Author: admin

I ndjeri ishte pronar i hotelit “Kristal” në Gjilan dhe i Fabrikës së Ujit “Dea”. Dhe i njohur jo vetëm në tregun vendor, por edhe jashtë Kosovës. Mustafë Shala përveq se ishte ndërmarrës i suksesshëm, shquhej edhe për patriotizëm dhe humanizëm. Në një telegram ngushëllues nga PDK-ja e Gjilanit për familjen Shala, thuhet: “Të pikëlluar nga vdekja e z. Mustafë Shala, biznesmenit e humanistit të njohur, PDK në Gjilan, shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve, miqve e gjithë komunitetit biznesor. Mustafën do ta kujtojmë përherë për virtytet e tij të larta njerëzore e kombëtare! U prehësh në paqe Mustafë!

Read More

Aktivitete javore në trafikun rrugor Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, njësia rajonale e trafikut rrugor dhe stacionet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë Gjilan gjatë periudhës kohore 23.08.2024 – 29.08.2024 në vazhdën e implementimit të planit operativ ‘’Rrethi’’ ka shqiptuar njëmijë e gjashtëqind e shtatëdhjetë e një (1671) gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor. Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtij plani janë ndërmarr aktivitete edhe në: • Hetim i njëmbëdhjetë (11) aksidenteve të trafikut me dëme materiale, • Hetim i njëzetë (20) aksidenteve të trafikut me të lënduar, • Hetim…

Read More

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale. Aktakuzat: Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër pesë (5) personave, për këto vepra penale: Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Kanosja”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”./GJILANI INFO/

Read More

Shkruan: Prof. Dr. Avni H. Alidemaj E drejta për shërbime shëndetësore dhe mirëqenie sociale synon të nxisë një mjedis ku promovimi i shëndetit bashkëjeton me mbrojtjen e të drejtave civile dhe parimin e barazisë dhe drejtësisë. E drejta për shërbime shëndetësore është bërë shumë e rëndësishme me kalimin e kohës, si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar. Duke qenë se shëndeti dhe të drejtat e njeriut janë të lidhura ngushtë mes veti, është thelbësore të konvergjohet e drejta shëndetësore dhe politikat shëndetësore. Ndikimi i së drejtës shëndetësore në hartimin e politikave shëndetësore pritet të rritet, veçanërisht në Evropë, si rezultat…

Read More

Ajete Pavata Shkruaj për ty o plagë e pashëruar Ti ditë për ditë jetën më shkurton Ngelur në pritje të trenit të vonuar Kosovë, pse syri yt ende loton?

Read More

Kanë ndodhur rreth 60 aksidente trafiku e janë shqiptuar rreth 2 mijë e 500 tiketa gjobitëse në teritorin e Kosovës për 24 orët e fundit, ka njoftuar policia. Me fjalë tjera, thuhet se gjatë kësaj kohe kanë ndodhur 58 aksidente: 2 me fatalitet, 18 me lëndime si dhe 38 prej tyre me dëme materiale. Ndërkaq, janë shqiptuar 2 mijë e 475 tiketa trafiku ndaj ngasësve të automjeteve që kanë shkelur ligjin dhe rregullat në trafik./GJILANI INFO/

Read More

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka akuzuar autoritetet serbe se sa herë e kalon kufirin me Kosovën ajo ndalohet, duke e konsideruar këtë trajtim një përndjekje të orkestruar. Sinani, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “si përfaqësuese e shqiptarëve në Preshevë dhe si kryetare e Preshevës, sa herë kaloj kufirin, ndalohem dhe mbahem pa asnjë arsye të justifikueshme, me raste edhe deri në një orë. Ky trajtim është i papranueshëm dhe është një formë e qartë presioni dhe diskriminimi”. “Tashmë zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, ka pranuar hapur krijimin e një ‘liste të zezë – blacklist’ të…

Read More

Këto janë grupet më të mëdha të të huajve, sipas FSO: Italianët (332,700 persona), gjermanët (315,963), portugezët (253,589), francezët (157,031), kosovarët (115,302), spanjollët (91,393), turqit (70,279), maqedonasit e veriut ( 69.155), serbët (58.970) dhe austriakët (45.961) Popullsia e përhershme e Zvicrës arriti në 8,962,300 njerëz në 2023 – 1,7 për qind më shumë se në 2022. Por çfarë tregojnë statistikat e reja për banorët e huaj të qarkut? Një studim i ri në shkallë të gjerë, i lëshuar nga Zyra Federale e Statistikave (FSO) këtë muaj, tregoi disa zhvillime interesante, duke përfshirë se “kjo rritje demografike është më e…

Read More

Një person i moshës 36-vjeçare ka ndërruar jetë pasi është goditur nga një veturë në Velekincë të Gjilanit. Ismet Hashani, zëdhënës i policisë rajonale të Gjilanit, ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur dje rreth orës 15:10, në dalje të fshatit Velekincë. “Dyshohet se viktima, shtetas i Kosovës, rreth moshës 36-vjeç, duke trupuar rrugën, është goditur nga një veturë me tabela vendore. Mjeku kujdestar ka njoftuar se përkundër ndihmës së ofruar në Emergjencën rajonale në Gjilan, viktima ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të pësuara në aksident”, ka thënë ai. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit,…

Read More

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit kujdestar të Departamentit të Krimeve të Rënda, ka ndaluar të dyshuarin E.A., në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale  ‘’Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Dyshohet se i lartshënuari, në afërsi të vendbanimit të tij, në komunën e Vitisë, me dashje, pa autorizim dhe me qëllim të prodhimit të narkotikëve, ka kultivuar bimën e kanabisit, ashtu që më datë 29 Gusht 2024, gjatë realizimit të urdhërkontrollit nga ana e zyrtarëve policor,…

Read More