave, përfshirë Kryesinë, Nëndegët, Forumin e Gruas e atë të Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan. ”Me takimet dje dhe sot, arrijmë angazhimet gjashtëjavore të përbashkëta në organizim dhe debatim, por shënojmë kthesën nga sot për të vazhduar edhe më fuqishëm deri më 9 shkurt, ku kanë mbetur edhe 149 ditë”, bënë të ditur përmes një komunikatë, LDK-ja e Gjilanit. Në vijim te komunikatë thuhet: “Në këto takime është rikonfirmuar uniteti në strukturën e LDK-së, angazhimet e përbashkëta…

Read More

“Komuna e Gjilanit nëpërmjet një komunikate për media ka treguar se banimi i përballueshëm i premtuar nga Albin Kurti po jetësohet. Gjatë fushatës premtuan banim të përballueshëm për 4000 persona ndërsa tani në fund të mandatit po tregojnë që kanë dështuar në realizimin e këtij projekti. Jetësimi nënkupton ndërtimin e banesave në fund të mandatit dhe jo fillimin e saj e cila edhe sikur të kishte përfunduar me sukses prapë nuk do të dhurohej falas për qytetarët”, thuhet në një reagim të PDK-së, së Gjilanit. Komunikata e plotë: PDK ndërtoi dy banesa sociale për 53 familje në Gjilan, Alban…

Read More

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, së bashku me Prorektoren për Çështje Akademike dhe Studentëve, Prof. Asoc. Dr. Shpresë Qamili, Prorektorin për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë, Prof. Asoc. Dr. Naim Mustafa  si dhe Prof. Asoc. Dr. Dukagjin Leka prorektor për bashkëpunim ndërkombëtar dhe projekte, po marrin pjesë në Konferencën e Rektorëve të Evropës Juglindore. UKZ-ja është anëtare me të drejta të plota në këtë forum të rëndësishëm për zhvillimin e arsimit të lartë në rajon. Konferenca, e cila mbahet sot dhe nesër, do të trajtojë një sërë temash të rëndësishme për arsimin…

Read More

”Për Ditën Botërore të Ndihmës së Parë, Qendra ”Don Bosko”, në Gjilan në bashkëpunim me Kryqin e Kuq, Dega në Gjilan, zhvilluan një ligjëratë për dhënien e ndihmës së parë të ligjëruar nga Instruktorja, Anilë Mustafa”, bëhet e ditur në një njoftim të Kryqit të Kuq të Kosovës – Dega në Gjilan. Nxënësit nga kjo ligjëratë u informuan se si duhet reaguar dhe çfarë duhet të bëjnë në rast të ndonjë aksidenti. Ata u informuan se si duhet te sigurohet vendi ngjarjes u informuan se si duhet dhënë frymëmarrja artificiale, parandalimi i gjakderdhjeve, ngufatjeve thyerjeve, hipotermisë, dhe helmimit! “Falënderojmë…

Read More

”Sot, bashkë me Ministrin e MPHI-së, Liburn Aliu, kemi finalizuar marrëveshjen për Banimin e Përballueshëm, ka bërë me dije”, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni. I pari i Gjilanit shtoi se Qeveria u ka ofruar mundësinë të gjitha komunave të Kosovës, duke kërkuar prej tyre vetëm parcelat. ”Qeveria e Kosovës, bashkë me komunat, për qytetarët e Republikës”, ka thënë Hyseni./GJILANI INFO/

Read More

Edhe zyrtarisht mbrojtësi shqiptar Arlind Ajeti është transferuar tek klubi turk, Bodrumspor. Reprezentuesi i Shqipërisë i bashkohet skuadrës turke nga Cluji. Klubi turk që militon në elitën e futbollit të Tuqrisë përmes një njoftimi, ka konfirmuar transferimin e Ajetit. “Klubi ynë ka arritur marrëveshje 3-vjeçare me mbrojtësin Arlind Ajeti, i cili sezonin e kaluar luajti për CFR Cluj. Mirë se erdhe në familjen tonë Arlind!”, shkruhet në njoftimin e klubit turk. Ajeti tek klubi turk do të gjejë edhe sulmuesin shqiptar Taulant Seferin.

Read More

Alketa Spahiu Tridhjetë e gjashtë herë e pashë hënën e plotë imazhin e autoportretit tim dhe galaksitë e mavijosura, sandekët e verërave u nisën në eksod për në festivalin e bukurosheve të fjetura, një gjë e di, u lodha nga kërkimet fantastiko- shkencore. Më quajtën nimfë nga Olimpi përkundër karficës së hirtë që më dergjej në flokë dhe luleve të imëta në fustanin tim imagjinar, këpucët e Të Perhiturës janë mikroskopike nuk më shkojnë, e di se unë hapat dhe mendjen i kam me dimensione enorme, prandaj edhepse e njoh taketuken e realitetit kam nevojë të ndjej hirin e përrallave…

Read More

Gazeta prestigjioze amerikane “Time” ka përfshirë emrin e shqiptares Mira Murati në mesin e 100 personave më me ndikim në teknologjinë që po bën revolucion në botë – inteligjencën artificiale, transmeton albinfo.ch. “TIME 100 AI” nderon figurat që po bëjnë hapat gjigantë të transformimit teknologjik. Listës i prin shefi i Googleit, Sundar Pichai, ndërsa Mira Murati është në listën e inovatorëve.

Read More