- Kryetari Hyseni, hapi fushatën e korrje shirjeve në Komunën e Gjilanit
- Raportohet zhdukja e një personi në Gjilan, policia ka nisur hetimet
- Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
- Protestat në Tiranë, kundër zhvillimit të Shqipërisë!
- Kryetari Haliti priti përfaqësuesen e Shoqatës “PePeKo”, më 1 gusht në Viti mbahet “Tregu në Rrota”
- Gjilan: KBI dhe “Bereqeti” kanë shpërndarë mish kurbani për 200 familje në nevojë
- Prokuroria e Gjilanit ndalon një të mitur për narkotikë, ngre aktakuzë për armëmbajtje pa leje
- Universiteti Publik “Kadri Zeka” nënshkroi Memorandum Mirëkuptimi me Universitetin Shtetëror Bujqësor të Azerbajxhanit
Author: admin
Suhareka ka vazhduar me rezultate të mira në elitën e futbollit të Kosovës duke fituar edhe ndaj Gjilanit me rezultat 3:2 në takimin e javës së katërt. Stjepoviq në minutën e 80-të dhe Rexhaj në atë të 86-tën bënë përmbysjen e rezultatit. Gjilani mbetet pa një lojtar në minutën e 42-të, Kushtrim Shabani u ndëshkua me karton të kuq. Kjo i kushtoi shtrenjtë në vazhdim të takimit. Gjilani mbetet ende pa fitore. Për Suharekën shënoi Zeka (17’), Stjepoviq (80’) e Rexhaj (86’) dhe për Gjilanin shënuan Rrahmani (14’), Jaroviq (37’). Suhareka renditet në vend të tretë me 7 pikë…
“Ishte klubi që më kërkoi më shumë, duke treguar besim të madh në aftësitë e mia”. I rritur në skuadrën e të rinjve të Cesena-s, por në pronësi të Empolit, sulmuesi kuqezi Stiven Shpendi vendosi të eksperimentojë duke kaluar në formë huazimi te Carrarese, pavarësisht përparimeve të disa skuadrave të tjera të Serisë B dhe madje disa emra të njohur. Pse kjo zgjedhje? “Sepse Carrarese ishte klubi që më kërkoi më shumë, duke treguar besim të madh në aftësitë e mia. Një ndjenjë e të qenit i dëshiruar, të cilën e mora si konfirmim kur fola me zotin Antonio…
Sot (e diel) do të zhvillohen edhe dy ndeshje të tjera në kuadër të javës së katërt në elitën e futbollit kosovar. Takimi më interesant i ditës së sotme do të luhet në Malishevë, atje ku Malisheva do të jetë nikoqir i kampionit aktual Ballkanit. Momentalisht Malisheva gjendet në pozitën e katërt me katër pikë të grumbulluara, por me dy ndeshje më pak të luajtura, njëra ndër to ndaj Dritës e cila është shtyrë për shkak të angazhimeve në Evropë të këtyre të fundit. Ballkani në anën tjetër me një fitore eventuale do të konfirmohej si lider i tabelës…
Xhemile Adili Më duket gjithçka në këtë vend, Diell ka emrin, Jo pse thjesht dua unë, jo pse do shpagim pranvera Dhe blerimi i vërtetë është çmimi i saj real, Po, se çdo ligësi ka një fund, çdo jetë ka një lumë. Dalin ngado, ngado vijnë, ngjatjetohen, përqafohen, Sikur marrin tërë fluksin e pasionit të madh nga unë E nuk më lënë gjë. Sa bukur! Këtë me shpirt dua! Gjaku i ëndrrave të mia, të dashur, u bëftë për ju mal! U bëftë fontanë, ujëvarë, harpë, nota gëzimi të madh! Dashuria ime është sa gjithë zjarret e flakët bashkë, Sa…
