- Sonte ndizet “Zjarri i Lirisë” në Gjilan
- Brenda një dite 2 mijë e 241 gjobitje në trafik dhe 47 aksidente rrugore
- Gjilani bëhet me objekt të ri të Këshillit të Bashkësisë Islame
- Arrestohen tre persona të dyshuar për grabitje në Gjilan
- Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur shtatë aktakuza ndaj shtatë personave
- Kënga e Hajredinit – bota e përjetimit dhe frymëzimit
- Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë
- Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan dhe Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë thellojnë bashkëpunimin akademik dhe shkencor
Author: admin
Pas asfaltimit të rrugës, rregullimit të kanalizimit, është përfunduar edhe ndriçimi e trotuari i rrugës “Enver Miftari” me një gjatësi rreth 1 kilometër. Kryetari i Komunës së Gjilanit, tha se ndriçimi publik ishte elementi i fundit që i mungonte rrugës “Enver Miftari”. “Me infrastrukturë moderne, hapësirat publike dhe siguria e lëvizjes tani janë në nivelin më të lartë’, tha Alban Hyseni./GJILANI INFO/
Dr. Dalip Limani ishte Kirurg i Përgjithshëm dhe Abdominal Lajmi për vdekjen e tij është kumtue nga familja Limani, përkatësisht nga Arbër dhe Fadil Limani. Me dhimbje të thellë ju njoftojmë për ndarjen nga jeta të babait tonë , Dr. Dalip Limani. Varrimi do të bëhet nesër, më datë 11.09.2024 pas faljes së drekës Të pikëlluar familja Limani.
Nga Xhemile Adili Eh, sikur ta dije zjarrin, Që trupin tim djeg, S’do të kishe qëndruar larg, Si përmendore shekujsh. Do të më kërkoje Përmes territ Me shikimet zjarr, Eh, sikur ta dije zjarrin, Që trupin tim djeg, Do të më merrje me vete, Me flakën e kësaj jete.
Në moshën 80-vjeçare ka ndërruar jetë Ibrahim (Vesel) Morina, baba i nënkryetares së Komunës së Gjilanit, Leonora Morina – Bunjaku. Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarë të të ndjerit. Njoftim mortor Miq dhe dashamirë, Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se para pak çastesh u nda nga jeta më i dashuri ynë, Ibrahim Vesel Morina (1944-2024). Ai u largua nga kjo botë, duke lënë pas kujtime të pashlyeshme dhe një boshllëk të madh në zemrat tona. Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër,, më 11.09.2024 me namaz të Ikindis, ora 16.00, në varrezat…
Është përuruar qendra ditore për fëmijët me aftësi të veçanta dhe Fondacioni për Edukim Special dhe Rehabilitim në lagjen Arbëria. Nënkryetarja Leonora Morina Bunjaku, në emër të kryetarit të Gjilanit, Alban Hyseni, shprehu mirënjohje ndaj Fondacionit për Edukim Special dhe Rehabilitim për hapjen e kësaj qendre. “Hapja e kësaj qendre shënon një kapitull të rëndësishëm në përfshirjen, mbështetjen dhe fuqizimin e fëmijëve me aftësi të veçanta,” tha Morina Bunjaku. Ajo shtoi se për dhënien në shfrytëzim të objektit të ish-ambulancës në lagjen Arbëria, është nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me fondacionin. Sipas saj, në këtë qendër do të ofrohen shërbime…
Sukseset e Teatrit të Gjilanit, po vazhdojnë pa ndalur. Nga Festivali i Teatrove në Ferizaj, ku u paraqiten me shfaqjen “Tartufi”, Teatri i Gjilanit kanë fituar pesë çmime: shfaqja më e mirë, regjia më e mirë, aktorja më e mirë në rol dytësor, aktori më i mirë në rol episodik dhe kostumet më të mira. Kryetari i komunës, tha se Teatri i Gjilanit, pas shumë sukseseve brenda dhe jashtë vendit, po vazhdon të shkëlqejë. Alban Hyseni, tregon se shfaqja “Tartufi” e teatrit tonë u shpërblye me 5 çmime në Festivalin e Teatrove në Ferizaj. Sipas tij këto janë çmimet:…
Përzgjedhet Komuna e Vitisë për t’u pilotuar programi i UNDP-së i cili synon fuqizimin e bizneseve lokale
Komuna e Vitisë është përzgjedhur si komuna e parë në Kosovë ku do të pilotohet programi i UNDP-së që synon të fuqizojë bizneset lokale Në Viti është mbajtur sot një takim midis përfaqësuesve të UNDP-së dhe bizneseve lokale të përzgjedhura në kuadër të programit “Rritu me Biznesin Tënd”. Gjatë këtij takimi, përfaqësuesi i UNDP-së, Alban Kryeziu, shprehu falënderimet e tij për kryetarin e komunës, Sokol Haliti, për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe përkushtimin ndaj këtij programi. Ai theksoi se në Viti ka gjetur mbështetjen e menjëhershme të udhëheqjes komunale dhe kjo gatishmëri ka bërë që kjo komunë të jetë e…
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim arsimtarin e gjuhës shqipe, Basri Ibishi, me rastin e pensionimit. Ai e ka falënderuar arsimtarin Basri për angazhimin dhe punën që ka bërë deri në pensionim për arsimimin dhe edukimin e shumë gjeneratave. Arsimtari Basri Ibishi, ishte mësimdhënës i lëndës “Gjuhë Shqipe” në shkollën “Ndre Mjeda” të Kabashit./GJILANI INFO/
Në rrugën e ashtuquajtur “Skënderbeu” të qytetit në Gjilan ka ndodhur një vetë aksident trafiku në të cilin është përfshirë një automjet që po drejtohej nga një qytetar, ka njoftuar policia. Sipas policisë, dyshohet se i njëjti nga pakujdesia ka goditur shtyllën metalike, me ç’rast edhe janë shkaktuar dëme të vogla materiale./GJILANI INFO/
Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare – QKMF, “Dr. Nagip Rexhepi” në Gjilan, me 11 shtator (e mërkurë) nga ora 10.00 deri në orën 14.00 do të jenë ekipi i Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut nga Prishtina. Stafi i QKMF-së dhe punëtorët e Komunës së Gjilanit, do të dhurojnë gjak dhe këtij aksioni mund të i bashkangjiten edhe qytetarët e tjerë të cilët gëzojnë shëndet të mirë. Ky dhurim i gjakut i dedikohet të sëmuarve dhe të lënduarve që shërohen në spitalet tona! Një pikë gjaku e dhuruar nga ju, për dikë do të thotë jetë, e jeta është…

