- Kryetari Hyseni, hapi fushatën e korrje shirjeve në Komunën e Gjilanit
- Raportohet zhdukja e një personi në Gjilan, policia ka nisur hetimet
- Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
- Protestat në Tiranë, kundër zhvillimit të Shqipërisë!
- Kryetari Haliti priti përfaqësuesen e Shoqatës “PePeKo”, më 1 gusht në Viti mbahet “Tregu në Rrota”
- Gjilan: KBI dhe “Bereqeti” kanë shpërndarë mish kurbani për 200 familje në nevojë
- Prokuroria e Gjilanit ndalon një të mitur për narkotikë, ngre aktakuzë për armëmbajtje pa leje
- Universiteti Publik “Kadri Zeka” nënshkroi Memorandum Mirëkuptimi me Universitetin Shtetëror Bujqësor të Azerbajxhanit
Author: admin
Në raportin e fundit të policisë prej 24 orësh janë evidentuar dy raste të dhunës në familje në Prishtinë dhe një rast në Pejë. Njoftohet se në dy rastet e ndara në Prishtinë dhuna ka shpërthyer pas mosmarrëveshjeve që kishin pas bashkëshortet me bashkëshërtët e tyre. Në njërin rast pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt, bashk[ëshorti, kurse në rastin tjetër bashkëshorti është dërguar në mbajtje. Bëhet e ditur se edhe në Prizren cak I ushtrimit të dhunës të ketë qenë një grua ndaj të cilës ishte ushtruar dhunë fizikem pas të cilës edhe…
Policia në Gjilan ka arrestuar një person për armëmbajtje pa leje, tek i cili është gjetur dhe sekuestruar pistoleta me 8 fishekë. Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./GJILANI INFO/
Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin që niveli i ri i pagës minimale të jetë 2 euro për orë për punë të rregullt apo 350 euro bruto në muaj për punë me orar të plotë. Mirëpo, sa është paga minimale në vendet e Evropës? Në kontinentin evropian, Kosova e ka pagën më të vogël minimale, ndërsa Luksemburgu i prin listës si shteti me pagën më të madhe minimale. Pas Luksemburgut vjen Holanda (2134 euro), Belgjika (2070 euro), Gjermania (2054 euro), Franca (1767 euro). Ndërsa pagën më të vogël në Evropë e marrin qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës (318 euro),…
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do të lëvizin nga 12 deri në 31 gradë Celsius. “Sot parashihet të mbajë mot i vranët dhe pjesërisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-3m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së./GJILANI INFO/
Ekipet teknike në Njësinë Operative Viti, gjatë javës që lamë pas kanë kryer punë në mirëmbajtje të rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit. Po ashtu leximi dhe shpërndarja e faturave për muajin gusht ka përfunduar. Prandaj konsumatorë të nderuar kursejeni ujin dhe paguani faturat e shërbimeve të ujësjellësit në mënyrë që t’i rikthejmë prap tek Ju përmes investimeve për të përmirësuar edhe më tutje shërbimet. KRU Hidromorava
Trajneri i SC Gjilanit, Ardian Nuhiu, është shprehur optimist për grupin, pavarësisht që ekipi nuk ka marrë rezultatet e kërkuara në këtë fillim kampionati. Në konferencën për shtyp para duelit kampional ndaj FC Suharekës, tekniku i kuqebardhëve ka folur për cilësitë e kundërshtarit, por nuk e ka fshehur objektivin që ka me futbollistët e tij për këtë takim. “Na pret një kundërshtar i fortë, pasi ka një besim të madh duke u nisur nga starti i mirë i kampionatit dhe mbi të gjitha një ekip me ambicje. Kjo flet mjaftueshëm që ne duhet të jemi serioz dhe gjithë fokusin…
Sot në Qendrën e Paraburgimit të Gjilanit, gjatë kontrollit të pranimit të një të burgosuri, në rrobat e tij është gjetur një substancë e dyshuar narkotike. Substanca e dyshuar narkotike është lokalizuar, ndërsa për rastin është njoftuar policia. Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe nuk do të tolerojë asnjë veprim që rrezikon rendin dhe sigurinë e këtyre institucioneve./GJILANI INFO/
Kryetari Haliti: Shkollat e komunës së Vitisë të gatshme për fillimin e vitit të ri shkollor
Duke iu referuar fillimit të vitit të ri shkollor, e që nisë me të hënën e javës së ardhshme, me 2 shtator, kryetari I komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka thënë: “Me kënaqësi ju informoj se të gjitha shkollat në komunën tonë janë të gatshme për fillimin e vitit të ri shkollor 2024-2025. Ne kemi përfunduar të gjitha përgatitjet e nevojshme për të siguruar që çdo nxënës të ketë një mjedis të sigurt, të pastër dhe të përshtatshëm për mësim dhe zhvillim të aktiviteteve shkollore”. Sipas kryetarit Haliti, gjatë muajve të kaluar, ka patur investime për përmirësimin e infrastrukturës…
Orari i zyrave postare nga ora 08:00-20:00. Paguaj faturën e ujit në pikat e Postës së Kosovës! KRU “Hidromorava” fton të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit Gjilan, Kamenicë dhe Viti, që të shfrytëzojnë pikat e Postës së Kosovës për të paguar faturat e ujit, shpejt, sigurt dhe lirë. Konsumatorët gjatë pagesës duhet të posedojnë faturën mujore që të verifikohet kodi i konsumatorit. KRU “Hidromorava” falënderon të gjithë konsumatorët për bashkëpunimin duke kryer me rregull pagesën e faturave të ujit! /KRU “Hidromorava” SH.A – Gjilan /
Sot (e shtunë) janë në orar për t’u zhvilluar dy ndeshje në kuadër të javës së katërt në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll. Xhiro e katërt e Superligës së Kosovës fillon sot me dy ndeshje në orar, ndërsa dy tjera zhvillohen nesër (e diel) dhe një të hënën për të kompletuar xhiron. Ndeshja më interesante e ditës së sotme është padyshim ajo në mes të dy rivalëve të vjetër, Prishtinës dhe Llapit. Prishtina është nikoqire e Llapit në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumi Fadil Vokrri me fillim nga ora 19:00. Në ndeshjen tjetër, Feronikeli ’74…