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Ditën botërore kundër diabetit bën të ditur se është një sëmundje kronike metabolike që karakterizohet me nivele të larta të glukozës në gjak (sheqerit në gjak), e cila me kalimin e kohës çon në dëmtime serioze të zemrës, enëve të gjakut, syve, veshkave dhe nervave. IKSHPK në një postim në Facebook thekon se më i zakonshmi është diabeti i tipit 2, zakonisht tek të rriturit, i cili shfaqet kur trupi bëhet rezistent ndaj insulinës ose nuk prodhon mjaftueshëm insulinë. “Në tri dekadat e fundit prevalenca e diabetit të tipit 2 është rritur në…
Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Valon Dedaj, ka udhëhequr Kreuzlingenin drejt fitores në xhiron e parë të Superligës së Zvicrës. Dedaj i realizoi tetë gola nga 11 tentime në fitoren 28:26 ndaj skuadrës St. Otmar St. Gallen. Gjashtë prej golave, Dedaj i shënoi nga 7 metërshi, ku ishte i pagabuar. Drenit Tahirukaj i kishte 4 gola nga 6 tentime. Bujar Ramosaj e Drilon Tahirukaj i kishin nga 2 gola nga 3 tentime. 4 pritje i kishte Haris Berisha. Ndeshje të shtunën kishte edhe ekipi i hendbollisteve i Kreuzligenit, që në kuadër të xhiros së parë të Superligës zvicerane humbi…
Nga: Charles Baudelaire Përktheu: Roland Çipa Sa depërtuese janë fundet e ditëve të vjeshtës! Ah! Depërtojnë thellë derisa e ndien dhembjen! Të ngjallin ndjenja të këndshme që s’e merr vesh nga burojnë, por që janë shumë të fuqishme. E nuk ka majë më të mprehtë për të të shpuar se ajo e Pafundësisë![1] Sa kënaqësi e madhe është ta zhytësh vështrimin në detin dhe qiellin e pafund! Vetmi, qetësi, dëlirësi e pakrahasueshme e kaltërsisë. Vela e vogël që dridhet në horizont dhe që me vogëlsinë e vetminë e saj imiton ekzistencën time të pandreqshme, apo melodia monotone e valëve të…
I dehur dhe nën efektin e drogës, i riu shqiptar aksidentohet me makinë dhe i vdes gruaja 24-vjeçare!
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali, ku një i ri shqiptar (24 vjeç), nën efektin e alkoolit dhe drogës shkaktoi aksident dhe për pasojë vdiq partnerja e tij 24-vjeçare, Mariagrazia Bedin, me origjinë nga Sabaudia. Siç bëjnë me dije mediat italiane, nga aksidenti mbeti e lënduar dhe foshnja e tyre 6 muajshe që ndodhej në mjet me ta, ndërsa dy fëmijët më të mëdhenj ndodheshin me gjyshërit e tyre, të cilët ishin me makinë, pas mjetit të 24-vjeçarit të identifikuar si Ali Hoxha. Në rrugën Sant’Anastasia, papritur Hoxha ka humbur kontrollin dhe makina ka dalë nga rruga,…
Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka gjetur dhe sekuestruar armë të mbajtuara pa leje: në Gjilan, Prizren dhe Istog. Në tre rastet thuhet se janë gjetur dhe sekuestruar edhe fishekë të armëve përkatëse. Në konsultim me prokurorin, pas intervistimit për rastin në Gjilan personi është dërguar në mbajtje, kurse për rastet në Prizren dhe Istog, rastet janë shkuar me procedur të rregullt./GJILANI INFO/
Gjatë 24 orëve të fundit, gjithandej Kosovës, kanë ndodhur 43 aksidente trafiku, prej tyre 14 me lëndime dhe 29 me dëme material, njoftohet përmes raportit të fundit nga Policia. Së këndejmi bëhet e ditur bëhet e ditur se për të njëjtën kohë janë shqiptuar 1 mijë e 685 tiketa gjobitëse, si dhe janë arrestuar 20 persona dhe 14 të tjerë janë paraburgosur./GJILANI INFO/

